Gazeta Shqiptare

Emocionet e sfilatave, jeta luksoze

"Familja përkufizim­i i lumturisë"

- Egla Xhemali

Nuk ka më bukur se kur profesioni­n e ke pasion. Ajo ka punuar fort për t'ia mbërritur kësaj dite. Pandora Prifti vjen në një rrëfim për "Gazeta shqiptare", për të na zbuluar emocionet e pasarelave, të fshehtën e fotos që i habiti të gjithë, si dhe jetën luksoze në krahë të të dashurit të saj biznesmen. Bukuroshja na jep formulën për të pasur një trup perfekt duke na treguar se sa e kujdesshme është me ushqimin. Më tej, modelja ndan me ne detaje nga jeta e saj private. Ajo është duke kaluar një periudhë të bukur, nga e cila nuk fsheh se ndihet e lumtur. Sa i përket ditëve të nxehta të verës, Pandora thotë se do jetë në lëvizje, sidomos në plazhe. Asaj nuk i pëlqen të bëj plane. Gjithçka le të vijë spontanish­t ashtu sikurse ka ndodhur deri më sot.

Nuk ka asgjë për të fshehur derisa ne po jetojmë momente të lumtura dhe ndihemi shumë mirë pranë njëri- tjetrit.

Stilisti yt i preferuar? Është stilistja Senida Divintari, e cila është edhe mikesha ime njëkohësis­ht. Bën një jetë tejet luksoze. Si e ke marrëdhëni­en me paratë? Të ndihmon biznesmeni?

Gjithmonë kam bërë një jetë të mirë. Shpenzoj shumë s'di ta ruaj paranë. Po më ndihmon dhe ai natyrisht.

A e zgjedh ushqimin, apo je një nga ato që hanë dhe nuk shtojnë në peshë?

Sigurisht që kujdesem me një dietë të rregullt ushqimore me shumë perime dhe fruta.

Fotografja që ke bashkëpunu­ar dhe je ndjerë më mirë?

Fjoralba Maliqi është profesioni­ste. Të bën të ndjehesh shumë komode.

Kush është Pandora përtej sfilatave plot shkëlqim? Është një vajzë e thjeshtë dhe punëtore.

Ngjyrat që të personifik­ojnë, cilat janë? E bardha dhe e kuqja. Nga kush frymëzohes­h? Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk frymëzohem nga askush.

Sa e gjendur je në familje?

Familja ime përbëhet nga prindërit, vëllezërit e motra. Mundohem të jem sa më e pranishme tek ata edhe pse inpenjimet duan vëmendjen e tyre. Familja është lumturia më e madhe për mua.

Çfarë planesh ke për këtë verë?

Plazh, diell dhe të tjerat ja lëmë kohës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania