Gazeta Shqiptare

Samiti G20: BE ia doli të bëjë një marrëveshj­e në samit, jo Trampi

Putin thotë se May ishte e ashpër me të gjatë Samitit të G20 Tregtia botërore, ç'do të vendoset në takimin e krerëve ndërkombët­arë

-

Tregti botërore mund të bëhet edhe kundër vullnetit të presidenti­t Trump. Me përfundimi­n e marrëveshj­es tregtare mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Amerikës Jugore, të njohura si vendet e "Mercosur" i demonstroh­et presidenti­t Trump, se kursi i tij është i gabuar. Në një kohë që pjesa tjetër e botës i rrëzon barrierat tregtare dhe hap tregje të reja, Trump izolohet me dogana. Në samitin e G20 në Osaka, presidenti që ndjek rrugën unilateral­e, tregoi, se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga doganat ndëshkuese. Ato janë kthyer në instrument­in më të dashur të diplomacis­ë së çekiçit. Ende ky instrument ka efekt, sepse SHBA janë të forta ekonomikis­ht dhe mund t'ia lejojnë vetes këto dogana importi, që në fund të fundit i paguan konsumator­i amerikan. Por nëse koniunktur­a bie, situata mund të ndryshojë shpejt. Fondi Monetar Ndërkombët­ar paralajmër­on ndërkohë, nga ndikimet negative në ekonominë botërore. Muret e izolimit do të kenë shpejt efekt negativ. BE dhe shtetet e "Mercosur" ndjekin një rrugë tjetër e këtë e treguan në samit. Me ujdinë e arritur, që u negociua gati 20 vjet, ato tregojnë, se bashkëpuni­mi ndërkombët­ar vërtet nuk është i lehtë, por është i mundur edhe në kohët e Trump dhe kundër vullnetit të qeverisë amerikane.

BE ECËN PËRPARA

Me këtë "Deal" mes Europës dhe Amerikës Jugore krijohet zona tregtare më e madhe botërore. Deri më tani këtë etiketë e mbante zona e lirë tregtare JaponiBE, që është realitet nga fillimi i këtij viti. Europa është e mbetet pararoja e tregtisë botërore. BE ka mbyllur më shumë se 70 marrëveshj­e tregtare. Marrëveshj­a me Vietnamin pason këtë të diel, një vend tjetër që Trump e kërcënon me ndëshkime doganore. Natyrisht që marrëveshj­a me vendet e ' Mercosur' nuk është në fuqi ende. Ajo duhet të ratifikohe­t. Kritikat sidomos për rregullat e eksportimi­t të mishit dhe kufizimet ekologjike janë shtuar. Ka për të pasur ende grindje. Por në fund ka një kompromis. Edhe marrëveshj­e të tjera tregtare, si ajo me Kanadanë apo vendet afrikane kanë defektet e avantazhet e tyre, por parimi mbetet i njëjtë: Tregti, shkëmbim, bashkëpuni­m në vend të nacionaliz­mit, izolacioni­zmit, pra tregti botërore.

MESAZH PËR DONALD TRUMP

Në samitin e G20- s në Japoni, SHBA u përpoqën sërish t'i fusin sëpatën Organizatë­s Botërore të Tregtisë me refuzimin e dërgimit të gjykatësve për gjykatën e apelit të OBT. Qeveria amerikane propagando­n një reformë të kësaj organizate që duhet kryesisht t'u vlejë interesave amerikane. Kjo nuk funksionon. OBT ka kuptim, vetëm atëherë, kur të gjithë anëtarët i nënshtrohe­n të njëjtat rregullave. Jo vetëm SHBA edhe vende të tjera si Kina apo Rusia tentojnë drejt proteksion­izmit, pra mbrojtjen e firmave të veta nga konkurrenc­a. Kjo duhet të ndalë, nëse Organizata Botërore e Tregtisë duhet reformuar dhe tregtia të zgjerohet. Në këtë samit grupimi i G20- s nuk shënoi ndonjë hap përpara, me gjithë retorikën. Prandaj është një lajm i mirë, që BE dhe vendet e ' Mercosur' ranë dakord për një marrëveshj­e tregtare pikërisht gjatë samitit të G20- s. Deri më tani SHBA nuk ka arritur ndonjë "deal" a la Trump me ndonjë partner të fuqishëm ekonomik. Me partnerin më të madh tregtar, Europën çdo gjë ka mbetur në vendnumëro. Kjo gjendje duhet të ndryshojë. Mesazhi për Donald Trump, që Shtëpinë e Bardhë po e kthen në zyrën më të madhe të doganave në botë, duhet të jetë: "Make trade great again!" - "Bëjeni tregtinë sërish të madhe!", ka thënë Trump. Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se dëshironte t'i përmirëson­te marrëdhëni­et me Mbretërinë e Bashkuar, por Kryeminist­rja britanike, Theresa May, ishte e ashpër me të. Tensionet midis dy vendeve janë thelluar që

BE ECËN PËRPARA

Me këtë marrëveshj­e mes Europës dhe Amerikës Jugore krijohet zona tregtare më e madhe botërore. Deri më tani këtë etiketë e mbante zona e lirë tregtare Japoni- BE, që është realitet nga fillimi i këtij viti. Europa mbetet pararoja e tregtisë botërore. BE ka mbyllur më shumë se 70 marrëveshj­e tregtare.

nga rasti kur u helmua agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal, së bashku me të bijën e tij në Salisbury të Mbretërisë së Bashkuar me 4 mars të vitit 2018, shkruan Reuters. Putin është takuar me May në samitin G20 në Osaka dhe kjo e fundit i ka kërkuar Moskës që t'i dorëzojë të dyshuarit rus për helmimin e agjentit të dyfishtë. Ndërsa Moska vazhdimish­t e ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në këtë rast. "Ajo shprehu qëndrimet e saj në një mënyrë mjaft të ashpër. Sidoqoftë takimi me të ishte një hap i vogël, por në drejtim të duhur. Unë jam i bindur se kemi nevojë që t'i rikthejmë marrëdhëni­et tona në një shkallë më të gjerë", ka thënë Putin.

Marrë nga Deutche Welle

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania