Gazeta Shqiptare

Zgjidhja, Basha: Ndryshimi i thellë i strukturës politike shpëton vendin

Takimi me kreun e PD, kryebashki­akët e djathtë s'njohin zgjedhjet: Nuk ikim nga zyrat "Raporti i OSBE/ ODIHR rrëzoi votimet e 30 qershorit"

-

Për kreun e opozitës, Lulzim Basha, rapor ti paraprak i OSBE/ ODIHR i publikuar dy ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit rrëzoi votimet e ditës së diel. Në një postim në "Facebook", Lulzim Basha shkruan se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme dhe pati vjedhje votash. Por, kryedemokr­ati thekson se OSBE/ ODIHR u tregua i kujdesshëm për të mos acaruar klimën politike. Për kreun e demokratëv­e, ky regjim ka degraduar dhe vetëm një ndryshim i thellë mund të na shpëtojë nga autokracia. Për zgjidhjen e kësaj krize, Basha shprehet se duhet një ndryshim i strukturës politike dhe Kushtetutë­s. "Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR- it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje njëpartiak­e, por edhe zgjedhje të vetëvjedhu­ra. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetues­e dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetj­a", shkruan Lulzim Basha në "Facebook".

TAKIMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, takoi dje për më shumë se 2 orë kryebashki­akët e djathtë, të cilët duhet të lenë zyrat e tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Por pas humbjes së 15 bashkive si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të zgjedhurit vendorë të PD- së nuk kanë ndërmend të lirojnë zyrat e tyre. Ndonëse nuk ka një vendim zyrtar nga selia blu, kryebashki­akët e djathtë u thirrën dje në një takim nga z. Basha për afro 2 orë 30 minuta dhe kanë diskutuar se cilat do të jenë hapat politike që do të ndërmerren. Kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu edhe më herët e ka deklaruar qëndrimin e tij, por dje u kujdes përpara mediave të thoshte se është qëndrim personal dhe jo i partisë. Vendimi edhe për kryebashki­aken e Shkodrës do të diktohet nga zhvillimet politike. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa fjalën e kanë marrë pothuajse të gjithë kryebashki­akët, ku shqetësim i përbashkët ka qenë fakti se të majtët po i marrin bashkitë në tavolinë. Kishte nga

ata kryebashki­akë që i thanë Bashës se me lejimin e zgjedhjeve "u kanë bërë një dhuratë të çmuar socialistë­ve". Mësohet se Lulzim Basha është shfaqur i qetë, ndërsa ka informuar kryebashki­akët demokratë se brenda këtyre ditëve do të këtë zhvillime konkrete. Mbledhja është mbyllur pa një vendim konkret se si do të zhvillohet i gjithë aksioni opozitar, por kryebashki

aku i Kamzës, Xhelal Mziu, i qëndron vendimit të tij personal: "Në datë 13 tetor do të zhvillohen zgjedhjet, besoj se është e mjaftueshm­e. Ju e patë vetë edhe raportin e djeshëm që është shkelur ligji, zgjedhjet janë të paligjshme, kështu që takohemi me 13 tetor dhe do ta shihni sesa thellë do ta mund", tha z. Mziu. Ndërsa kryebashki­akja e Shkodrës tha se nuk mund të prano

ZGJEDHJET

"Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR- it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje njëpartiak­e, por edhe zgjedhje te vetëvjedhu­ra. Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë dhe prapë manipuloi. Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetues­e dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetj­a", tha z. Basha.

hen zgjedhje farse. Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj se raporti që OSBE- ODIHR dha dje është një reflektim për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Do të shohim zhvillimet në vijim jo vetëm të klasës politike, por sidomos të popullit", tha zj. Ademi. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, qëndroi gjatë gjithë paradites në selinë blu dhe

në mesditë u largua bashkë me kryetarin e PR- së, Fatmir Mediu. Të mërkurën Basha pritet të zhvillojë sërish një takim me kryebashki­akët e djathtë. Të zgjedhurit lokalë të opozitës kanë deklaruar edhe më herët se nuk i njohin vendoret e 30 qershorit. Zyrtarisht ata janë në detyrë deri në muajin gusht, por në pikëpyetje mbetet se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Lulzim Basha, i cili

ndryshe nga kryebashki­akët e djathtë që njohin dekretin e Presidenti­t Meta për mbajtjen e vendoreve në 13 tetor, e kushtëzoi pjesëmarrj­en në zgjedhje me tri kërkesa, largimin e kryeminist­rit Rama, lirimin e personave të dënuar në protesta e opozitës dhe vënien përpara drejtësisë së pushtetarë­ve të majtë, të përfshirë sipas opozitës, në blerjen e votave në dosjet "339" dhe "184".

 ??  ?? Gjatë votimeve të së dielës
Gjatë votimeve të së dielës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania