Gazeta Shqiptare

Pengoi procesin e votimit, procedohet kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi

Policia: Pengoi procesin zgjedhor, urdhëroi mbylljen e 53 qendrave të votimit

-

Kryebashki­akja e Sh kodrës, Voltana Ademi, dje është proceduar në gjendje të lirë, pasi urdhëroi mbylljen e 53 qendrave të votimit, të cilat administro­hen nga Bashkia e Shkodrës. Sipas policisë, ajo është bërë pengesë për procesin zgjedhor. Mësohet se me një vendim, ajo ka bllokuar disa shkolla në këtë qytet për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas policisë, Ademi, e cila përfaqëson Partinë Demokratik­e ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa qendra votimi ( shkolla), të cilat administro­hen nga bashkia e qytetit verior dhe konkretish­t, 53 qendra votimi. "Procedohet kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për veprën penale të ' Pengimi i zgjedhësit', pasi duke ushtruar funksionin dhe autoriteti­n e saj si kryetare e Bashkisë Shkodër, ka urdhëruar me shkrim punonjësit e kësaj bashkie të mbyllin disa qendra e votimi ( shkolla), të cilat administro­hen në pronësi të Bashkisë Shkodër, konkretish­t 53 qendrat e votimit. Materialet hetimore u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor, Shkodër për veprën penale të ' Pengimi i zgjedhësit', parashikua­r nga neni 330/ 1/ 2 i Kodit Penal", thuhet në komunikatë­n e policisë Shkodër. Vetëm pak ditë më parë Ademi bashkë me përfaqësue­s të tjerë të Partisë Demokratik­e iu përgjigjen me protestë mitingut të Partisë Socialiste, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet. Pak orë pas procedimit, Ademi në një konferencë për shtyp e ka cilësuar këtë si veprim si politik. Kryebashki­akja Voltana Ademi tha se nuk ka shkelur asnjë ligj, por ka zbatuar vetëm Kushtetutë­n dhe dekretin e Presidenti­t Ilir Meta. "Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës, me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë? Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës, dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu asnjë punonjës e bashkisë dhe qytetarët e Shkodrës. Kam zbatuar Kushtetutë­n e dekretin e presidenti­t", deklaroi Ademi. Mes të tjerash, ajo u shpreh se çdo vendim që ka marrë, e ka bërë duke u bazuar te ligji.

REAGIMI I KRYEBASHKI­AKES

"Sot nuk pranoj kurrsesi se shkodranët dhe shqiptarët do të lejojnë instalimin e një diktature të re. E kemi detyrim, sidomos ne, fëmijët e atyre prindërve që të mos i lëmë në dorën e regjimit nga i cili vuajtën dhe u persekutu

DEKLARATA

"Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës, me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë? Pasi u njoha me vendimin politik të Ramës, dua të deklaroj se nuk kam shkelur asnjë ligj, po kështu asnjë punonjës i bashkisë e qytetarët e Shkodrës. Kam zbatuar Kushtetutë­n dhe dekretin e presidenti­t", deklaroi Ademi.

 ??  ?? Arrestimi i 66- vjeçarit në Kamëz
Arrestimi i 66- vjeçarit në Kamëz
 ??  ?? Kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi
Kryebashki­akja e Shkodrës, Voltana Ademi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania