Pagesë suplementare për mbi 23 mijë pensionistë, si do të përllogaritet shtesa
Ku duhet ta bëjnë kërkesën të moshuarit, kategoritë përfituese
me dije se kontributet për të punësuarit mbi moshën 48 vjeç, në masën sipas përcaktimeve në shkronjat "a" dhe "b", të pikës 2, të këtij neni, mblidhen dhe derdhen në fondin e sigurimeve shoqërore, sipas procedurave për mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore të detyrueshme, të përcaktuara në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Në Fletoren Zyrtare theksohet se diferenca ndërmjet efektit financiar të dy llojeve të përfitimeve, sipas këtij ligji, me kontributet shtesë, do të përballohet nga fondet e buxhetit të shtetit. Shuma vjetore e transfertës nga buxheti i shtetit dhe procedurat e financimit të fondit të sigurimeve shoqërore miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Përfitimet nga ky ligj nuk tatohen.
INDEKSIMI
Përfitimet, sipas këtij ligji, indeksohen çdo vit, sa herë indeksohen edhe pensionet e caktuara sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Indeksi dhe koha e zbatimit të tij përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë të fundit bëhet me dije gjithashtu se personat të cilët kanë përfituar, ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë periudhë sigurimi në profesion, punonjësit e nëntokës 12.5 vjet, punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, burrat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgjisë; burrat 20 vjet, gratë 15 vjet. Gjithashtu, punonjësit e këtyre industrive kanë të drejtën e trajtimit me pension për shkak të profesionit, deri në 15 vite përpara moshës së pensionit nga skema e detyrueshme.