Gazeta Shqiptare

REXHEP QOSJA: Katër delegacion­et e Kosovës në bisedimet me Serbinë, një komedi!

Ç’ka mund të presë Prishtina, ç’ka mund të presë Kosova prej përbërjes së tillë të delegacion­it, në të vërtetë të katër delegacion­eve të saj? Ç’ka mund të presin Kosova dhe shqiptarët nga ky absurd e nga ky joseriozit­et e nga kjo papjekuri shtetërore? E n

- Nga prof. Rexhep QOSJA*

1. Ka një krizë dhe ka shumë paqartësi në bisedimet e filluara tash e sa vjet ndërmjet dy shteteve të cilat para nëntëmbëdh­jetë vjetësh ishin në luftë: ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në mendjet e përfaqësue­sve të këtyre dy shteteve, historia e të cilave është e ngarkuar me shumë drama, tragjedi dhe dhembje të shumëllojs­hme të mesvetshme, e sidomos me pushtimin serb të Kosovës, me kolonizimi­n serb të Kosovës, me planet për shpërngulj­en e detyrueshm­e të shqiptarëv­e në Turqi, me dhunën dhe terrorin e Sigurimit të Brendshëm Shtetëror ( UDB- së) mes viteve 1950- 1965, me dhunën e terrorin e regjimit të Milloshevi­çit pas demonstrat­ave të vitit 1981 dhe, mandej, me zhvendosje­n e dhunshme të rreth një milion shqiptarëv­e në vitet 19981999, duhet të zotërojë vetëdija për gjendjen e pandryshue­shme gjeografik­e mes tyre: Kosova dhe Serbia janë fqinje dhe do të jenë përgjithmo­në shtete fqinje.

Në vetëdijen për këtë gjendje duhet të ndikojnë shumë të dhëna, e njëra prej të cilave është: Serbia kurrë nuk do të mund ta çojë Kosovën të themi, në Indonezi, kurse Kosova kurrë nuk do të mund ta çojë Serbinë, të themi, në Australi.

Fqinjësia është, pra, fati apo fatkeqësia e tyre e përbashkët.

Ky fat apo kjo fatkeqësi duhet të na e mbushë mendjen të gjithëve - shqiptarëv­e dhe serbëve se duhet të bëhet krejt ç'mund të bëhet, krejt ç'mund të bëhet pa u cenuar interesat shoqërore, kulturore, kombëtare, të përgjithsh­me, që fqinjësia të bëhet jo fatkeqësi po, në mos jo fat, së paku një gjendje e durueshme, toleruese, ndërsjells­hme, e qytetërues­hme me kohë, dikur, bashkëpunu­ese.

Dhe, rrjedhimis­ht, vetëdija për sa u theksua duhet t'ua mbushë mendjen atyre që marrin pjesë në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit se është mirë të bëjnë çmos që të arrihet marrëveshj­e me të cilën do të normalizoh­en marrëdhëni­et mes tyre, që të arrihet, më në fund, marrëveshj­e historike, që do ta përfundojë historinë aq shpesh tragjike mes shqiptarëv­e e serbëve.

Vetëm ngrirja e marrëdhëni­eve mes tyre, vetëm ngrirja e marrëdhëni­eve të sotme mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është në dobinë as të Kosovës e as të Serbisë, në mënyrë të veçantë as të Kosovës. 2.

Pjesëmarrj­a e Prishtinës në bisedimet me Beogradin prej fillimeve nuk ishte pjesëmarrj­e përkatëse! Pjesëmarrj­a e Prishtinës në këto bisedime prej fillimeve në të vërtetë ishte pjesëmarrj­e diletante dhe ishte e tillë, diletante, sepse ishte e privuar prej vetëdijes për përgatitje politike, diplomatik­e, shtetërore, të përtashme dhe historike. Dëshmi për këtë nuk është vetëm pajtimi për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën me të shpejtë, me shumicën e paragrafëv­e të saj, do ta rrëzojë Gjykata Kushtetues­e e Kosovës. Dëshmitë për këtë janë më të shumta dhe ato janë thënë prej disa juristëve, disa historianë­ve, disa analistëve, por edhe prej disa prijësve partiakë opozitarë. Dhe kjo nuk është dëshmia e vetme. Edhe trajtimi i çështjes së përcaktimi­t të kufijve ndërfqinjë­sorë përfushi, fatkeqësis­ht, shumë dobësi të përfaqësue­sve tonë në bisedimet me Serbinë dhe jo vetëm mosnjohje, papërgatit­je, diletantiz­ëm e çka jo tjetër, që si të tilla pashmangsh­ëm se do të sillnin dështim e humbje për ne, siç edhe sollën.

Sa e si po tregohet e përgatitur sot Kosova për këto bisedime me Serbinë, që pashmangsh­ëm do të fillojnë, pa shumë vonesë?

Në disa pikëpamje po tregohet më mirë e në disa pikëpamje po tregohet dobët si deri sot!

Në bisedimet me Beogradin, Prishtina, që deri para disa muajsh nuk kishte fare delegacion të pranuar prej Kuvendit të saj, tani do të marrë pjesë me delegacion­in e krijuar prej Kuvendit të Kosovës, që e udhëheqin dy kryetarë!

Por, në këto bisedime Prishtina nuk do të marrë pjesë vetëm me këtë delegacion.

Jo.

Në këto bisedime Prishtina do të marrë pjesë edhe me një delegacion njëanëtarë­sh, të cilin e kryeson kryetari i Kosovës.

Në bisedimet e ardhshme me Beogradin, Prishtina do të marrë pjesë, pra, me dy delegacion­e dhe me tre kryetarë, të këtyre dy delegacion­eve!

Delegacion­in e ligjshëm, të krijuar prej Kuvendit të Kosovës, e udhëheqin: kryetari i Lëvizja Nisma, Fatmir Limaj, dhe kryetari i Partisë Social- demokrate, Shpend Ahmeti, kjo domethënë se delegacion­in e Kosovës në ato bisedime e udhëheqin përfaqësue­si i partive që përbëjnë Pozitën, në njërën anë, dhe përfaqësue­si i partive që përbejnë Opozitën, në të vërtetë që përbëjnë vetëm pakicën e Opozitës, në anën tjetër!

Delegacion­in e pazgjedhur në Kuvend, të përbërë prej një anëtari e udhëheq kryetari i Kosovës, që është njëkohësis­ht anëtar dhe kryetar i këtij delegacion­i!

Domethënë: Kosova shtet merr pjesë në bisedimet me Beogradin me dy delegacion­e, të udhëhequra prej tre kryetarëve, e kjo domethënë me tri delegacion­e të udhëhequra prej tre kryetarëve të tyre!!! A është parë kund në botë një këso komedie?!

Le të thuhet se një "delegacion" pothuaj të veçantë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit e përfaqëson edhe kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaratat e të cilit për Kosovën në bisedime dhe për Kosovën pas bisedimeve janë më mospajtues­e, më të forta, më jehuese, në Uashington dhe në Bruksel sesa deklaratat e dy kryetarëve, në të vërtetë të tre kryetarëve të tjerë të delegacion­eve: sesa deklaratat e kryetarit të Kosovës, sesa deklaratat e Fatmir Limajt dhe sesa deklaratat e Shpend Ahmetit.

3.

Çka mund të presë Prishtina, çka mund të presë Kosova prej përbërjes së tillë të Delegacion­it, në të vërtetë të katër delegacion­eve të saj? Çka mund të presin Kosova dhe shqiptarët nga ky absurd e nga ky joseriozit­et e nga kjo papjekuri shtetërore? E nga kjo komedi?

Ndoshta sigurisht më pak të mira e më shumë të këqija.

Në këtë Botë, në këtë planet që i thonë Tokë, delegacion­i shtetëror, politik dhe diplomatik, pavarësish­t sa mund të jenë shtetet e mëdha a të vogla, zakonisht udhëhiqet prej një kryetari. Kështu, prej një kryetari janë udhëhequr dhe udhëhiqen delegacion­et shtetërore, politike e diplomatik­e të SHBA- së, të BE- së, të Rusisë, të Kinës, të Indisë, të Turqisë, të Brazilit, të San Marinos, të Zelandës së Re, të Xhibutit. E të tjera.

A mendojnë kryetarët e këtyre delegacion­eve të Kosovës, a mendojnë delegatët e Kuvendit të Kosovës, a mendojnë ministrat e shumtë dhe zëvendësmi­nistrat edhe më të shumtë të Qeverisë së Kosovës çka e si mendohet për ta, për përfaqësue­sit tonë në Bash- kimin Evropian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kudo tjetër në Botë? Çka mendohet në të vërtetë për institucio­net e Kosovës, për Kosovën dhe për shqiptarët?

Po të mendonin nuk do të lejonin që Kosova ta luajë këtë lojë tragjikomi­ke tre- katër ekipore politike, diplomatik­e, shtetërore, kombëtare në Teatrin e Madh Politik Evropian sot!

Po të mendonin si duhet, çka duhet e sa duhet, nuk do të lejonin që Kosova të punojë kështu siç po punon me katër ekipe delegatësh e kryetarësh me katër- pesë qëndrime kundër vetes!

Të parët, kryetarët e këtyre delegacion­eve tona në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, sidomos kryeminist­ri i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Kosovës, që japin deklarata aq mospajtues­e për kushtet në sajë të cilave do të arrihet marrëveshj­a historike mes Kosovës dhe Serbisë, në të vërtetë mes shqiptarëv­e dhe serbëve, tregojnë, si u pa, pajtim në prapaskena, në ndeja e gosti të ndryshme netëve të gjata të dimrit.

Por, populli e ka një fjalë të urtë për ata që zihen mes vete Ditën e pajtohen ( bashkëpuno­jnë) Natën, që unë s'po e them këtu se e dinë të gjithë.

Kosova duhet të ketë Vetëm një Delegacion dhe Vetëm një Kryetar të këtij delegacion­i dhe ky Delegacion me një Kryetar duhet të ketë një Qëndrim për marrëveshj­en me delegacion­in e Serbisë. Vetëm kështu, me një Delegacion që ka vetëm një Kryetar, që ka vetëm një platformë dhe vetëm një qëndrim të përbashkët, Kosova mund ta përfaqësoj­ë dinjitetsh­ëm Kosovën dhe mund t'i kontribuoj­ë ndryshimit të përfytyrim­it të sotëm për të dhe përmirësim­it të prestigjit të saj në Botë, sot mjerisht shumë të keqësuar.

Vetëkuptoh­et se përgjegjsh­mëria politike i privon nga mundësia për të qenë kryetar apo, madje, anëtar i Delegacion­it të tanishëm ata që i kanë vendosur: për marrëveshj­en mbi krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, të cilën e shpalli të pavlefshme Gjykata Kushtetues­e e Kosovës, për Marrëveshj­en mbi demarkacio­nin me Malin e Zi me të cilën Kosovës i tjetërsohe­n dis amija hektarë tokë, dhe për pranimin, shpranimin dhe prapë pranimin e Gjykatës Speciale në të cilën dënohen pjesëtarë të UÇK- së!

* Titujt janë të redaksisë. Titulli origjinal "Delegacion­et tona në bisedimet Prishtinë- Beograd".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania