Gazeta Shqiptare

VOTIMI I VIP- ave

VIP- at shqiptare që votuan dhe ata që i bojkotuan

- Egla Xhemali

Dje në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vend një numër i konsiderue­shëm figurash publike kanë votuar, sikurse ka pasur shumë prej tyre që i kanë bojkotuar ato. Personalit­ete të shumta të artit dhe të sportit i kanë bërë thirrje qytetarëve që të nxitojnë në këto minuta të fundit të votojnë duke përmbushur në këtë mënyrë edhe një detyrë qytetare. "Gazeta shqiptare" ka arritur të komunikoj me ta duken u marrë atyre dhe nga një prononcim të shkurtër. Nga Alban Bushi e Redi Jupi e deri te aktori Laert Vasili e Eneida Tarifa me Bora Zemanin, kanë treguar se përveçse janë profesioni­stë shumë të mirë në fushat e tyre, janë edhe qytetarë të përgjegjsh­ëm. "Ndjekësve të mi dashamirës apo kritikues duke mos u përpjekur në asnjë mënyrë t'u mbush mendjen, u them: Mos e kërkoni drejtuesin ideal të shtetit ose të Bashkisë. Në asnjë vend dhe në asnjë kohë nuk do e gjeni. Idealja nuk është një kategori e jetës reale, por një standard, të cilit mund t'i qasemi me punë dhe me kohë nëse përpiqemi. Unë çmoj atë drejtues që di, përpiqet, punon dhe bënë më shumë për të mirën publike. Në Tiranë, deri me sot, ky, në gjykimin tim, është Z. Veliajshkr­uan Eneda Tarifa. Edhe piktori me famë botërore Helidon Haliti i bën thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. "Unë votova dhe po plazhohem, po ju Erjon Veliaj falë mbështetje­s tënde kemi një Bienale të Akuarelit ku me mijëra artiste nga bota kërkojnë të marrin pjesë dhe shumë prej tyre do votonin për ty......", shkruan ai. "Unë votoj sot! Demokracia fitohet vetëm me votë! Voto edhe ti! Gjithçka tjetër është kaos dhe anarki", thekson aktori i njohur Laert Vasili. Mësohet se në votime ka shkuar edhe prezantues­i i njohur Ardit Gjebrea. Këto ditë ka pasur dhe mjaft reagime për zgjedhjet lokale nga figura të tjera publike, që i kanë bojkotuar zgjedhjet. Zëri ndryshe i aktorit Neritan Liçaj erdhi po në të njëjtin qëndrim si disa ditë më parë, në një prononcim për "Gazeta shqiptare". Ai ka thënë: Jam marrë me familjen pra, në shtëpi me djemtë dhe bashkëshor­ten. Kam ndjekur zgjedhjet dhe kam lexuar. Sa inat që ndjekja e zgjedhjeve me privoi nga formula 1 që e ndjek me shumë pasion. ( qesh) Kjo ka qenë dita ime deri tani. Pas pak do nisem për të e përditshmj­a protestë e teatrit. Më tej, Fevziu na tregon se ndodhet në Dhërmi me pushime. Gaze

tari i njohur nuk na e shuan kureshtjen nëse e ka shprehur vullnetin e tij për zgjedhjen e kryebashki­akut. Modelja Alesia Noka na tregon se nuk ndodhet në Tiranë dhe se as ajo nuk ka votuar. Një pjesë e konsiderue­shme e VIP- ave tanimë janë me pushime apo për ndonjë arsye pune ndodhen jashtë. Suela Bako, aktorja e dashur për publikun na thotë se ndodhet në Greqi në një workshop për zhvillim skenari. Një tjetër personazh tanimë nga bota e baletit, Graciano Tagani tha se ndodhej në Zyrih në një koncert, mirëpo, nëse do ishte në Shqipëri, padiskutim që do të votonte. E nuk kishte si të mungonte Alesia Bami në këto prononcime të shkurtra. Bukuroshja na bëri me dije: Po, sigurisht që kam votuar, si qytetare e këtij vendi më takon të jap votën time. Tiranën e kam shijuar në maksimum sot, një qetësi absolute.

E kanë shprehur apo jo vullnetin e tyre, këto figura kanë qenë në qendër të vëmendjes ditën e djeshme për reagimet dhe zërat ndryshe.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania