Gazeta Shqiptare

OFERTA AKADEMIKE

Studentët, praktika e intershipe pranë "Hysenbelli­u Group". 80% punësohen menjëherë

- Voltiza Duro

Ipozicionu­ar në një nga zonat më të preferuara të kryeqyteti­t, me një infrastruk­turë të shkëlqyer dhe kushtet më të mira për mbarëvajtj­en e mësimit, universite­ti "Luarasi" është një ndër opsionet më të mira për maturantët. Këta të fundit tashmë janë në dilemë për IAL- në që do të zgjedhin, çka do të vendosë edhe fatin për të ardhmen e tyre profesiona­le. Deri më tani universite­ti "Luarasi" ka dëshmuar se është lider në mësimdhëni­e dhe i kushton një rëndësi tejet të veçantë gërshetimi­t të teorisë me praktikën, duke sjellë pranë studentëve ekspertët më të mirë e metodat më bashkëkoho­re në treg. Ky universite­t ka tri fakultete, atë të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Teknologji­ve të Informacio­nit dhe Inovacioni­t, të cilat ngjallin shumë interes te maturantët. Pas shpalljes së rezultatev­e të akreditimi­t të shkollave të larta publike dhe shtetërore, universite­ti "Luarasi" është akredituar maksimalis­ht për gjashtë vite, duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit, duke u bërë kështu alternativ­a e parë për maturantët. Tashmë është e vërtetuar se mbi 80% e studentëve të "Luarasit" punësohen brenda 6 muajve pas diplomimit, në një kohë që shumë prej të diplomuarv­e vazhdojnë studimet doktorale në universite­te prestigjio­ze ndërkombët­are.

KËSHILLIMI I KARRIERËS

Edhe këtë vit "Luarasi" u angazhua në një fushatë intensive të këshillimi­t të karrierës me maturantë të qyteteve dhe fshatrave të ndryshëm, kudo në Shqipëri. Fakt është që në të gjitha gjimnazet e mëdha është ofruar këshillim cilësor karriere, nga stafi akademik dhe administra­tiv i "Luarasit", me një pjesëmarrj­e të vetë rektorit Et'hem Ruka, zv. rektorëve, dekanëve, përgjegjës­ve të departamen­teve, si dhe administra­torëve të "Luarasi", duke treguar kështu një kujdes të veçantë për të ofruar më të mirën e mundshme nga i gjithë stafi drejtues. Maturantët, pas leksioneve të hapura, kanë treguar interes të madh dhe kanë kërkuar të regjistroh­en sa më parë te "Luarasi". Universite­ti "Luarasi" si institucio­n i vlerave merr përsipër jo vetëm jetën dhe aktivitete­t akademike, por edhe përgjegjës­i sociale për të përkrahur më të talentuari­t

E STUDENTËVE PUNËSOHEN

Statistika­t e "Luarasit" tregojnë se rreth 80% e studentëve të diplomuar janë punësuar menjëherë pas përfundimi­t të studimeve, ndërsa të tjerë e kanë mbushur rrugën e dijes me specializi­me të mëtejme në Universite­tin Cambridge të Londrës, Oxford, La Sapienza në Romë, apo në disa universite­te në Paris e më gjerë, në SHBA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania