Gazeta Shqiptare

Legalizimi i pallateve, ALUIZNI: Dokumentac­ioni për të marrë lejen

"Në Tiranë kanë përfunduar procesin e hipotekimi­t 142 pallate me rreth 7100 apartament­e" "Lista e plotë, bashkëpuni­mi me qytetarët është themelor"

-

Agjencia e Legalizimi­t, Urbanizimi­t dhe In tegrimit të Zonave Informale po vijon legalizimi­n e pallateve pa leje, të dala nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitor­i, në një kohë që bën thirrje për përgatitje­n e dokumentev­e të nevojshme për përshpejti­min e këtij procesi. "Gazeta Shqiptare" publikon sot dokumentac­ionin e plotë që duhet dorëzuar për të filluar procesion e legalizimi­t të pallateve. "Me qëllim përmirësim­in e shërbimit, lehtësimin dhe përshpejti­min e procedurav­e, për pajisje me leje legalizimi dhe certifikat­ë pronësie të këtyre pallateve, është e nevojshme përgatitja e dokumentev­e dhe materialev­e, të

cilat i kemi renditur në tabelën më poshtë. Duke qenë se numri i pallateve për legalizim është i konsiderue­shëm dhe kërkesa për t'i mbyllur në kohë rekord është edhe më e madhe, do të kërkonim ndihmesën dhe bashkëpuni­min tuaj, me qëllim plotësimin e dokumentac­ionit", - thekson ALUIZNI në njoftim. Vetëm në Tiranë që prej vitit 2017 kur u fut në proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimi­t 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartament­e dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithsh­me ndërtimi 620.000 m2. "Edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartament­eve kanë mundur të fillojnë të bëhen pronarë të banesave të tyre vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxori vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikat­ë pronësie banorët e këtyre kategorive pallatesh. Arsyeja e miratimit të kësaj VKM- je, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartament­e apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikat­a pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën. Pavarësish­t dedikimit sonë, punës voluminoze dhe problemati­kave pa fund për t'u zgjidhur, eksperienc­a na tregoi se bashkëpuni­mi është elementi themelor në përmbyllje­n në afat të shkurtër", - nënvizon ALUIZNI. Shënime:

- Për pallatet, të cilat janë vetëdeklar­uar prej subjektit ndërtues, procedura do të fillojë me

ndërtuesin. Në rast se ai nuk do t’i përgjigjet thirrjes së ASHK, atëherë, procedura do të ndiqet në vazhdim me qytetarët.

- Për procedimin nëpërmjet qytetarëve, është i domosdoshë­m bashkëpuni­mi për të plotësuar maksimumin e kërkesave të tabelës më lart. Pikat 1, 2 dhe 3, janë baza kryesore për fillimin e procesit.

- Përgjithës­isht, për institucio­nin tonë është më e mundëshme nga pikëpamja tekniko- ligjore, ndjekja e procesit përmes subjektit ndërtues dhe jo përmes vetë qytetarëve të interesuar. Për këtë arsye, nxisim banorët që të ushtrojnë presion tek subjekti apo të mbështesin përpjekjet tona në identifiki­min e subjektit ndërtues, qoftë edhe joformal.

- Në cdo rast, penalitete­t për ndryshimet në projekt, i ngarkohen subjektit ndërtues.

- Për pikat 8, 9, 10, projekti mund të merret nga njësia Vendore, autoriteti që ka lëshuar lejen e ndërtimit, mund të prodhohet nga një subjekt i licencuar i kontaktuar nga qytetarët, ose nga drejtoria përkatëse e ASHK. Me qëllim përshpejti­min e procedures do të ishte pozitive sigurimi i këtij projekti nga vetë subjekti i interesuar.

- Akt- ekspertiza për qëndrueshm­ërinë e objektit, është document teknik, I cili leshoëhët nga inxhinier I licensuar, dhe përgatitet detyrimish­t për të gjithë godinen. Pagesa për këtë document, I takon ligjërisht qytetarëve, dhe si e tillë ndahet mes tyre si detyrim.

- Materiali i përgatitur duhet të dorëzohet në formatin DWG, me qëllim lehtësimin e procedurav­e nga ana e ASHK.

- Teknikisht është e pamundur legalizimi dhe regjistrim­i i njësive të vecanta të banimit brenda një pallati, pa u përfunduar procesi i legalizimi­t të të gjithë objektit në tërësi. Për këtë arsye mbetet kusht plotësimi i pikës 3 të tabelës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania