Gazeta Shqiptare

Shqiptarët e pinë viagrën e rezistencë­s

-

mijë votuesit e zgjedhjeve të mëparshme.

Po a duhet konsiderua­r kjo një fitore?

E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një ngushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeminist­ri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste - ato votime që OSBE- ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes - duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do t'u bindej liderëve të tij.

Për javë e javë me radhë Edi Rama propagando­i se edhe ata që nuk e donin atë, edhe ata që kërkonin ta largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikua­r se nuk mund t'i mbante peng për tekat e një grushti njerëzish.

30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por refuzimi që iu bë këtij regjimi ishte plebishita­r, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD- së dhe LSI- së.

Prandaj edhe sikur ta marrim të mirëqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mirë, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër.

Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administra­tës publike që u kërcënuan, u shantazhua­n me bukën e fëmijëve, u detyruan të fotografoj­në vizat mbi gishta dhe t'i postojnë në rrjetet sociale, por në fund u hakmorën duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, shkarravit­ën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Të gjithë së bashku, secili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiraci­on që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentet mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshi­n negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto "zgjedhje" i kërkonte Amerika.

Ata i refuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokra­të, që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun.

Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikoj­në të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe refuzimin ndaj Tiramisë.

Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demonstrua­n se "iu ngrihet", se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitu­r çdo baxhellë që u del përpara.

"Lapsi. al"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania