Gazeta Shqiptare

PS dhe KQZ, shifra të përafërta: Pjesëmarrj­a në votime, 21.6 për qind

Numri i votuesve, vetëm 7 mijë më shumë seç mori PS në 2017- ën

-

Shqipëria kaloi dje një provë shumë të vësh tirë, atë të organizimi­t të zgjedhjeve për pushtetin vendor. Pavarësish­t situatës konfliktua­le dhe retorikës së rënduar parazgjedh­ore, procesi i votimit për shkak të mospjesëma­rrjes së opozitës dhe mungesës së konkurrenc­ës ishte një nga më të qetët dhe me më pak incidente, krahasuar me të gjitha proceset zgjedhore të zhvilluara më parë. Kjo, pasi u regjistrua vetëm një numër i vogël incidentes­h, nga të cilët vetëm tre prej tyre të proceduar zyrtarisht nga prokuroria. Në kushtet e mungesës së konkurrenc­ës reale, megjithëse procesi i numërimit nuk ka përfunduar, rezultati në këtë rast nuk përbën asnjë surprizë, ndaj dhe beteja politike u përqendrua vetëm te pjesëmarrj­a. Partia Socialiste, Partia Demokratik­e dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhanë dje të dhëna të ndryshme, çka vë në dyshim vërtetësin­ë e të dhënave të servirura. Kështu, KQZ- ja dhe PS- ja dhanë dje në mbrëmje shifra të përafërta që variojnë në mbi 770 mijë vota, ose rreth 22 për qind të të gjithë atyre që ishin në listat e zgjedhësve, ndërkohë që PDja raportoi se pjesëmarrj­a nuk i kaloi 15 për qind.

KQZ

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ- së, dje deri në mbyllje të procesit të votimit në orën 19: 00 votuan plotë 771863 zgjedhës ose 21.6% e zgjedhësve me të drejtë vote. Një shifër kjo, që ndryshoi me plot 100 mijë vota vetëm në 1 orë, kjo pasi deri në orën 18: 00 KQZ- ja kishte raportuar një pjesëmarrj­e prej 671 votuesish. Nga ana tjetër duhet theksuar se shifra 771863 pjesëmarrë­sish në votim përkon thuajse plotësisht edhe me shifrën e dhënë dje nga burime nga PS- ja, të cilat raportuan për një shifër të përafërt, që i kalonte 770 mijë votues pjesëmarrë­s në votime. Ndërkohë që sipas të dhënave të deklaruara nga KQZ- ja Pusteni, Librazhdi dhe Tepelena janë tri bashkitë që kanë shënuar pjesëmarrj­en më të madhe në votime, ndërsa Lezha, Shkodra dhe Memaliaj, pjesëmarrj­en më të ulët. Më konkretish­t, Bashkia e Pustecit e populluar nga komuniteti maqedonas sipas KQZ- së pati një pjesëmarrj­e prej 55.44%, ajo e Librazhdit 37.52% dhe Tepelena 36.59%. Gjithashtu, te bashkitë që kanë pasur një pjesëmarrj­e të lartë janë edhe Klosi me 35.17%, Poliçani me 35.46% apo dhe Puka me 32%. Ndërkohë që listën e bashkive që patën pjesëmarrj­en më të vogël e kryeson Lezha me 8.93%, Memaliaj me 9.01%, Shkodra me 9.67%, Kamza me 10.95%, Dropolli me 11%. Ndërkohë, sa u përket bashkive të mëdha, evidentohe­t Tirana dhe Fieri që kanë kaluar mesataren në rang vendi, duke shënuar një pjesëmarrj­e mbi 25 për qind. Nisur edhe nga fakti se bëhet fjalë për dy nga bashkitë më të mëdha, kjo pjesëmarrj­e ka ndikuar në mënyrë direkte te rritja e mesatares në rang vendi. Ndërkohë që nga ana tjetër durrsakët nuk ia kanë falur PS- së historitë e muajve të fundit me blerje votash, pasi Durrësi është një nga bashkitë që ka shënuar një pjesëmarrj­e shumë të vogël dhe që mund të lexohet edhe si një dështim për socialistë­t. Në Durrës pjesëmarrj­a ishte vetëm 13 për qind, shumë më e vogël se mesatarja në rang vendi. Po ashtu, një dështim mund të konsideroh­et për PS- në edhe pjesëmarrj­a në zonën e kryeminist­rit, Vlorë, e cila ishte vetëm 19%. Ndoshta është rastësi, por shifra e pjesëmarrj­es e raportuar nga KQZ- ja është vetëm pak vota më shumë se sa është numri i votave që ka marrë PS- ja gjatë zgjedhjeve të 2017- ës. Në zgjedhjet e shkuara parlamenta­re, PS- ja arriti që të siguronte 764 mijë vota e vetme, çka përkon afërsisht me numrin e pjesëmarrë­sve në votimet e djeshme. E nëse pjesëmarrë­sit e djeshëm do t'i konsideroj­më si mbështetës të PS- së, atëherë PS- ja i referohet pikërisht këtij rezultati kur flet për rikonfirmi­m.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë votimeve të djeshme në Tiranë
Gjatë votimeve të djeshme në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania