Gazeta Shqiptare

De Biazi: Kukësi për Torinon është si një skuadër e Serisë C

Trajneri i Kombëtares kuqezi vë në dukje disnivelin mes italianëve dhe nënkampion­ëve Ishte kandidat për Salernitan­ën, stolin e mori Ventura

-

Te Kukësit e men dojnë që tani si "një natë të madhe europiane" përballjen e mundshme me Torinon e Serisë A, por, nëse kalojnë turin kundër Debrecenit pakkush sheh verilindor­ët të bëjnë diçka kundër ekipit italian. Skuadra torineze është një emër me shumë histori, edhe pse së fundmi nuk ka qenë shumë prezent në Europë. Mes dy skuadrave ka një diferencë shumë të madhe dhe këtë e shpjegon më mirë vetë Xhani De Biazi, ish- trajneri i përfaqësue­ses shqiptare, i cili sheh ekipin italian absolutish­t favorit për të kaluar më tej. "Kukësi është një skuadër e mirë e Serisë C", është paralelizm­i i tij për "Corriere Torino", duke bërë të qartë se cili është disniveli mes dy ekipeve. "Edhe nëse do të arrinte të kalonte, ka 5

gola diferencë me ekipin granata", tha ai, duke lënë të kuptohet se në një përballje të mundshme mes dy ekipeve, italianët do të fitonin me goleadë.

PA SKUADËR

Xhani De Biazi nuk po arrin të gjejë një skuadër te e cila të vazhdojë karrierën dhe pas dështimit që kishte si trajner i Alaveshit pak kohë pasi iku nga Shqipëria, De Biazi ka pasur më shumë rol opinionist­i. Emri i tij u lakua sa fundmi në Serinë B italiane dhe ishte Salernitan­a e interesuar për të, por duket se nuk ka pasur asgjë konkrete. Klubi që ka si president Klaudio Lotiton, ka emëruar dje trajnerin e ri të skuadrës dhe bëhet fjalë për Xhanpiero Ventura, i cili në Itali urrehet jo pak. Trajneri që la jashtë Botërorit të Rusisë kombëtaren "azurre", tashmë do të duhet të rregullojë disi imazhin e tij me klubin që arriti të siguronte mbijetesën vetëm në "Play Off", duke hedhur nga kategoria Venecian. "Xhanpiero Ventura është trajner i ri i Salernitan­ës. Trajneri ka firmosur një kontratë për sezonin e ardhshëm me një opsion për një vit tjetër. Duke e falënderua­r për punën e tij dhe profesiona­lizmin e treguar, klubi i uron Leonardo Menikinit fat në të ardhmen". Kujtojmë ish- trajneri i Saler nitanës, Leonardo Menikini që arriti të siguronte mbijetesën këtë sezon, vite më parë drejtonte për pak kohë edhe Tiranën në Kategorinë Superiore, por më pas u largua pas mosmarrëve­shjeve me drejtuesit bardheblu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania