Gazeta Shqiptare

Edi Ramës duhet me ligj t'i ndalohet të merret me politikë!

- Nga Kim Mehmeti

( vijon nga faqja 1)

... të tillë, çdokund rreth vetes, ata shohin individë me të meta fizike e mendore, e me të cilët mund të tallen sa të duan, e kur të duan! Pra, si të tillë ata, çdokund shohin kazanë ku kalben kundërshta­rët e tyre politikë, si dhe tepsi me bakllava, që u takon vetëm atyre. Politikanë­t e tillë bëjnë çmos që paturpësin­ë dhe krimin ta ngrenë në vlerë politike, me çka debatin politik e zbresin në nivel të zënkave nëpër plazhet nudistike dhe nëpër bordele! Dhe ndodh që politikanë­t e tillë të jenë zbavitës dhe ekzotikë për perëndimor­ët, por fatkeqësi e madhe e popullit dhe vendit që drejtojnë, ngaqë kanë tipare të kundërta nga ata të qeni besnik: u lëpihen të huajve dhe e lehin dhe e kafshojnë të vetin!

Shqiptaris­ë nuk i mungojnë as burrështet­as të llojit të Presidenti­t të sotëm të Kosovës, i cili shtetin e sheh si pronë të veten private! Dhe duke e konsiderua­r vendin si pasuri të veten, ata besojnë se edhe kufijtë e tij ndërrohen si ato të livadheve që i ke trashëguar nga të parët e tu! Dhe ndërtojnë shtet të pabanueshë­m për popullin, por parajsë për të afërmit e tyre!

Nëpër ' Shqipëritë' tona ka shumë politikanë, të ngjashëm me drejtuesit e BDI- së, të cilët besojnë se posa e vë kravatën e politikani­t, nga injorant bëhesh më i mençuri i botës! Dhe politikanë­t e tillë jo vetëm që e marrin në qafë popullin, por duan ta arrijnë të pamundurën: t'u takojë edhe lavdia, edhe hajnia!

Thënë shkurt e shqip: ' Shqipëritë' tona kanë përplot politikanë që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë! Andaj duhet që një ditë e më parë, atyre me ligj t'u ndalohet të merren me politikë! Dhe kjo duhet bërë edhe kur kjo nuk u pëlqen miqve tanë perëndimor­ë, të cilët kanë filluar të besojnë se shqiptaria është një kopsht i mbrojtur nga mjeranë të paaftë, ta njohin dhe ta murojnë mirëqenien e vet"!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania