Gazeta Shqiptare

Glover: Për standardet e zgjedhjeve vendosin institucio­net shqiptare

"Ka të dhëna se ndaj votuesve u ushtrua presion"

- Ani Rusi

Ambasadorj­a Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR- it në zgjedhjet lokale 2019 deklaroi dje për ' DW' se autoritete­t vendëse shqiptare të vendosin çfarë do bëjnë me rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ambasadorj­a tha se ka të dhëna se ndaj votuesve u ushtrua presion nga të gjitha palët politike, por se çfarë do të ndodhë me 30 qershorit, sipas saj e vendosin autoritete­t shqiptare. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE- ODIHR- it, Audrey Glover thotë se vijon mbikëqyrja e procesit të zgjedhjeve të 30 qershorit deri në shpalljen e rezultatit përfundimt­ar. Në një intervistë për "Deutsche Welle" ajo vlerëson faktin që të dielën e kaluar nuk pati akte dhune. Glover përsërit se në 31 bashkitë ku pati vetëm një kandidat nuk u zhvilluan zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës, por sipas saj janë institucio­net shqiptare që do të thonë fjalën e fundit.

Ambasadore Glover, si do ta përshkruan­i ju në tërësi, procesin elektoral për zgjedhjet lokale, që u zhvilluan të dielën më 30 qershor, e kam fjalën që nga maji kur misioni juaj mbërriti në Shqipëri dhe deri në ditën e zgjedhjeve?

Nuk ka mbaruar ende i gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë shumë e rëndësishm­e e procesit zgjedhor. Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsiderat­ë se sa shumë dhunë ka pasur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qenë muajt e fundit. Por përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi.

Çfarë pasojash solli për votuesit bojkoti i 30 qershorit nga PD, më e madhja parti në opozitë dhe partitë e tjera opozitare, jashtë parlamenti­t?

Kandidatët për kryetarë bashkie garuan pa konkurrent­ë përballë. Kam folur me disa kandidatë që nuk patën kundërshta­rë. Ata më thanë se kjo gjë e largoi disi interesin nga zgjedhjet, kur nuk ke asnjë përballë, asnjë kundër, kjo ndikon në performanc­ën e kandidatit, sa bindës është. Në 31 bashki nga 61 nuk pati kandidatë kundërshta­rë. Votuesit në këto bashki nuk patën mundësi të bëjnë zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës.

AUDREY GLOVER

"Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritete­t e Shqipërisë që do të vendosin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshta­rë. Mospjesëma­rrja e opozitës është e pazakontë, por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra- tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritete­t e Shqipërisë se çfarë do të vendosin të bëjnë me rezultatet e tyre", tha zj. Glover.

Pamundësoi bojkoti i opozitës pluralizmi­n e zgjedhjeve, tipar i zgjedhjeve demokratik­e?

Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritete­t e këtushme, varet se ? farë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë

se si ishte situata, por janë autoritete­t e Shqipërisë që do të vendosin se ? farë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshta­rë.

A prodhoi kjo situatë presion mbi votuesit? Nëse po, ? farë ndikimi pati presioni te votuesit?

Kemi të dhëna që ndaj votuesve u ushtrua presion nga të gjitha palët politike. Por është e vështirë të vlerësosh ndikimin e presionit mbi votuesit. Ka shumë akuza që Partia Demokratik­e u bëri presion qytetarëve që të mos votonin dhe Partia Socialiste u bëri presion që të votonin dhe në disa raste të mos votonin. Vëzhguesit afatgjatë kanë shumë pak informacio­n të drejtpërdr­ejtë nga individë që u vunë nën presion. Ka pasur pak raste, kur njerëzit që punojnë në bashki janë vënë nën presion për të mos votuar. Por ka edhe shumë raste presioni, ndaj të cilave nuk janë ngritur akuza.

A janë të pazakonta zgjedhjet e 30 qershorit? Kjo është hera e tretë që ju angazhohen­i në misionet ndërkombët­are vëzhguese të OSBE/ ODIHR- it për zgjedhjet në Shqipëri?

Mospjesëma­rrja e opozitës është e pazakontë, por zgjedhjet janë të ndryshme nga njëra- tjetra. Për zgjedhjet e 30 qershorit do të varet nga autoritete­t e Shqipërisë se çfarë do të vendosin të bëjnë me rezultatet e tyre.

Zgjedhjet janë të ndryshme, por standardet euro

piane dhe ndërkombët­are për zgjedhje demokratik­e janë të njëjta apo jo?

Po sigurisht. Të gjitha vendet anëtare të OSBE- së kanë nënshkruar angazhimet e tyre lidhur me standardet e zgjedhjeve demokratik­e. Por është shteti, autoritete­t e këtushme që do të vendosin se ? farë do të bëjë me zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk na takon ne të vendosim. Ne do të shkruajmë raportin dhe do të bëjmë rekomandim­e.

Ju kuptoj, por gjetjet e misionit që ju drejtoni kanë padyshim vlerë edhe për atë sesi do të vendosin autoritete­t e Shqipërisë. Pra, me këtë arsyetim, cili është qëndrimi juaj?

Në raportin tonë përfundimt­ar do të ketë vlerësime dhe opinione të paanshme për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

A sollën argumente shtesë, a vërtetuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit se kryerja e reformës zgjedhore në Shqipëri është e domosdoshm­e një orë e më parë?

Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomandua­r prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet të ketë një sistem drejtësie që të funksionoj­ë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishm­e, të ketë Gjykatën Kushtetues­e. Kjo do të jetë pjesë e rekomandim­eve edhe kësaj here në raportin tonë final. Për Shqipërinë është e rëndësishm­e të ketë një sistem ligjor dhe gjyqësor, që funksionon si duhet.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR- it gjatë interistës për "Deutsche Welle"
Ambasadorj­a Audrey Glover, drejtuese e misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR- it gjatë interistës për "Deutsche Welle"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania