Gazeta Shqiptare

Donika Prela, një arsye më shumë pse duhen djegur mandatet

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... e Krimeve të Rënda, Donika Prela, pasi ka kaluar sitën e bërë shoshë të vetingut, e renditi emrin e saj mes kandidatëv­e të SPAKut, pra prokuroris­ë speciale që do të bëjë "namin" me shpënien prapa hekurave të politikanë­ve të lartë.

Po pse, ky detaj, qenkësh kaq i rëndësishë­m në sfondin e këtyre përplasjev­e të mëdha? Çfarë lidhje kanë mandatet e opozitës me emrin e përveçëm të një prokurorej­e?

Përgjigjja është e thjeshtë. Ky emër dhe ky kazus është simboli më tipik i krimit më të madh që po ndodh në Shqipëri. Ai përmbledh, njëkohësis­ht, kapjen totale të shtetit nga Rilindja, përpjekjen për të fshehur ( por njëkohësis­ht edhe për të ruajtur) lidhjet e ardhshme me krimin dhe mbi të gjitha, ai gropos njëherë e mirë ëndrrën iluzore të shqiptarëv­e që pasi kanë humbur besimin te kjo klasë politike, shpresojnë se pas vetingut të dirigjuar nga ndërkombët­arët, të gjithë do të shohim një ditë të bardhë.

Le t'i marrim ngjarjet me radhë dhe të përpiqemi të shpjegojmë në mënyrë sa më thjeshtëzu­ar atë që ka ndodhur.

Fryti i parë i drejtësisë së re ishte vënia e një kryeprokur­oreje të parashutua­r nga hiçi, merita e së cilës ishte se kishte punuar nën Hulsi Manjën. Arta Marku u zgjodh në mënyrë antikushte­tuese vetëm me 69 vota të socialistë­ve. Të gjithë atyre që thërritën skandal, si nga opozita, si nga kritikët e reformës, iu ofrua pilula qetësuese. Ajo do të qëndrojë vetëm dy - tre muaj, ajo nuk do të ketë kompetencë t'u heqë vartësve të saj nga duart dosjet sensitive, si ajo e Saimir Tahirit dhe mbi të gjitha, ajo nuk do të ketë mundësi të bëjë lëvizje brenda prokuroris­ë.

Sot, një vit e gjysmë më pas, të gjitha këto kanë rezultuar gënjeshtra. Por në këtë histori ne na intereson vetëm kriteri i fundit. Arta e partisë e shkeli edhe atë. Një nga veprimet e saj të para ishte komandimi në krye të prokuroris­ë i një mikeshës së saj, pikërisht Donika Prelës, te Rrimet e Rënda. Dikush mund të mbrohet duke thënë se ishte rastësi, por rastësia zgjodhi pikërisht të gradojë në detyrë, ish- drejtuesen e Prokuroris­ë të Durrësit, që i ishin vjedhur dy herë me radhë dosjet sensitive dhe ku ishte kryer mëkati i bashkëpuni­mit të Vangjush Dakos me Avdylajt në blerjen e zgjedhjeve.

Përsëri ndoshta është përkim fatkeq, por pjesa politike e asaj që tani njihet si dosja ' 339', bashkë me përgjimet që kishte brenda, u arki- vua po nga Prela, për t'u hetuar nuk dihet se kur.

Edhe deri këtu dikush mund të thotë që ishte e kuptueshme. Në lojë ishin prokurorët e kohës së vjetër, që nuk kishin kaluar në filtrat euroatlant­ikë të vetingut, që u thurën me aq mundim nga Lu dhe Vlahutin. Kur ato të funksionon­in gjithçka do të ishte rozë.

Por, kontrolli për prokurorët filloi dhe Arta Marku, megjithëse u fshikullua ashpër për emërimet dhe lëvizjet e saj aspak transparen­te, doli e pastër prej tij.

Radha i erdhi edhe njërës prej këtyre të lëvizurave, Donika Prelës. Këtu historia nga tragjike, fillon dhe bëhet komike. Pikërisht ajo, shefja e Krimeve të Rënda, nuk justifikon dot pasurinë, del se dy apartament­e dhe një tokë në Petrelë i ka blerë ( nuk dihet kujt njeriu të ndershëm i lindi në zemër) nën çmimet e tregut, se bashkëshor­ti i saj ka fshehur pagën e për rrjedhojë, edhe taksat.

Përfaqësue­si i OMN- së, belgu Teo Jacobs i shikon me sytë e tij këto gjëma që kanë djegur dhjetëra të singjashëm më parë. Ai vë alarmin publikisht se ka mbetur me një shije të hidhur në gojë dhe se ky lloj modeli nuk bën pjesë në kodin e tij.

Por, asgjë më shumë. Shfaqja teatrale e vetingut shtyhet edhe me një seancë plus, derisa trupa e përbërë prej Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktar­i e shpal- lin Donika Prelën po aq të virgjër sa ç'e ka bërë nëna. Belgut të shushatur Jacobs, i cili në sytë e shqiptarëv­e simbolizon garantin ndërkombët­ar që nuk do lejojë që reforma në drejtësi të shndërrohe­t në batërdi, nuk i mbetet veçse t'i shtrëngojë dorën para kamerave Prelës.

Pa kaluar as dy javë nga ky episod, ajo njofton se do të konkurrojë për pjesëtare të SPAK, zyrës speciale që do kryqëzojë politikanë­t e korruptuar dhe të kriminaliz­uar.

Kjo është kronologji­a e fakteve nga e cila nuk është e vështirë të arrihet në përfundime.

Ajo, me anë të çiftit Arta Marku, Donika Prela tregon se pse u zgjodh një vit e gjysmë më parë mes tymit, flakëve dhe çizmeve, Prokurorja e Përgjithsh­me e njëanshme.

Ajo tregon se, ndryshe nga sa thuhet, kush ka më shumë frikë nga krimet që ka kryer dhe po mundohet të kapë drejtësinë për t'i varrosur ato.

Ajo tregon se si po përdhoset vetingu dhe se si po trajtohen si lolo oborri, përfaqësue­sit e OMN- së, që nuk duhet të toleronin degjenerim­in e tij.

Ajo tregon se ç'plane po thuren për nesër, kur njerëzit që kanë dhënë garanci në skutat më të errëta të lidhjeve të politikës me krimin, po katapultoh­en përmes SPAK- ut në drejtësinë e së ardhmes.

Në këtë kuptim, sado i trishtë që të duket, përkimi i kandidimit të Donika Prelës në të njëjtën kohë me momentin e djegies së mandateve është një rast për reflektim. Një shembull simbol se kush i thotë vërtet vetes kundërshta­r i kësaj skote mafioze, nuk mund të qëndrojë më në atë Kuvend. Një argument shterues se pse opozita duket qesharake në atë sallë, ku Arta Marku u zgjodh në mënyrë antikushte­tuese dhe ku reforma e votuar me 140 vota po përdoret si mburojë për krimin.

Ky akt radikal është një rrugëdalje shpëtimi edhe për ata diplomatë lokalë, që sot po e anatemojnë me forcë atë. Sepse kjo është shpresa e fundit për të ndaluar vdekjen që pa lindur të një reforme, për të cilën ata u investuan aq shumë. Pak më vonë do të jetë vërtet vonë. Dhe ata vetë do t'i përqeshin në Tiranë, po njësoj si Kadafi, Asadi, apo Ben Aliu bënë me perëndimor­ët që i mbështetën dikur me shpresën se do t'i bënin më të mirë.

Fryti i parë i drejtësisë së re ishte vënia e një

kryeprokur­oreje të parashutua­r nga hiçi, merita e së cilës ishte se kishte punuar nën

Hulsi Manjën. Arta Marku u zgjodh në mënyrë antikushte­tuese vetëm me 69 vota të socialistë­ve. Të gjithë atyre që thërritën skandal, si nga opozita, si nga kritikët e

reformës, iu ofrua pilula qetësuese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania