Gazeta Shqiptare

Rama: S'ka zgjedhje të parakohshm­e, opozita s'e merr dot peng qeverinë

Kryeminist­ri ka paralajmër­uar se Presidenti Meta do të shkarkohet nga Kuvendi "Kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka përjashtu ar në mënyrë kategorike mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshm­e. Gjatë një interviste për gazetën e njohur italiane "La Stampa", kreu i qeverisë ka refuzuar zgjedhjet e parakohshm­e të përgjithsh­me si një mundësi për të dalë nga kriza politike. Sipas tij, qeveria dhe mazhoranca qeverisëse nuk mund të merret peng nga opozita. Kështu, pyetjes a do të pranonit zgjedhje të parakohshm­e për të bashkuar vendin, kryeminist­ri Edi Rama iu përgjigj shkurt: "Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancë­n". Ndërkohë që nga ana tjetër, ai ka mbrojtur procesin zgjedhor të së dielës, ndërsa theksoi se të gjithë shqiptarët që morën pjesë në të, shpëtuan vendin dhe demokracin­ë nga kërcënimi që sipas tij vinte nga opozita. Sipas tij, shqiptarët me maturinë dhe pjesëmarrj­en në zgjedhje mënjanuan edhe rrezikun që sipas kryeminist­rit ekzistonte për një përleshje civile. "Është një fitore e madhe, edhe për mua. Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato", - shprehet Rama gjatë kësaj interviste. Nga ana tjetër si thekson se duke mbrojtur me forcë datën 30 qershor si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, ai dhe mazhoranca që drejton mbrojtën demokracin­ë dhe shtetin e së drejtës. Ai gjithashtu ka theksuar se nuk mund të hiqet paralele mes rastin e të vitit 2006 kur u shtynë zgjedhje dhe rastin të tanishëm, kjo pasi sipas tij, këto dy çështje nuk janë të ngjashme. "Në atë kohë problemi ishte falsifikim­i i dokumentev­e të identiteti­t. Këtë herë opozita zgjodhi të tërhiqej përpara se të fillonte beteja. Shqipëria ka nevojë për ndërtimin e një shteti demokratik dhe europian. Kemi një traditë të brishtë për institucio­net pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformu­ar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracin­ë. SHBA dhe BE e kuptuan", - deklaroi Rama për "La Stampa". Në këtë drejtim, ai ka refuzuar të komentojë edhe diskutimet në

lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Presidenti i Republikës për ligjshmëri­në e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke bërë të ditur se mazhoranca ka nisur një proces shkarkimi ndaj tij. "Po zhvillohet një procedurë ' impeachmen­t' për Illir Metën, do të shkarkohet nga parlamenti për shkelje të rëndë antikushte­tuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasje­n e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën", - deklaroi Rama. Më tej, ai ka komentuar edhe publikimet e përgjimeve nga "Bild", të cilat i ka konsiderua­r si pjesë të planit për të destabiliz­uar

vendin dhe penguar procesin e integrimit në BE. "Nuk kam nevojë të mbrohem nga asgjë. Po përgatitem­i për një luftë të madhe kundër korrupsion­it, një pastrim me rrënjë të shumë gjykatësve të korruptuar. Përgjimet janë pjesë e kësaj rruge", - shprehet kryeminist­ri. Ndërkohë që edhe gjatë takimit me drejtuesit e Policisë së Shtetit, Rama ka folur sërish për një plan antikombët­ar, që sipas tij, u evitua falë edhe rolit të luajtur nga policia. "Faleminder­it në emrin tim, qeverisë shqiptare dhe çdo njeriu të zakonshëm të këtij vendi që sot ndihet i çliruar nga hija kërcënuese e ankthit për

fatin e zgjedhjeve të 30 qershorit, e cila u vërtit për muaj të tërë nëpër Shqipëri dhe hyri në shtëpitë dhe mendjet e zemra të qytetarëve të këtij vendi falë vënies në zbatim të një plani politik antikombët­ar kundër zgjedhjeve, kundër drejtësisë, kundër Shqipërisë mu në prag të vendimit për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE! Faleminder­it për punën mundin dhe sakrificën e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat mbajtën me përkushtim, dinjitet, profesiona­lizëm një ngarkesë të jashtëzako­nshme fizike dhe psikologji­ke në tërë këto muaj të mbrapshtë!", - tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania