Gazeta Shqiptare

Denoncimi, LSI: Mijëra vota më shumë në raport me votuesit, prova se shteti ka rënë

-

Nënkryetar­i

i LSI- së, Petrit Vasili, denoncoi dje vjedhjen e votës në Bashkinë e Durrësit. Vasili tha se në kutitë e votimit në Durrës gjenden mijëra vota më shumë në raport me votuesit të raportuar se kanë votuar. "Në Bashkinë e Durrësit nga numërimi i votave po nga këta individë dhe nga rezultati i bërë publik po nga këta individë, në raport me votuesit të raportuar që kanë votuar, në kutitë e votimit gjenden mijëra vota më shumë. Praktikish­t nga 35.062 votues në Bashkinë e Durrësit, rezultojnë që vota në kuti janë 37.552. Pra 2500 vota më shumë, të cilat janë hedhur nga duart e zeza në kutitë e votimit për të realizuar planin nacional- socialist të votimeve, ku ka rëndësi vetëm për të shkuar e për të votuar, se votat i shtojmë, i numërojmë dhe i bëjmë si të duam. E njëjta gjë ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës, ku edhe në këtë bashki, raportuar votues kanë qenë sipas KQZ socialiste 15.913 votues dhe ende pa mbaruar mbi 20 e ca kuti votimi ishin mbi 1000 votues, fletë votimi në kuti", tha z. Vasili. Sipas tij, këto mijëra vota janë prova se pushteti dhe kryeminist­ri ka marrë fund dhe se shqiptarët nuk do sakrifikoj­në jetën e tyre për një të vdekur politik. Nga selia e LSI- së, zëvendëskr­yetari tjetër, Luan Rama, solli në vëmendje raportin paraprak të OSBE- së, që konfirmoi sipas tij përmasën reale të farsës së 30 qershorit. "Me faqe të zezë para gjithë botës e cullak në shëmtinë e vet qeveria e Shqipërisë është shndërruar në një bandë si shumatore e bandave që kanë vjedhur vota për të dhe që e përdorin për interesa të kundërta me ato të popullit shqiptar, të kombit e të shtetit shqiptar, shënoi me paligjshmë­rinë e vet të sjelljes së 30 qershorit rekordin më negativ jo të zgjedhjeve, por që prej kur në këtë vend janë kryer votime për herë të parë", tha z. Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania