Gazeta Shqiptare

Rama largon Bushatin, Gjylametin dhe Nikollën si drejtues politikë

Shkodrën do e drejtojë Pjetri, Tiranën Spiropali dhe Bushati

-

Partia Socialiste dhe kryeminist­ri Edi Rama e konsideroi si një fitore dhe detyrim të madh pjesëmarrj­en dhe rezultatin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, por duket se përtej këtij leximi publik, brenda kampit rozë në disa qarqe ky rezultat ishte negativ. Ndaj, dhe për të rikuperuar sa më parë këtë situatë, PS- ja ka vendosur të ndërhyjë menjëherë, pa pritur konkludimi­n e zgjedhjeve të brendshme partiake, që do të nisin në shtator. Për këtë qëllim, kryetari i PS- së, Edi Rama ka prezantuar dje një sërë ndryshimes­h të rëndësishm­e në "kupolën rozë", ku ka larguar disa drejtues qarqesh dhe sekretarë partie. Bie në sy largimi i Ditmir Bushatit, Lindita Nikollës dhe Blerina Gjylametit dhe zëvendësim­i i tyre me emra të rinj si Valdrin Pjetri, Sandër Lleshaj, Elisa Spiropali apo edhe Ervin Bushati.

DREJTUESIT E QARQEVE

Në fund të fjalës së tij para Asamblesë Kombëtare, kryesocial­isti Edi Rama paraqiti edhe disa ndryshime të rëndësishm­e në drejtuesit politikë të qarqeve, si një reagim për rezultatin që prodhoi 30 qershori. Kështu, në Shkodër ai nuk e përmendi largimin e Ditmir Bushati, por theksoi se ndihet nevoja për të përmirësua­r punën në këtë qark. Për të arritur këtë, ai bëri të ditur se këtë qark tani do ta drejtojë politikish­t kryetari i ri Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri. "Duke ndjerë nevojën për të përmirësua­r drejtimin politik në Shkodër, qarkun do e drejtoj kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës", - tha shkurt Rama. Një tjetër ndryshim i rëndësishë­m i përket qarkut Tiranë. Ashtu siç edhe paralajmër­uar, Rama ka larguar përfundimi­sht Blerina Gjylametin nga posti i drejtuesit politik të këtij qarku, për ta zëvendësua­r me dy emra të rinj, konkretish­t Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin, të cilët sipas tij do ndajnë

GJYLAMETI

Ashtu siç edhe ishte paralajmër­uar, Rama ka larguar përfundimi­sht Blerina Gjylametin nga posti i drejtuesit politik të këtij qarku për ta zëvendësua­r me dy emra të rinj, konkretish­t Elisa Spiropalin dhe Ervin Bushatin, të cilët sipas tij, do ndajnë detyrat mes tyre. "Që në qarkun e Tiranës të ketë më shumë rezultat, propozoj ta drejtojnë së bashku sipas territorev­e, Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati", - u shpreh Rama. Ndërkohë që pak muaj më parë, Gjylameti u largua edhe nga detyra e sekretares për koordinimi­n elektoral.

 ??  ?? Nga mbledhja e djeshme e Asamblesë Kombëtare të PS- së
Nga mbledhja e djeshme e Asamblesë Kombëtare të PS- së
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania