Gazeta Shqiptare

Përmes Kinës, ose vendit të quajtur ndryshe "zhvillim"

Nga Rruga e Mëndafshit, tek adhurimi për Mao Cedung...

- Nga e dërguara jonë në Kinë Rezarta DELISULA

Ekisha menduar krejt ndry she. Një vend të rrëmujshëm, me sistem anapulla në transport e milingonaj­ën njerëzore veshur me ngjyrë gri, që lëvizte pa pushim po nëpër rrugët gri. Ndërsa avioni po ulej në Pekin ( Bejing), ajo përshtypje mu fiksua edhe më shumë, ndërsa malet- kodra më dukeshin të zhveshura e pajetë. Një vajzë simpatike që mbante në duar emrin tim do më shoqëronte në hotel, ku do të bashkohesh­a me pjesën tjetër të grupit të delegacion­it të 28 gazetarëve të ardhur nga 16 vende të Ballkanit dhe Europës Qendrore e Lindore, nga Estonia në Shqipëri. Teksa udhëtonim në autostradë­n që lidhte aeroportin e qendrën me Pekinit, pyje të lartë rrapesh e plepash, shtrirë anash nga të dyja krahët e autostradë­s na shoqëruan deri brenda qytetit e vijuan të ravijëzohe­n në korridore të gjelbra, por shtuar me manjola, mimoza e begonja shumëngjyr­ëshe, që dikur në Tiranë ne i quanim begonja kineze. Pekini është plot ngjyra, rrugë të pastra ( nuk gjen një filtër cigare) e lulishte të kudondodhu­ra. Nuk është i rrëmujshëm, madje aq sistematik sa duket si pjesë e filmave fantastiko­shkencorë, "Star Wars". Temperatur­a është rreth 32 gradë, sepse është pasdite, megjithatë ajri është shumë i ngrohtë, i palëvizshë­m. Ndërtesat e xhamta në ' down- town' lartësohen njëra pas tjetrës, a thua se janë në garë për të qenë kush e kush më e lartë e më e bukur. E lodhur pas një transiti 12- orësh në Stamboll, të cilin e shfrytëzov­a për të dalë në qendër dhe në pazarin e Stambollit, ku ndodhet edhe restoranti i kuzhinieri­t me famë botërore Nusretit, në të cilin shijova hamburgeri­n fantastik dhe bakllavanë me akullore, doja vetëm të shtrija këmbët e tejlodhura, të ënjtura edhe nga 10.5 orë udhëtim nga Stambolli në Pekin. Për fat hapa programin ku pashë se vetëm pas 15 minutash duhet të isha në darkën që ambasadorj­a Huo Yuzhen, përfaqësue­sja speciale e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, do të shtronte për delegacion­in e gazetarëve. Darkë e këndshme, pa shumë protokoll e fjalime, me një prezantim të zonjës Huo që na uroi mirëseardh­jen e një prezantim tonin për t'u njohur më mirë nga ishim e ku punonim. Unë isha e vetme nga Shqipëria, por jo e vetmja shqiptare, pasi takova Besnik Shukin, redaktor në agjencinë e lajmeve MIA të Maqedonisë Veriore, me të cilin kisha qenë rreth 5 vite

më parë në Estoni. Ushqimi në Kinë është shumë i shijshëm e ka aq shumë asortiment­e në tryezat e rrotullues­hme sa nëse s'të pëlqen diçka, ke alternativ­a zëvendësue­se sa të duash. Ndërsa në Changsha duhet të bëni kujdes të zgjidhni të duhurat, pasi janë tejet pikante, përvëluese thënë më mirë. Gjëja e parë që duhet të bëni me të mbërritur në Kinë është të blini një numër që kushton rreth 20 euro e ka ofertë interneti mjaftueshë­m, pasi aty po nuk kishit VPN në celularin tuaj, do e keni shumë të vështirë dhe komunikimi­n me ' WiFi'. Dhe e dyta, thyeni paratë në Juan, sepse nuk hasni lehtësisht këmbimore parash, dhe në disa hotele nuk ka.

SHESHI I REVOLUCION­IT

Mezi prisja të vinte e nesërmja, sepse ishte e pamundur të dilja atë darkë. Kjo edhe për një arsye të thjeshtë, sepse do takonim profesor Wang YIWEI, i cili do të na fliste për iniciativë­n e ' Rrugës së Mëndafshit' dhe lidhjet zinxhir që do krijonte kjo mes Kinës e thuajse të gjitha shteteve. Ah se mu kujtua. Edhe në aeroport, në kontrollin e pasaportav­e, ne vendet që përfshihem­i në ' Rrugën e Mëndafshit', kemi sportelet tona, "Belt and Road Iniciative", i përcaktuar ndryshe "Rrugët e Reja të Mëndafshit", gjë që më bëri të ndjehem e favorizuar, sepse nuk has radhë. Profesor Wang është me famë ndërkombët­are. Në jetën e tij akademike numërohen 20 libra, mbi 200 analiza akademike dhe 1000 komente në shtyp. Profesori na shpjegoi se BRI ( Belt and Road Iniciative) do të mbulojë 65 vende ose 4.4 bilionë njerëz, ndryshe 63 për qind të botës dhe 29 për qind të GDP botërore, duke u bërë korridori ekonomik më i gjatë në rruzull. Ai na tregoi për eksperienc­ën kineze, sipas së cilës: Nëse do të bëhesh i pasur, ndërto rrugë; nëse do të bëhesh më i pasur, ndërto rrugë automobili­stike; nëse do të bëhesh me pasuri, ndërto rrugën e internetit dhe nëse do të pasurohemi së bashku, ndërlidh rrugën mes Kinës dhe botës nëpërmjet BRI. Qëllimi kryesor i "Bealt Road Iniciative" është lehtësimi i investimev­e dhe i tregtisë, fuqizimi i bashkëpuni­mit ekonomik e teknik, shfrytëzim­i i tregut të madh euroaziati­k, optimizmi i shpërndarj­es së burimeve e tregtisë, progresi i integrimit ekonomik rajonal dhe realizimi i zhvillimit të sinkronizu­ar socialekon­omik. Një nga propozimet ambicioze të Kinës është rruga ekspres e detit dhe tokës që lidh portin e Pireut në Greqi me Maqedoninë Veriore, Serbinë e në fund me Hungarinë. E gjitha kjo më risolli në mend një shprehje të mendimtari­t kinez Konfucit, i cili pat thënë: "Kjo botë do të ndahet pas bashkimit e më pas do të bashkohet pas ndarjes"…

Sheshi "Tiananmen" duket si i ngrirë 30 vjet pas ditës së 4 qershorit, ku tanket shtypën qindra apo mijëra protestues ( shifra nuk dihet e saktë), pas urdhrit të udhëheqësi­t Deng Xiaoping. Në hyrje të sheshit, i cili lidhet edhe me qendrën historike të Pekinit skanerë e policë kontrolloj­në çantat e njerëzit. Në këtë shesh ndodhet mauzoleumi i njeriut mbase më të rëndësishë­m në Kinën e shekullit XX, emrin e të cilit e kisha kyçur prej vitesh mes librave të historisë para ' 90- ës, Mao Cedung. Nuk e di pse atë ditë s'mundëm të afroheshim për ta vizituar e sipas një vajze që takova në rrugë, kishte pasur një aktivitet, ndaj kishte edhe shumë policë. Gjithsesi, nëse jeni pranë sheshit "Tiananmen", vizitoni rrugicat e "Qianmen"- it dhe hani një drekë apo darkë në restoranti­n më të famshëm që quhet "Roast Duck Restaurant", ( Pata e Pjekur) që ruante autenticit­etin e recetës si dhe pamjen e jashtme të fasadës, ndërtuar në kohën e dinastisë Qing. Në dorë më ra një gazetë kineze, faqosja e së cilës ishte ndryshe nga tonat dhe në bisedën që patëm me Unionin e Gazetarëve Kinezë që ka anëtarë 213 grupe mediatike, përfshi "Xinhua News", "The People Daily News", "China National Radio"…, liria e medias është në nivele të larta. Në Kinë botimi i lajmeve të rreme është i dënueshëm me burg dhe njerëzit nuk kanë akses të hedhin lloj- lloj videosh në media.

UNIVERSITE­TI I PEKINIT

"Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e dlirë…" e interpretu­ar nga një studentë kineze që studion gjuhë shqipe, i bën edhe më të fuqishme vargjet e të madhit Naim Frashëri ndërsa unë e Besniku, shqiptar i Maqedonisë, përlotemi tek dëgjojmë në sallën e mbushur me studentë, gjuhën tonë. Universite­ti Ndërkombët­ar i Studimeve në Pekin ( BISU), multidisip­linar, u themelua në vitin 1964 me suportin e Zhou Enlait dhe ofron degë menaxhimi, ekonomik, letërsi, gjuhë të huaja, 20 të tilla mes të cilave edhe shqipja, si dhe turizëm dhe rreth 10 mijë studentë, përfshi dhe 700 studentë të ardhur nga vende të ndryshme të botës. Në katedrën e Gjuhës Shqipe, e cila ka dy vite që është hapur janë 20 studentë, të cilët ndiqen nga tre pedagogë, mes të cilëve një shqiptar. Sipas tyre, problem mbetet mungesa e teksteve në gjuhën shqipe, ndërsa burim është vetëm interneti. Kisha tentuar të lidhem me ambasadori­n shqiptar në Kinë, z. Selim Belortaja, por ai edhe pse e lexoi mesazhin, nuk ktheu asnjë përgjigje… Përpjekje të dytë për ta pyetur mbi nxitjen e të mësuarit të shqipes në Pekin, nuk bëra. Për fat nuk pata ndonjë problem gjatë qëndrimit tim në Kinë, se ndryshe do më duhej ta zgjidhja vetë. Pas shpjegimit nga dekania e universite­tit të Pekinit mbi programet, bursat e mundësitë e mira të shkollimit aty, studentët më ftuan në klasën e tyre ndërsa kishin përgatitur një program me historinë e Shqipërisë, recitim poezish, mes të cilëve Dritëro Agolli dhe Edison Ypi si dhe një këngë përmbyllës­e, të cilën e kënduam të gjithë. Disa prej tyre do të vijnë në Tiranë për të ndjekur një vit studimi që të përvetësoj­në shqipen mes nesh dhe shpresoj që Universite­ti i Tiranës t'ua lehtësojë e bëjë më të këndshëm qëndrimin në Shqipëri. Kur sheh se ka plot shqiptarë nëpër botë, fëmijët e të cilëve nuk flasin shqip, mu rrit respekti për këta të rinj që vlerësojnë gjuhën time, gjuhën tonë. Pas përqafimev­e të ngrohta që më dhuruan, klasa e shqipes më kishte blerë dhe një dhuratë për kujtim, një komplet çaji porcelani, super i bukur.

MURI I MADH KINEZ

Padyshim është një ndër destinacio­net më të frekuentua­r në botë, e një nga gjërat që duhet të bëni gjatë jetës suaj, sipas sugjerimev­e të kanaleve me famë botërore. Muri i Madh i Kinës është vetëm 70 kilometra nga Pekini dhe i është vënë si kurorë maleve në një gjatësi prej 21,196 km kilometras­h. Biletat për të shkuar me teleferik në majë të malit nuk janë të shtrenjta e po ashtu edhe nëpër muze, të cilët më lanë një përshtypje të jashtëzako­nshme.

NË PROVINCËN E SHANDONG

Arritëm në mbrëmjen e vonë në Jinan, që është "kryeqyteti" i provincës së Shandongut mes trenit që morëm në Pekin e që ecte me 308 kilometra në orë. Në këtë provincë ka origjinën mëndafshi dhe akademia e parë e debatit filozofik, sepse edhe Konfuci në Shandong ka lindur. Ajo është një provincë e lashtë që laget edhe nga deti, rrethohet nga male dhe për sa i përket zhvillimit ekonomik, në vitin 2018 me GDP 6.4 për qind, u rendit e treta në të gjithë ekonominë kineze. Në Shandong, UNESCO mbron 4 destinacio­ne, Malin Tai, tempullin dhe varrin e Konfucit dhe rezidencën e familjes Kong në Qofu, Grand Kanalin, kanalin e madh Pekin Hangzhou dhe Murin e madh të Qi- së, muri më i vjetër në Kinë, që nisi të ndërtohej në vitin 685 Para Krishtit. Jinanin mund ta përcaktoj si qytetin e dritave,

 ??  ?? Në sheshin "Mao Cedung”, në
Shaoshan, vendlindje­n e ish- liderit kinez
Në sheshin "Mao Cedung”, në Shaoshan, vendlindje­n e ish- liderit kinez
 ??  ?? Në sheshin "Tiananmen" në Pekin, 30 vjet pas revolucion­it
Në sheshin "Tiananmen" në Pekin, 30 vjet pas revolucion­it
 ??  ?? Me studentët e ‘ Gjuhës Shqipe’ në universite­tin ‘ BISU’ të Pekinit
Me studentët e ‘ Gjuhës Shqipe’ në universite­tin ‘ BISU’ të Pekinit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania