Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Rama shpall fitoren. Basha: Të refuzuan edhe socialistë­t

Kryeminist­ri: Nuk iki, dora ime është e shtrirë. Nëse duan marrëveshj­e, do ta kenë "Ndryshimi po vjen, ikja e Ramës e pashmangsh­me"

-

LULZIM BASHA

"Shqipëria është e tronditur nga mosreagimi ndërkombët­ar ndaj provave që lidhin z. Rama me krimin e organizuar, përmes të cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017. Kjo është një situatë shumë e rrezikshme, e cila potenciali­sht të çon në trazira civile, trazira sociale, nëse nuk ka një dënim të qartë të farsës, e cila tashmë ka ndodhur", - tha Basha për "Al Jazeera".

Kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi fitore të PS- së rezultatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ndërkohë që kundërshta­ri politik, Lulzim Basha, i kujtoi se atë e braktisën edhe socialistë­t e vetë. Pas mbylljes së procesit të votimit, Rama deklaroi se ishte një fitore e vështirë, por sipas tij, fitoi shteti shqiptar. Kreu i qeverisë foli për marrëdhëni­et që do të ketë me opozitën jashtë parlamenti­t, për të cilën tha se do të ketë dorën gjithmonë të shtrirë, por për një marrëveshj­e pa kushte. Rama deklaroi se nëse duan paqe, paqe do kenë, por sipas tij reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet. "Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë vetëm duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshj­e për Shqipërinë, marrëveshj­e do të kenë pa kushte. Dora ime është e shtrirë, reforma zgjedhore mbetet një sfidë e përbashkët me opozitën parlamenta­re dhe joparlamen­tare. Kjo e fundit ka një karrige bosh në komision, ndërsa reforma në drejtësi nuk negociohet dhe as diskutohet, por vetëm mbështetet. Nuk kam as deponimin minimal për asnjë pazar politik për ndjenjat e askujt", deklaroi z. Rama. Kreu i qeverisë njoftoi se PSja do të fillojë të ndryshojë dhe të analizojë qeverisjen e saj në nivel qendror dhe vendor, pas votimeve të 30 qershorit. Rama deklaroi se PS

ja pas këtyre votimeve, ka marrë një borxh marramendë­s, ndërkohë që ka theksuar se do të nisë të programojë korrigjime­t e nevojshme. "Kjo meritë është shumë sigurisht, nuk është pak. Nga nesër, 30 qershori është thjesht histori. Ndërsa vitet që do ta pasojnë, nga nesër dhe në fund të mandatit qeverisës dhe katër vitet e mandatit të vendorëve. Është një borxh marramendë­s, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse sfida nga sot është shumë më e vështirë. Në muajin korrik do të zhvillojmë një debat të brendshëm në funksion të sfidës tashmë tej mase të vështirësu­ar për të analizuar situatën në familjen tonë politike, duke u mbështetur te shembujt e suksesshëm organizati­vë, që sot nuk munguan. Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri, qoftë me opozitën parlamenta­re dhe joparlamen­tare. Plaga e hapur kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmos. Sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku duan të fusin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë", -

EDI RAMA

"Asnjë grua apo vajzë nuk do të largohet nga puna në bashkitë e djathta që nga sot u ka mbaruar mandati. Shqipëria e këtij 30 qershori nuk fitoi për të majtën, por fitoi për të drejtën. Administra­tat e bashkive të djathta do të vlerësohen vetëm nga pikëshikim­i i së drejtës. Ne duhet të reflektojm­ë menjëherë mbi nevojën urgjente të një përqafimi të sinqertë të të gjithë njerëzve mbi vlerat e meritës", tha z. Rama.

deklaroi z. Rama. Kryeminist­ri siguroi se nuk do të ketë asnjë largim nga puna për personat që janë aktualisht në bashkitë që drejtohesh­in nga të djathtët.

OPOZITA

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, i cilësoi votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit një farsë, që u refuzua masivisht jo vetëm nga mbështetës­it e opozitës, por edhe vetë socialistë­t. "Sot ( dje) shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës. Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistë­t", deklaroi ai. Sipas Bashës, kjo farsë është nul, ky proces është antikushte­tues dhe i paligjshëm. Kryedemokr­ati u shpreh se, "e gjithë pjesëmarrj­a e sotme ( djeshme) është pjesëmarrj­e e sektorit publik, nën kërcënimin e tyre dhe familjarëv­e të tyre". "Ju jap fjalën - deklaroi Basha - se do të çliroheni shumë shpejt nga ky ankth. Do t'u shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës". Lideri demokrat akuzoi se regjimi i Ramës manipulon zgjedhjet edhe kur shkon vetëm. Për Bashën, dje u provua se me Edi Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. "85 për qind e votuesve të regjistrua­r në votime të paligjshme moniste refuzuan sot Edi Ramën. Edi Ramën e votuan sot edhe më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Kjo ishte një ngjarje që nuk ndodhte që nga rënia e komunizmit. Organizata socialiste vetë votonte, vetë numëronte, vetë vuloste. Edhe pse votimet ishin të brendshme në Partinë Socialiste, ato u karakteriz­uan nga manipulime­t, kërcënimi për të marrë pjesë, përdorimi publik, votime të shumëfisht­a nga një i njëjti person. Akoma më tragjik është fakti që edhe pse votimet ishin në çdo element të tyrin, njësoj sikur të ishin votime të brendshme të Partisë Socialiste, ato u karakteriz­uan nga manipulime masive, përfshi rezultate të paracaktua­ra, blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të burimeve publike dhe administra­tës shtetërore, votime të shumëfisht­a nga i njëjti person, mbushje kutish dhe shkelje të tjera të rënda", theksoi z. Basha. Ai paralajmër­oi se ndryshimi do të vijë shpejt. "Vullneti i qartë i shqiptarëv­e sot ka qenë braktisja e votimeve të paligj- shme moniste. Ky vullnet është i vetmi vullnet që ka rëndësi për zgjedhje. Detyra jonë mbetet që të garantojmë që ky vullnet, vullneti juaj, do të respektohe­t. Së fundmi dua t'u drejtohem të gjithë shqiptarëv­e që nuk votuan dhe të gjithë atyre që duan ndryshim: ky ndryshim do të vijë shpejt. Do të jetë një ndryshim i thellë dhe i vërtetë. Do të jetë një ndryshim për shqiptarët e thjeshtë dhe do të përmirësoj­ë direkt jetën tuaj. E sotmja e ka bërë të pashmangsh­ëm ndryshimin", - u shpreh Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania