Gazeta Shqiptare

Zgjidhja e krizës, Presidenti Meta: Edi thellohu, më 13 tetor tri palë zgjedhje

Presidenti zbardh mesazhet e Ramës: LSI do të zhduket, ti e Basha do ikni pas 30 qershorit "PPPd, një grup i strukturua­r për kapjen e shtetit"

-

FTESA

"E ftoj Ramën të reflektojë dhe popujt e tjerë që të mos tallen me

Kushtetutë­n tonë, që i mbanin iso. Një ambasador që ka qenë atëherë në 2008- ën kur u tallën me Kushtetutë­n, është sërish ambasador sot që komenton dekretin e presidenti­t dhe hallin e Idajetit. Të heqim dorë nga loja e ambasadave. Nëse do takim me prindër me amerikanët dhe me ata që nuk e lënë, le të vijë me mua. Nëse nuk janë këtu, le të më thotë dhe ikim se mua ma jep vizën Edi, i cili na e jep dhe na e heq siç do në Evropë e ku të dojë", u shpreh z. Meta.

KOMPLOTI

"Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëv­e që duan demokraci europiane dhe perëndimor­e. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim Doktorit, që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e provokimev­e të një grupi të strukturua­r PPP dhe një ' d' e vogël. Kanë gjetur edhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidenti­n, por lahet në pishinë", tha z. Meta. qipërisë një alternativ­ë më të mirë dhe po të dua, e bëj atë edhe më të madhe, por nuk është ky qëllimi im", deklaroi z. Meta.

PARALAJMËR­IMI

Presidenti Ilir Meta bëri dje të ditur para mediave se ka vënë në dijeni liderët e opozitës, Bashën, Kryemadhin e Berishën që të kenë kujdes nga një grup i strukturua­r dhe miliarderë­sh, të cilët kërkojnë të kapin vendin. Ai deklaroi se ndryshe nga e kaluara kur thoshte "Edi reflekto", tani axhenda e tij është "Edi thellohu". Meta shtoi se ai dhe të gjithë ata që kanë gjak shqiptari do t'i dalin për zot vendit. "Prej kohësh zotit Basha, Kryemadhit dhe Doktorit u kam thënë që të mos bien pre e provokimes­h të një grupi të strukturua­r tre ' P' të mëdha dhe një ' d' e vogël, është një grup i strukturua­r që funksionon si… Kanë gjetur njeriun e duhur, i cili nuk vjen në takim me presidenti­n, por lahet në pishinë. Prej muajsh presidenti ka kërkuar rrugën e zgjidhjes dhe nuk është ' Rama ik' por reflekto. Tashmë kam një axhendë tjetër, ' Rama thellohu'. Nëse nuk je në gjendje të marrësh vendime të barabarta, unë dhe të gjithë shqiptarët do e marrim përsipër dhe do e mbrojmë Shqipërinë nga miliarderë­t. Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorosin, i uroj suksese dhe të birit, që vjen shpesh këtu dhe I them këtë: "Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, por i racës së Avni Rustemit dhe është President i Shqipërisë, jo vegël e Serbisë. Jam i gatshëm që të bëj testin e shëndetit mendor. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit, e kam bërë me kohë", u shpreh presidenti i vendit.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama
Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania