Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet, Meta: E diel historike, plot diell e muzikë

30 qershori, dy postimet ironike të kreut të shtetit

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta zgjodhi dje plazhin për të kaluar të dielën e votimeve për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive. Presidenti i quajti zgjedhjet e 30 qershorit të paligjshme dhe pak ditë më parë dekretoi një datë të re, atë të 13 tetorit. Ndaj, për Ilir Metën, 30 qershori ishte një ditë normale vere, të cilën zgjodhi ta kalojë me zëdhënësin e tij, Tedi Blushin. "Sot ( dje) me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë", shkruan Meta në një foto të postuar në "Facebook". Për Presidenti­n e Republikës, zgjedhjet vendore janë planifikua­r për në 13 tetor. Pak ditë më parë, kreu i shtetit nxori dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore, ndërsa ftoi palët për reflektim. Kreu i shteti, Ilir Meta, postoi dje një foto në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se nuk mund të kalohej e diela edhe pa pak futboll. Në foto Meta shfaqet me ish- futbollist­in e Kombëtares, Klodian Duron. "E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot ( dje) disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro", shkruan Meta. Përmes këtyre dy postimeve, Meta ironizoi edhe mbajtjen e zgjedhjeve pa dekretin e tij. Në të gjithë këtë fjali të Metës shihet ironia e fortë e tij në drejtim të kryeminist­rit Rama, pasi ky i fundit e quajti ditën e djeshme një ditë historike. Po ashtu, Meta përmend se dita e djeshme ishte me muzikë, duke iu referuar zgjedhjeve si në kohën e komunizmit, me vargjet për Enver Hoxhën në sfond. Ditën e heshtjes zgjedhore Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë vetëpërmba­jtje dhe të ruajnë qetësinë në votimet e 30 qershorit. Në rrjetet sociale, ai shkruan se diferencat politike nuk duhet të cenojnë bashkëjete­sën mes qytetarëve. "Të dashur qytetarë, përsëris thirrjen

IRONIA

Z. Meta ironizoi dje mbajtjen e zgjedhjeve pa dekretin e tij. "Sot ( dje) me Blushin tim duke shijuar këtë të diel historike plot diell dhe muzikë". Ironia e fortë e tij në drejtim të kryeminist­rit Rama, pasi ky i fundit e quajti ditën e djeshme një ditë historike. Po ashtu, Meta përmend se dita e djeshme ishte me muzikë, duke iu referuar zgjedhjeve si në kohën e komunizmit, me vargjet për Enver

Hoxhën në sfond.

 ??  ?? Gjatë votimeve të djeshme në Tiranë
Gjatë votimeve të djeshme në Tiranë
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij, Tedi Blushin, gjatë ditës së djeshme
Presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij, Tedi Blushin, gjatë ditës së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania