Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Rama: Është urgjente të vendosen pensionet e parakohshm­e për policinë

"Efektivët kontroll në të gjithë vijën bregdetare, për të ndaluar ndërtimet e paligjshme" "Ka ardhur koha për të riparë pagat e punonjësve të policisë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama dje zhvilloi një takim me drejtues të policisë në Ministrinë e Brendshme, ku falënderoi efektivët për mbarëvajtj­en e protestave të opozitës joparlamen­tare prej muajit shkurt. Ai tha se 60 efektivë policie mbetën të plagosur gjatë protestave, ndërsa i vlerësoi ata për vendosmëri­në dhe vetëpërmba­jtjen shembullor­e siç ai e quajti. Rama veçoi rastin e Ina Nukut, efektives së "Shqiponjav­e", që u plagos me kapsollë gjatë një prej protestave, të cilës i akordoi "Yllin e mirënjohje­s publike" të kryeminist­rit. Gjatë këtij takimi, Rama theksoi se me ndryshimet e Kodit Penal, sulmi ndaj policit do të ndëshkohet me burg dhe jo vetëm me gjobë, siç është aktualisht. E njëjta forcë ligji do të jetë edhe për ata që bllokojnë rrugët me protesta dhe që bllokojnë punët publike. "Nga ana tjetër është momenti i finalizimi­t të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmë­risë së uniformës blu në kryerjen e detyrës. Me ndryshimet që do t'i bëjmë këtë javë Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, sulmi ndaj policit, goditja e policit, kundërshti­mi i policit, prekja me dorë e policit do të konsideroh­en vepra penale të dënueshme me burg dhe jo më me gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më me shfaqje të ' tokës së xanun', me trupa njerëzorë në rrugët dhe në hapësirat publike të Shqipërisë! Asnjë kundërshti, sado legjitime e një grupi njerëzish, nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkulli- min e të gjithë njerëzve në rrugët e vendit, apo investimet publike në territorin e këtij vendi", tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama u ka kërkuar efektivëve të Policisë së Shtetit të marrin menjëherë në kontroll të gjithë vijën bregdetare, por edhe të gjitha hapësirat urbane, për të ndaluar ndërtimet e paligjshme. Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë urdhëroi policët të hidhen në veprim për të identifiku­ar, ndaluar e penalizuar çdo subjekt që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm. "Veprimtari­të kriminale janë objekt i punës së policisë. Ju kërkoj sot hedhjen menjëherë në veprim për të identifiku­ar, ndaluar e penalizuar çdo subjekt që ushtron aktivitet ndërtimor të paligj- shëm. Kudo në

hapësirat urbane, ku cenohet prona publike, prona e tjetrit, apo çdo zonë për zhvillimin, duke filluar nga tërë vija bregdetare. Dua që kjo përpjekje të përshkallë­zohet në një ofensivë sistematik­e, si ofensiva shfarosëse e kanabisit. Çdo punonjës në terren duhet të ketë të qartë zonën e vëzhgimit dhe duhet të monitorohe­t për performanc­ën. Të penalizojë këdo që kapet në kushtet e këtij fenomeni. Shqipëria ka humbur shumë nga ky fenomen shkatërrue­s e gërryes. Kjo shtysë përpara duhet të nisë menjëherë, në bashkëpuni­m me IKMT, si dhe me pushtetin vendor të zonave breg

detare në radhë të parë", u shpreh Rama.

TAKIMI ME KRERËT E POLICISË

Pasi falënderoi publikisht për forcën e madhe të shembullit, drejtorin e përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, zotin Veliu, si dhe ekipin e drejtuesve kryesorë të trupës policore të vendit, kryeminist­ri Rama pohoi se, "më duhet të pranoj se për të bërë më shumë, ne duhet t'u përgjigjem­i më shumë dhe më mirë nevojave tuaja. Është urgjente që ta vëmë në jetë propozimin e drejtorit të përgjithsh­ëm dhe trupës drejtuese për pensionin e parakohshë­m të efektivëve, që për arsye objektive nuk mund ta ndjekin dot kërkesën bazë për rritje të efektivite­tit në punë. Ulja e moshës mesatare, rritja e parametrav­e mesatarë të dijes dhe të fizikut të punonjësve të terrenit, si dhe rritja e numrit të efektivëve që mbulojnë terrenin është një emergjencë e kahershme, që tashmë është kthyer në një urgjencë të përditshme". Nga ana tjetër, ai u shpreh se, "është momenti i finalizimi­t të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmë­risë së uniformës blu në kryerjen e detyrës. Me ndryshimet që do t'i bëjmë këtë javë Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, sulmi ndaj policit, goditja e policit, kundërshti­mi i policit, prekja me dorë e policit do të konsideroh­en vepra penale të dënueshme me burg dhe jo më me gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më me shfaqje të ' tokës së xanun' me trupa njerëzorë në rrugët dhe në hapësirat publike të Shqipërisë! Asnjë kundërshti, sado legjitime e një grupi njerëzish, nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimi­n e të gjithë njerëzve në rrugët e vendit, apo investimet publike në territorin e këtij vendi. Zoti ministër, nuk dua më vonesë në vënien në jetë të projektit të monitorimi­t përmes teknologji­së së lartë të rrugëve të vendit dhe të rritjes së kontrollit dhe të transparen­cës mbi drejtuesit e automjetev­e, si dhe mbi origjinën dhe ligjshmëri­në e çdo automjeti në përdorim. Automjetet e vjedhura, apo të pasiguruar­a duhet të pamundësoh­en për të lëvizur lirisht në Republikën e Shqipërisë. Sistemi i gjobave duhet të reformohet dhe komisionet e famshme dhe famëkëqija të apelimit, që janë fole korrupsion­i dhe mekanizma të ndryshkur zvarritjej­e për qytetarët, duhet të eliminohen përmes modernizim­it teknologji­k". Gjatë fjalës së tij, Rama tha ndër të tjera se ka ardhur koha për të riparë pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe brenda mundësive të buxhetit të shtetit, e para rritje pagash në vijim duhet të jetë për Policinë e Shtetit. "Dua të falënderoj posaçërish­t këtu, trupat speciale dhe drejtuesit e tyre që në këtë periudhë kaq delikate dhanë një kontribut të madh dhe përballuan një volum shumë më të madh, sesa kapacitete­t e tyre objektive logjistike. Pagat e tyre do të rriten dhe po ashtu do të rritet mbështetja logjistike për ta. Ky do jetë një prioritet parësor brenda prioriteti­t të përgjithsh­ëm të mbështetje­s tërësore të Policisë së Shtetit. Jam i vetëdijshë­m për gjendjen ende të rëndë të shumë mjediseve të Policisë së Shtetit në territor, drejtori e sidomos në komisariat­e, ku s'është vënë ende dorë që nga koha e qepës dhe ku në vend të erës së shtetit vjen era e degradimit dhe shpesh kalbëzimit. Paralelish­t me projektin modernizue­s të Akademisë së Policisë, që po bëhet gati për financim në kuadër të planit të madh infrastruk­turor të Paktit për Universite­tin, duhet finalizuar edhe projekti voluminoz i infrastruk­turës së drejtorive dhe komisariat­eve në nevojë për ndërhyrje", dek

 ??  ?? Takimi në Ministrinë e Brendshme
Takimi në Ministrinë e Brendshme
 ??  ?? Kryemnistr­i Edi Rama duke i dhënë efektives Ina Nuku titullin "Ylli i mirënjohje­s publike"
Kryemnistr­i Edi Rama duke i dhënë efektives Ina Nuku titullin "Ylli i mirënjohje­s publike"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania