Gazeta Shqiptare

Durrës, u fut me kallash në qendrën e votimit dhe kërcënoi komisioner­ët, kapet 53- vjeçari

Incidente në Kamëz, Korçë e Fier, arrestohet një 66- vjeçar, shoqërohet polici dhe një tjetër Çudia në listat e Vorës, i vdekuri "ringjallet" pas 12 vitesh në votimet e 30 qershorit

-

Zgjedhjet lokale të 30 qershorit të këtij viti kanë "thyer" rekord, pasi në krahasim me zgjedhjet e tjera lokale e parlamenta­re të zhvilluara në vendin tonë kanë qenë në kufijtë e normalitet­it. Dje janë shënuar disa incidente në disa qendra votimi, thuajse të papërfills­hme. Kjo mbase për shkak të mungesës së konkurrenc­ës ( përplasjes mes komisioner­ëve), pasi në garë ishin vetëm në 30 bashki, ndërsa në 31 të tjera Partia Socialiste ishte e vetmja që kishte kandidat. Incidenti më i rëndë, është shënuar në Durrës, kur një 53- vjeçar u fut me kallash në qendrën e votimit në Katund Sukth të Durrësit. Burime zyrtare nga policia dje bënë me dje se është arrestuar një 53- vjeçar, sepse u fut në një qendër votimi me armë, kërcënoi komisioner­ët si dhe mori fletët dhe listat e votimit dhe i dëmtoi ato.

DURRËS

"Në datë 30.06.2019, rreth orës 08: 55, në Katund Sukth, Durrës, shtetasi Ramiz Bakanaçi, banues në Katund Sukth, është futur me armë zjarri në QV nr. 1521, dhe pasi ka kërcënuar komisioner­ët, ka marrë kutinë e votimit duke e nxjerrë jashtë ambienteve të QV dhe ka hedhur materialet zgjedhore. Reagimi në kohë i policisë bëri të mundur kapjen e këtij personi. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56, me të cilën autori hyri në qendër votimi. Materialet hetimore i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës për veprat penale ' Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit', ' Pengimi i subjekteve zgjedhore' dhe ' Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor'", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, kryetari i qendrës së votimit në një prononcim për mediat sqaroi atë që ndodhi. "Një fshatar i jonë erdhi radhën e parë kishte pirë, na ofendoi, na kërcënoi erdhi së dyti me armë në dorë dhe na kërcënoi prapë na mori fletët e votimit me gjithë listën e zgjedhësve dhe doli përjashta. Erdhi policia, e larguan dhe ne vazhduam votimin. E cenoi procesin, por aq sa ishte policia u vunë shiritët. Na erdhi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve na solli listë tjetër", tha ai. Ndërkaq, kryetari i PD- së në Durrës, Ferdinand Xhaferri pohoi se kjo ngjarje erdhi pasi personit në fjalë i kishin dhunuar nipin. "Për informacio­nin në Katund Sukth. Përpara se të ndodhte ky incident ka ndodhur një tjetër ngjarje, ku administra­tori i komunës ka goditur një fëmijë. Kjo ka nxehur situatën. Nga informacio­net më parë i kishin dhunuar nipin zotërisë që ka shkuar dhe ka bërë incidentin. Kemi informacio­n", u shpreh kreu i PD- së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri. Sipas PD- së në Durrës, një fëmijë që bërtiste "Rama Ik" është dhunuar nga administra­tori i njësisë.

TIRANË ( VORË)

Situatë e tensionuar në shkollën 9- vjeçare "Ramazan Subashi" në Marikaj të Bashkisë Vorë, ku ndodhen qendrat e votimit 1558/ 0, 1558/ 1, 1559/ 0 dhe 1559/ 1. Sipas raportimev­e nga kjo qendër mbështetës të PD dhe drejtues e punonjës të Bashkisë së Vorës u stacionuan pranë hyrjes kryesore të oborrit të shkollës dhe u bëjnë presion qytetarëve që hyjnë për të votuar. Rreth orës 14: 00 në këtë qendër votimi ka pasur një acarim të situatës, e cila ka rrezikuar të përshkallë­zohej në një përplasje fizike. Si rrjedhim i provokimev­e të mbështetës­ve të PD- së, të cilët kanë bllokuar portën hyrëse për në mjediset e shkollës, është krijuar një situatë e ndezur ku mbështetës­it e të dy palëve janë përballur me njëri- tjetrin, por gjithsesi është arritur të shmanget konflikti fizik. Nga komisioner­ët e qendrave të votimit është lajmëruar edhe Policia e Shtetit për këtë situate, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarj­e. Nuk konfirmohe­t të ketë persona të shoqëruar, por policia i ka këshilluar punonjësit e bashkisë Vorë, që të mos bëjnë presion votuesve. Gjithashtu, në KZAZtë e Vorës është përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezultojnë në lista për të votuar, edhe pse nga Ministria e Brendshme u tha se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumemëror­e të personave me të drejtë vote. Mësohet se në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë ndërruar jetë vite më parë. Dje u raportua se janë identifiku­ar 2 prej të ndjerëve, ku njëri prej tyre ka ndërruar jetë 12 vite më parë.

TIRANË ( KAMËZ)

Policia e kryeqyteti­t ka vënë në pranga një militant të Partisë Demokratik­e për krime zgjedhore. I arrestuari është Astrit Çuçka, 66 vjeç, banues në Kamzë. Sipas policisë 66- vjeçari është arrestuar për shkak se gjatë procesit të votimit ai ka grisur fletën e votës dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit si dhe të thyej kutinë e votimit. E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 12: 00 në qendrën e votimit 1567 të vendosur në shkollën Ibrahim Rugova. I arrestuari është militant i Partisë Demokratik­e pasi ka bërë edhe thirrjet ' Rama ik' ndërsa ishte edhe i dehur. Mbi të rëndon akuza për veprën penale "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor"

KORÇË

Policia e Korçës ka shoqëruar një ish- punonjës policie, pasi dyshohet se ka penguar procesin e votimit. Mësohet se i shoqëruari është 55vjeçari Resul Ravolli nga fshati Barç. Ndonëse nuk bëhen të ditur zyrtarisht arsyet e shoqërimit, burime nga policia thanë se 55- vjeçari, ishefektiv policie ka penguar procesin zgjedhor. Po kështu policia ka shoqëruar dhe një 68- vjeçar nga Barçi. Bëhet fjalë për Ismail Çibukun që sipas policisë u shoqërua për prishje të procesit zgjedhor.

FIER

Dy vëzhgues të Partisë Demokratik­e në Qarkun e Fierit janë shoqëruar në polici. Bëhet fjalë për Klevis Berzhetën dhe Fredi Davidin, të cilët u shoqëruan nga blutë në Tropojë, të Fierit. Sipas PDsë së Fierit, ata janë marrë nga policia, pasi numëronin personat që hynin për të votuar. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se këta persona pengonin qytetarët të shkonin për të votuar.

 ??  ??
 ??  ?? Nipi i 53- vjeçarit
Nipi i 53- vjeçarit
 ??  ?? Arrestimi i 53- vjeçarit në Katund- Sukth të Durrësit
Arrestimi i 53- vjeçarit në Katund- Sukth të Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania