Gazeta Shqiptare

Pas kryetarëve, PS merr edhe shumicën dërmuese të këshilltar­ëve

Në dy vetëm dy bashki, PS forcë e dytë. Ja cilat janë njësitë e "kuqe" Partia Socialdemo­krate e Tom Doshit, forcë e dytë në veri

-

Si në asnjë palë zgjedhje je të mëparshme, numërimi i votave për kryetar bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiak ka mbaruar brenda 48 orëve. Me përjashtim të Tiranës, ku deri dje në mbrëmje ende dhe pak kuti për t'u numëruar, në të gjitha njësitë e tjera ky proces mbaroi brenda ditës së djeshme, duke përcaktuar kështu si krerët e rinj të bashkive, ashtu edhe anëtarët e rinj të këshillave bashkiak. E ndërsa gara për kryetar bashkie ishte përcaktuar ende pa u zhvilluar zgjedhjet, pak interes kishte mbetur ende për atë anëtarë të këshillave bashkiakë. Por edhe në këtë drejtim, PS ka dominuar në të gjithë Shqipërinë, me përjashtim vetëm dy bashkive të vogla, ku ajo ka dalë forcë e dytë. Kështu, në Bashkinë Pukë PS ka dalë forcë e dytë, pasi forcë e parë ka dalë Partia Kristian Demokrate, që sot drejtohet nga Dhimitër Muslia dhe që më parë ka pasur si drejtues ish- deputetin Mark Frroku. Është pikërisht lidhja e Frrokut me zonën, ajo që ka bërë që pukjanët të votojnë në shumicë këtë forcë. Ajo ka marrë 29.32 për qind të votave, kundrejt 27.6 për qind që ka marrë PS. Ndërkohë që bashkia tjetër ku PS sërish ka dalë forcë e dytë ka qenë Finiqi. Në këtë bashki minoritare forcë e parë ka dalë forca MEGA, kandidati i së cilës si pjesë e koalicioni­t të majtë fitoi edhe bashkinë. MEGA ka marrë 40.6 për qind të votave kundrejt 34.5 për qind që ka marrë PS. Ndërkohë që në të gjitha bashkitë e tjera PS ka dalë forcë e parë, madje në disa prej tyre edhe duke marrë qind për qind të votave. Rekordin e mban Konispoli dhe Delvina, ku zgjedhjet janë zhvilluar jo vetëm 1 kandidat për kryetar bashkie, por edhe me një parti pjesëmarrë­se në garën për këshillë bashkiak. Për rrjedhojë, këto dy bashki do kenë 1 kryetar bashkie socialist dhe të gjithë këshilltar­ët bashkiakë socialistë. Pas tyre, te bashkitë e "kuqe" renditen Bashkia Kavajë ku PS ka marrë 6963 vota ose 94.4 %, Bashkia Rrogozhinë 4961 vota ose 94%, Bashkia Roskovec me 7014 vota ose 92 për qind, Bashkia Berat 15141 vota ose 91 për qind, Bashkia Fier me 34764 vota ose 91%, Bashkia Patos 7512 vota ose 90 për qind, Bashkia Durrës 33.070 vota

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania