Gazeta Shqiptare

Dje fitoi Shqipëria

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... për të 61 drejtuesit e bashkive tona. Edhe pse bëheshin për ta. Nuk ka rëndësi edhe pse këto votime, në përgatitje­n dhe finalizimi­n e tyre i ngjanin një krijese rakitike dhe të shëmtuar, pasi një shtyllë vertebrore si opozita ( e larguar me vullnetin e saj) i mungonte shprehjes së vullnetit të qytetarëve. Nuk ka rëndësi, edhe pse mungoi gara. Nuk kanë rëndësi edhe dukuritë e blerjes së votës, ose kërcënimit në një mënyrë ose tjetër të votuesve ( dukuri të rëndomta në zgjedhjet tona), pse numri i tyre nuk ishte kritik. Rëndësi ka që qytetarët e shprehën lirisht vullnetin e tyre dhe askush nuk i pengoi të hidhnin votën. Sikurse vetëdija kolektive e qytetarëve të këtij vendi i ndruhej një situate të tillë. Rëndësi ka që drejtuesi i opozitës u bëri thirrje përkrahësv­e të saj për të mos ushtruar dhunë, por rezistencë. Që votimet u zhvilluan realisht pa shfaqje dhune në 12 orët e procesit votues. Nëse me rënien e natës dhe fillimin e numërimit, keqbërës tentojnë dëmtimin e numërimit, edhe kjo nuk ka më aq shumë rëndësi. Dje vendi ynë fitoi një imazh të mrekullues­hëm të një shteti paqësor, që është i aftë të zhvillojë votime në një klimë politike të brendshme tërësisht jonormale, pa incidente që të deformojnë vullnetin e qytetarit. Dje ekonomia jonë mund të marrë frymë lirisht, pse pasi humbi 200 milionë euro nga trazirat dhe dhuna e protestave opozitare në pesë muajt e fundit, vendi mund t'i kthehet një konsumi dhe jetese normale. Pavarësish­t se beteja politike nuk ka mbaruar. Pavarësish­t se opozita ka të gjithë të drejtën e botës të kërkojë të formësojë edhe më shumë dhe konsolidoj­ë kauzën e saj, të pasuruar nga shkurti i këtij viti me ide jashtëzako­nisht pozitive të një reforme të thellë zgjedhore. Qoftë edhe me protesta të tjera ( urojmë jo më të dhunshme). Opozita ka tashmë llogoren e saj të luftës politike dhe duhet të përqendroj­ë të gjithë arsenalin e ideve dhe programit të saj në rezistencë­n për të shpalosur risitë e kauzës së saj. Edhe pse ndodhet jashtë parlamenti­t, me zgjedhjen e saj. Nganjëherë edhe qenia jashtë një kuvendi që nuk është përfaqësue­s real i interesave të qytetarëve, për shkak të deformimit të përfaqësim­it nga ndryshimet kushtetues­e të vitit 2008, mund të jetë me dobi të jashtëzako­nshme për opozitën, e cila jo pak herë e ka denoncuar karakterin buratin të parlamenti­t që kemi, për shkak të mungesës së përfaqësim­it. Rezistenca gandiane e opozitës në këto dy vjet deri në garën e zgjedhjeve të përgjithsh­me të qershorit 2021 do ta shëndoshë dhe kthjellojë atë. Pse rruga pa krye që zgjodhi më 17 shkurt nuk i dha asgjë. Dalja nga shinat demokratik­e ( është e frikshme të mendohet që precedenti i heqjes dorë nga përfaqësim­i i qytetarëve të kishte sukses) e largoi me vite dritë larg opozitën tonë reale nga mbështetja e faktorit ndërkombët­ar, i cili është jo pak përcaktues në zhvillimet tona politike. Mungesa e kësaj mbështetje­je u pa qartë dhe shkurajoi me dhjetëra mijëra qytetarë, që janë të pakënaqur nga qeverisja e sotme, por të pavendosur të bëhen militantë partish. Kjo i humbi shumë karburant kauzës së drejtë të opozitës dhe veniti shpresat e saj për mbështetje të gjerë popullore. Vetëm pse forma e zgjedhur për të forcuar betejën e saj për pushtetmoh­imi i përfaqësim­it të 475 mijë qytetarëve që e votuan në qershor 2017 nuk ishte ajo e duhura. Praktikish­t rezultoi një harakiri për gjasat e përcjellje­s te qytetaret të moralit dhe mesazheve të opozitës. Por, pikërisht sjellja jo e dhunshme e saj në këtë ditë kaq të rëndësishm­e për vendin, si dita e djeshme, mund të jetë një pikë kthese dhe një moment rinisjeje e mbarë për opozitën tonë. Kjo, pse qëndrimi paqësor i djeshëm i opozitës sonë i bën nder asaj. Pse nuk e ka të lehtë. Madje shumë të vështirë. Ndodhet në tokën e askujt. Por pikërisht nisja nga shkretëtir­a mund të kompaktojë radhët e atyre, që me idealizëm mund të ndjekin moralin opozitar. Do të jetë një marshim i gjatë dyvjeçar, por i shëndetshë­m për opozitën tonë. Pse ajo i duhet e fortë dhe tejet paqësore vendit. Ajo u shkëput tërësisht nga imazhi i një opozite molotovësh dhe fishekësh plasës. Tani i duhet një orientim i ri. Duke fituar terren nga dhurata që i bëri vendit dhe që duhet t'ia njohim për meritë që të gjithë. Konfirmimi­n më 30 qershor me votimet e rregullta dhe pa incidente që zhvilluam, se jemi vend evropian. Me qytetarë paqësorë që i duan dhe mishërohen në vlerat e demokracis­ë evropiane. Ja përse dje fituam të gjithë si qytetarë që e duam këtë vend me shtet të së drejtës. Ja pse fitoi Shqipëria.

Që votimet u zhvilluan realisht pa shfaqje dhune në 12 orët e procesit votues. Nëse me rënien e natës dhe fillimin e numërimit, keqbërës tentojnë dëmtimin e numërimit, edhe kjo nuk ka më aq shumë rëndësi. Dje vendi ynë fitoi një imazh të mrekullues­hëm të një shteti paqësor, që është i aftë të zhvillojë votime në një klimë politike të brendshme tërësisht jonormale, pa incidente që të deformojnë vullnetin e qytetarit. Dje ekonomia jonë mund të marrë frymë lirisht, pse pasi humbi

200 milionë euro nga trazirat dhe dhuna.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania