Gazeta Shqiptare

Nano: Jam në pozicionin tim, të rreshtohem­i kundër primitiviz­mit tribal

Nga Nano, Topi te Moisiu, ish- krerët e shtetit që morën pjesë në votime Moisiu: Zgjedhjet, me defekt se nuk mori pjesë opozita

-

Ish- kryeminist­ri Fatos Nano së bashku me bash këshorten e tij Xhoanën votuan dje në qendrën e votimit në fshatin Mullet të Njësisë Petrelë, ku duket se kanë zhvendosur më së fundi edhe vendbanimi­n e tyre zyrtar. Duke folur për mediat pasi ushtroi të drejtën e votës, Nano u shpreh se duke votuar, shqiptarët çlirohen nga kthetrat e opozitës. Ai e konsideroi normale pjesëmarrj­en e tij në këto votime, duke deklaruar se ishte në pozicionin e tij natyral, atë të një socialisti. "Jam në pozicionin që duhet. E njoh mirë këtë lloj ' opozite' dhe jam i bindur se duke votuar sot ( dje) ndihmojmë çlirimin e të ardhmes nga kthetrat e saj", - tha Nano. Ndërkohë që pyetjes nëse këto zgjedhje janë legjitime për shkak të mospjesëma­rrjes së opozitës reale, ai iu përgjigj: "Sigurisht po! Është koha të rreshtohem­i hapur për progresin dhe qytetërimi­n, kundër primitiviz­mit tribal! Të votojnë pa ngurrim, duke mos i hequr duart nga timoni europian i Shqipërisë!", - shtoi ishkryemin­istri Nano. Ai ftoi gjithashtu edhe demokratët që të votonin kundër lidershipi­t të tyre. "Të votojnë kundër lidershipi­t të vet, që iu ka mbyllur perspektiv­en konkurrues­e europeiste!", - tha Nano.

MOISIU

Pjesë e procesit të votimit u bë edhe ish- Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. I shoqëruar edhe nga mbesa e tij, ai votoi pranë shkollës teknike ekonomike, ndërsa pas votimit u shpreh se kjo ishte një e drejtë kushtetues­e e çdo qytetari. Ai theksoi se mospjesëma­rrja e opozitës kryesore në zgjedhje është një defekt i madh për këto zgjedhje, por sipas tij, ky ishte një vendim i vetë drejtuesve të këtyre forcave dhe kjo nuk mund të pengojë procesin e zgjedhjeve. "Mendoj që këto zgjedhje kanë një defekt, të mospjesëma­rrjes së opozitës kryesore, se opozitë ka akoma në parlament dhe parti të tjera opozitare si Bindja Demokratik­e. Por, opozita tradiciona­le mungon dhe kjo sigurisht nuk është një gjë e mirë, por ishte e drejta e vendimit të drejtuesve të partive opozitare, të dy partive kryesore që janë në opozitë. S'mund të ecet për

 ??  ??
 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Fatos Nano, dje në qendrën e votimit në fshatin Mullet
Ish- kryeminist­ri Fatos Nano, dje në qendrën e votimit në fshatin Mullet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania