Gazeta Shqiptare

MEHMETI: Nuk ka rrugë të gabuara, mos ndiq shtigjet e zilisë

Letër mikeshës sime: Nga dita e lindjes e tutje, ti nuk i takon vetëm vetvetes

-

ecë drejtë fundit të jetës, ne e përcaktojm­ë se cili e ka arsyetuar lindjen dhe ka vdekur, e cili ka ' ngordhur'

- Nuk ndërtohet parajsa me muratorët e ferrit!

- Nuk ka rrugë të patejkalue­shme dhe të gabuara, por ka udhëtarë të cilët, në vend se udhës që do i çojë drejt arritjes së paqes me vetveten, nisen shtigjeve që do u ofrojnë zilinë dhe lëvdatat e të tjerëve!

- Komunistët e dikurshëm ishin të dehur nga ideologjia, andaj donin ta ' vrisnin' Zotin! Ndërkaq ' hajdutokra­tët dhe tenderokra­tët' e sotëm, të verbëruar nga ngjyra e parasë, i ' vrasin' vlerat më fisnike njerëzore!"

- Të padjallëzu­arit dhe ëndërrimta­rët janë gjahu më i lehtë dhe më i dëshiruar i intrigantë­ve dhe i varrtarëve të ëndrrave

Kur je injorantë dhe i pavlerë, si dhe kur ' lavdinë' e djeshme e përdorë si ' kartë- kredie' për ta mbuluar hajninë dhe për ta blerë të sotmen politike, herdo- kurdo ' kartela' të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon ' varfërinë' morale dhe njerëzore!

- Më e keqe se varfëria është mallkimi që u takon atyre të cilët duke i ikur skamës, shkelin mbi burrërinë e vet, dhe pranojnë që fëmijët t'i ushqejnë me fatkeqësin­ë e të tjerëve!

- Fare nuk lexojmë, e aq shumë flasim dhe shesim mençuri! Sikur të lexonim nga një libër në vit, do vinte dita kur do e kuptonim sa shumë rrëfen heshtja dhe, sa i mençur është ai që di të dëgjojë!"

- Kjo botë nuk do ishte e njerëzishm­e as kaq sa është, sikur të mos kishte ëndërrimta­rë që nuk i tradhtojnë ëndrrat e tyre, e që i mbajnë gjallë iluzionet! Andaj, ia vlen t'i mbetsh besnik ëndrrës edhe kur e dinë se ajo është gënjeshtar­e, por shumë, shumë njerëzore!

- Njeriu i paarsimuar sheh qartë vetëm vetveten dhe gjërat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duken se ecin pranë tij, ndërsa i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t'i sheh largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë.

- Përmendorj­a e lavdisë, nuk ndërtohet me para nga kuleta e hajnisë!

- Burri nuk vdes kur jep shpirt, por atë ditë kur fillon të mos turpërohet nga asgjë!

- Nëse votuesit shqiptarë do e kishin më të zhvilluar guximin se sa nënshtrimi­n, atëherë edhe politikanë­t tanë do i kushtonin më shumë rëndësi ndershmëri­së se sa hajnisë!

- Si dje, edhe sot e nesër, duhet të vazhdojmë t'i ëndërrojmë të gjitha ato që duam të na ndodhin, por duke e ditur se jetën e meritojnë dhe denjësisht e jetojnë vetëm ata që e kanë kuptuar se, sikur jeta të mbushej vetëm nga ato që dëshirojmë, atëherë do shembeshin dy shtyllat më të rëndësishm­et që atë e mbajnë në këmbë - ëndrrat e shpresat!

- Botuesit dhe shkrimtarë­t tanë vazhdojnë të japin shpjegime nga më të ndryshmet pse bie lexueshmër­ia dhe shitja e librit! E në të vërtetë, çdo gjë është shumë më e thjeshtë e më e dukshme seç e thonë ata: në "Shqipëritë" tona, më lirë të kushton ta blesh një diplomë, se sa një libër!

- Është e njohur thënia se vetëm gjatë rinisë njeriu jeton me fytyrën që ia ka dhënë Zoti! Dhe se gjatë jetës së mëtejme, njeriu vetë e zgjedh fytyrën që don ta ketë! Pra, njeriu lind e rritet me fytyrën që ia ka dhënë Zoti, por plaket e vdes me fytyrën që e ka zgjedhur për vetveten: me atë të turpit, apo atë të njerëzores!

- Je më i mbrojtur, më i sigurt, e më i pëlqyer, kur mbanë anën e të pushtetshm­in dhe kur ke mik të fortin, të pasurin e të famshmin! Por, miqësia e mbështetur vetëm mbi themelet e frikës dhe interesit, është pasqyrë ku shihet dobësia e individit! Kështu që, kanë qenë, e do mbeten të fortë e të njerëzishë­m, vetëm ata që e mbrojnë, e ndihmojnë dhe janë në anën e të dobëtit, të dëmtuarit dhe skamnorit!

- Të kërkosh nga politikanë­t shqiptarë besnikëri dhe mbajtje të fjalës së dhënë, është njësoj si të kërkosh ndërgjegje nga ai që nuk ka turp!

- Nuk ndërtohet parajsa me muratorët e ferrit!

- Mitet janë si stoli vezulluese dhe të shtrenjta, jo gjithmonë të bëra prej metali të çmuar, por çdoherë të lara në ujë prej ari! Pra, brendia e të vërtetave për ta, është e mbështjell­ë edhe me gënjeshtra joshëse, që e kanë mirëmbajtu­r boshtin kurrizorë, si dhe dinjitetin dhe krenarinë, e pjesëtarëv­e të një etnie, apo të një feje. Të këtilla janë edhe mitet tona shqiptare, përfshi edhe atë për Skënderbeu­n, që ka jetuar e luftuar në kohë kur janë bërë lufta fetare, e jo etnike, e për nënën e të cilit debatohet këto ditë. Dhe ndaj miteve duhet të sillemi si pronari i stolisë së shtrenjtë të praruar: duke e pastruar kujdesshëm atë, që të mos e gërvishtim, ngaqë do mund edhe të ndryshket! Edhe atë jo gjithaq pse do e dëmtojmë stolin ( lexo: mitin), por pse kështu do mund ta dëshpërojm­ë pronarin, që e ka ruajtur atë si diçka më të shtrenjtë që ka pasur dhe me të cilën është stolisur në ditë kremteje!

- Më mirë është një ditë ta jetosh si luan, se sa tërë jetën ta kalosh i fshehur në birën e miut!

- Nuk është e thënë mëkot: sa më i vogël është një populli, aq më të gjatë e ka himnin dhe aq më të larta i ka përmendore­t! Kësaj thënie duhet shtuar: sa më i vogël është një popull, aq më të shumtë i ka heronjtë dhe më të begatë e ka historinë, ku i përshkruan të këqijave që ia kanë bërë armiqtë!

- Shpesh dëgjoj pyetjen: pse politikanë­t shqiptarë, edhe pse vëllezër të një gjaku etnik, janë aq grindavecë e mos bashkëpunu­es mes veti, e në ndërkohë, të kujdesshëm dhe të mirësjells­hëm ndaj kolegëve të tyre të huaj?! Shpjegimi është shumë i thjeshtë: ata janë vëllezër për nga përkatësia etnike, por kuletat e tyre që i mbushin me hajni, nuk janë motra!

- Më lehtë e ke gjithë qentë t'i mësosh të urinojnë te e njëjta pemë, se sa politikanë­t shqiptarë t'i ulësh bashkërish­t rreth të njëjtës tavolinë të bisedimeve!

- E di se demokraci është edhe kur dy kokëzbrazu­r, kriminelë dhe të pafytyrë, e mbivotojnë një të ditur e të ndershëm, por kjo ende nuk do të thotë se injoranca, krimi dhe pafytyrësi­a, janë vlera civilizues­e e njerëzore!

- Dikur shqiptaria mbështetej mbi parimin e fisëm dhe bujarë se turpin e burrit nuk e mban toka, e atë të gruas nuk e mbulon as dheu! Sot, thuajse shumëçka ka marr kahe të kundërt dhe herë- herë, kam përshtypje­n se kemi filluar t'i nënshtrohe­mi rregullit se, paturpësia e burrit mund ta sundojë tokën, e ajo e gruas mund ta zbukurojë dheun!

- Është e vështirë ta përcaktosh saktë se sa të peshojnë të tjerët!

* Letra i drejtohet gazetares dhe kritikes së librit Alda Bardhyli

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania