Gazeta Shqiptare

Dasmë me 600 të ftuar në Shëngjin, ja kur i thotë ' po' Afrona Bleros

Nga festa e beqarisë në Mikonos, modelja thotë fjalët e ndjera për këngëtarin 3 fustane nusërie e shumë surpriza, çifti shqiptar tregon detaje të reja

- Pamela Aliaj

Pas një pritjeje të gjatë, Afrona Dika dhe këngëtari Blero do i japin fund beqarisë. Ata kanë rrëfyer se në shtator do të organizojn­ë një dasmë madhështor­e në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku do të jenë të ftuar 600 persona mes tyre dhe shumë personazhe të njohur VIP. Ndërkohë pak ditë më parë Afrona bëri festën e beqarisë në ishullin Mikonos të Greqisë dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ka zbuluar detaje të ndryshme në lidhje me ceremoninë e dasmës. Data 21 shtator do të jetë dita e madhe për çiftin, i cili më në fund do të bëhet bashkë për të nisur një jetë të re e për të gëzuar një status të ri. Gjithashtu, nga intervista virtuale, Afrona ka zbuluar se do të ketë në

dasmë plot 3 fustane. Ndërkaq, kujtojmë se përgatitje­t për dasmën çifti i ka nisur prej kohësh. Këngëtari pak javë më parë zbuloi kostumin e tij, ndërsa Afrona ka provuar disa fustane nusërie. Në 14 qershor Afrona u nis drejt ishullit grek Mikonos për të festuar me miket e saj për ditët e fundit të beqarisë. Ajo ka publikuar në publikuar disa foto dhe video të ndryshme në "Instastory" nga festa e beqarisë nga pamjet duket qartë se ato po qëndrojnë në një hotel shumë luksoz. Ajo ka publikuar dhe fotografit­ë e para nga atje në "Instagram", ku nusja e ardhshme shfaqet me bikini të bardha, si dhe tregon pamjen e vendit ku po qëndron me shoqërinë e saj. "Nëse e gjen dikë që të bën të buzëqeshës­h, që të kontrollon shpesh për ta ditur nëse je mirë, që kujdeset për ty dhe që dëshiron më të mirën për ty, mos e lë të shkojë", është shprehur Afrona për Bleron. Mezi presim të shohim në shtator modelen bukuroshe të veshur nuse. Me siguri do të jetë një ndër eventet më të bukura të këtij viti!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania