Gazeta Shqiptare

Dosja me fakte dhe dëshmi, PD denoncon shitblerje­n e votës

Zgjedhjet e pazakonta me partizanë, trakte lufte, shami pionieri e këngë komuniste Nga vëzhgimi i votës, te dhënia e parave nën dorë

-

Opozita protestoi ndryshe dje në ditën e votimeve për drejtuesit e rinj në 61 bashkitë në të gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet kërkesa për largimin e Ramës u bë përmes muzikës. Prej njësisë nr. 8 marshuan në disa qendra votimi, por pa krijuar incidente. Po përmes këngëve të viteve të para 1990- ës u kërkua që të refuzohet votimi. Partia Demokratik­e publikoi një video me qytetarë të Tiranës në një inskenim përballë KZAZ- së 35, pranë Shkollës "Vasil Shanto", ku "votuan" jashtë qendrës së votimit. Një kuti bosh dhe brenda së cilës hidhnin letra, madje nuk munguan as nga ata qytetarë që bënin grushtin, simbole të kohës së komunizmit, duke ironizuar kështu maxhorancë­n, ( PS). "Votoni për kandidatin e Fronit Demokratik", "Rama ik", "Rroftë shoku Edi", "Shoku Erion", "Lali leku" ishin disa nga thirrjet ironizuese të qytetarëve, që më pas inskenuan edhe hapjen e kutive dhe leximin e votave brenda tyre. Për ata që ushtruan të drejtën e votës protesta nuk pati ndikim. Edhe në Korçë është protestuar ndryshe. Madje, edhe me shaminë e pionierit të Enverit. Edhe në Shijak opozita u organizua në protesta, ku nuk munguan as flamujt e SHBA- ve dhe Bashkimit Europian dhe as banderolat. Në Berat protesta ishte ndryshe me një marshim të heshtur në kërkim të largimit të kryeminist­rit Edi Rama. Ndërkohë, në selinë qendrore të PDsë në Tiranë, zyrtarët e saj mblodhën dëshmi nga grupet e punës në terren në mbarë vendin për ma

nipulimin e votës. Dëshmitë do të grumbulloh­en në një dosje të madhe me fakte dhe prova, të cilat PD- ja do t'ua dorëzojë ndërkombët­arëve.

DENONCIMI

Nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka që në orët e para të mëngjesit të djeshëm publikoi një video përmes së cilës duket qartë se si i kërkohej me para vota një vajze që votonte për herë të parë. "Edhe i vetëm, Rama po manipulon zgjedhjet". Ky rast sipas Partisë Demokratik­e tregon qartë se edhe i vetëm në zgjedhje, Edi Rama i manipulon ato duke blerë votuesit. "PD ka mundur të identifiko­jë Edmond Hajron, komisioner i PS te njësia nr. 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administra­tor i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës", tha z. Paloka. Sipas nënkryetar­it të Partisë Demokratik­e, i gjithë sistemi i shitblerje­s së votave drejtohet nga Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës. "Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin", theksoi z. Paloka.

SURVEJIMI

Ish- deputeti i PD, Endri Hasa, denoncoi dje përmes fotove, kamerat e vendosu

DOSJA

Në selinë qendrore të PD- së në Tiranë, zyrtarët e saj mblodhën dje gjatë gjithë ditës dëshmi nga grupet e punës në terren në mbarë vendin për manipulimi­n e votës. Dëshmitë do të grumbulloh­en në një dosje të madhe me fakte dhe prova, të cilat PD- ja do t'ua dorëzojë ndërkombët­arëve.

ra në qendrat e votimit, me qëllimin e leximin e votës. "Edhe pse votohet vetëm me një parti dhe vetëm me një kandidat, edhe pse votuesit, vëzhguesit, komisioner­ët, numëruesit i ka vetëm Rilindja, prapë se prapë po përdoret çdo instrument për të shantazhua­r votuesit", shkruan Hasa në profilin e tij në "Facebook", ndërsa shton se janë nxjerrë në terren bandat, drejtorët, policia dhe çdo funksionar tjetër për të shtuar figurantët. "Por dhe kaq nuk i mjafton dhe nga frika se askush nuk po bindet për t'u bërë pjesë e farsës së pushtetit të Edi Ramës, kanë vendosur në dhomat e fshehta kamera në shkolla, kopshte dhe kudo munden në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Çdo votë po regjistroh­et dhe po monitorohe­t që të çojnë deri në fund vullnetin e partisë! Asgjë nuk ka ndryshuar! Vetë votojnë, vetë numërojnë, vetë shpallin rezultatin", shprehet z. Hasa.

SHKELJA

Ish- deputeti i PD- së, Luçiano Boçi, publikoi dje një video, ku shfaqet një qytetar që deklaron se ka votuar dy herë. Boçi e merr si shembull këtë rast për të treguar se sa të rregullta janë zgjedhjet, aq sa sipas tij edhe Soreca do habitet. "Shiheni vetë sa të rregullta janë zgjedhjet. Proces evropian sa edhe Soreca do të habitet, pale vëzhguesit e tjerë ndërkombët­arë. Personi ka votuar në Cërrik. Qetësisht e me buzëqeshje tregon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë, po të tjerët?! Partiakët, militantët, të fortët?! Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzion­in lërjani në dorë OSBE- ODHIR", shkruan Boçi. Edhe kreu i PD- së Korçë, Andrea Mano, denoncoi në media presionet dhe farsën e votimeve, siç e quajti ai të organizatë­s socialiste. Mano deklaroi se ka pasur një braktisje të madhe nga korçarët për procesin dhe se mësuesit dhe edukatorët janë kërcënuar që të votojnë duke iu thënë se ' do shkojnë për lesh'. "Ka pasur presione në masë për njerëzit për të votuar. Janë shtuar telefonata­t anonime, për mësuesit dhe edukatorët, ' shkoni votoni se ditën e hënë do shkoni për lesh' nga numra anonimë. Ka pasur prezence të drejtuesve të bashkisë, institucio­neve shtetërore në qendrat e votimit. Në Barçë kanë votuar disa herë votues pa mjet identifiki­mi, pa lyer gishtin me bojë të zezë. Të gjitha këto denoncime i kemi nisur dhe në qendër. Farsa zgjedhore u braktis nga populli i Korçës. Në qendra votimi ka pasur shefa komisariat­esh, policë të shumtë, nuk ka arsye. Pak më parë ndodhi një ngjarje e inskenuar nga policia në Barç. Kanë larguar nga shtëpitë banorët e Barçit, që të mos prishin votimet. Ka komuna të tëra, rajone siç është Voskopi, ku procesi nuk e ka kaluar 5%", - deklaroi z. Mano.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania