Gazeta Shqiptare

I mbijetuari i atentatit Aleksandër Baho rrëfen në polici: Si na qëlluan me breshëri atentatorë­t

Ngjarja dyshohet të ketë marrë shkas për larje hesapesh, ose prishje të pazareve të drogës Viktima Klevi Baho iu kundërpërg­jigj autorëve me armë, gjendet pistoleta e përdorur nga 22- vjeçari

-

Një ditë pas atentatit mafioz të ndodhur në fshatin Murras të Elbasanit dhe ku mbeti i vrarë me breshëri kallashnik­ovi Klevi Baho 22 vjeç dhe u plagos rëndë i vëllai, Aleksandri janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se Aleksandri, i cili dyshohet të ketë qenë dhe shënjestra e atentatit njihet si miku i ngushtë i Admir dhe Genc Tafilit, i pari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë vrasjesh dhe veprash të tjera penale, ndërsa i dyti, i liruar prej kohësh. 29- vjeçari ka parë me sy se si ia vranë vëllain e vogël, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu në Itali. Ka qenë Aleksandri, ai që ka treguar ngjarjen me detaje në polici dhe si ia vranë vëllain e vogël. Ndërkohë, policia dhe Prokuroria e Elbasanit po hetojnë intensivis­ht për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje që i mori jetën Klevi Bahos. Burime pranë grupit hetimor dje bënë me dije se po hetohet në disa pista në lidhje me atentatin e kryer ndaj dy vëllezërve Baho në afërsi të banesës së tyre. Paraprakis­ht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh, ose prishje të pazareve të drogës. Po të njëjtat burime dje bënë me dije se në momentit e sulmit me breshëri kallashnik­ovi nga dy atentatorë­t, është kundërpërg­jigjur me armë viktima Klevi Baho. Sipas hetuesve të çështjes, në vendin ku u gjet i trupi i pajetë i 22- vjeçarit është sekuestrua­r edhe një pistoletë tip "Glock". Arma është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme. I mbijetuari i atentatit të dy ditëve më parë, Aleksandër Baho është person i njohur për policinë shqiptare dhe atë të shtetit fqinj, Italisë. Më 13 shkurt të 2016, ai ka rënë pre e një atentati të mirorganiz­uar në Itali pas të cilit, Aleksandri ka mbetur me pasoja të rënda shëndetëso­re. Aktualisht, ai është një person me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, mësohet se 29- vjeçari që u plagos me tri plumba në shpatull në atentatin ku iu vra vëllai ka qenë i ndaluar edhe në Shqipëri, si i dyshuar

për një sërë veprash penale ku ndër to, edhe për vrasje. Ndërsa, miqësia me vëllezërit Genci dhe Admir Tafili ka nisur pikërisht kur Baho vuante dënimin në Burgun e Peqinit.

VRASJA

Ngjarja ka tronditur familjen Baho dhe të afërmit e saj, por më shumë vëllain, Ale

ksandrin, i cili ka parë gjithçka. Atentati ka ndodhur rreth orës 00: 45 të natës në fshatin Murras të Elbasanit. Klevi, sipas të dhënave të marra nga familjarët e tij, ka qenë duke ecur buzë rrugës nacionale të fshatit. Ai ka qenë duke shkuar në shtëpi pas qëndrimit në një lokal të zonës. Në momentin që ka qenë duke ecur, shumë pranë një pike karburanti, atij i ka dalë përpara një person duke iu drejtuar me fjalët: "Ti je Klevi?" 22- vjeçari ka ditur të manovrojë duke i thënë "jo" dhe është larguar. Për mosnjohjen e tij, ka shërbyer edhe një kapele që i riu kishte nisur të mbante në kokë kohët e fundit. Pasi ka përshkruar një distancë, i ka telefonuar vëllait të tij për ndihmë dhe ky i fundit ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhej me makinë. Por rrugës, duke shkuar në banesën e tyre, ata janë ndjekur nga një mjet. Pasi janë afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të makinë tip "Audi", ku gjendeshin dy vëllezërit. Ende nuk është e qartë pse Aleksandri ka ndaluar mjetin dhe vëllai i tij për t'u shpëtuar plumbave ka dalë nga mjeti në tentativën për t'u fshehur. Kanë qenë familjarët dhe banorët e fshatit që kanë dalë jashtë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës. Ata kanë identifiku­ar 30- vjeçarin shumë pranë derës së mjetit të plagosur dhe e kanë nisur direkt në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Me shenja jete është gjetur edhe Klevini, i shtrirë dhe i plagosur rëndë poshtë një ure. Por, gjatë transporti­mit për në spital, 22- vjeçari ndërroi jetë. Në vendngjarj­e u gjetën 35 gëzhoja kallashnik­ovi, me të cilën autorët qëlluan ndaj dy vëllezërve. Policia menjëherë pas ngjarjes ka ngritur postblloqe për të kapur autorët e dyshuar, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tyre.

 ??  ?? 22- vjeçari i vrarë, Klevi Baho
22- vjeçari i vrarë, Klevi Baho
 ??  ?? 29- vjeçari që i shpëtoi atentatit, Sandër Baho
29- vjeçari që i shpëtoi atentatit, Sandër Baho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania