Gazeta Shqiptare

Rama: Dora ime për opozitën mbetet e shtrirë dhe gati për të shkruar

Kreu i socialistë­ve deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit i fituan qytetarët, por jo PS "Nuk ka marrëveshj­eje politike për të ndenjurat e politikanë­ve"

-

Kryetari i Partisë So cialiste e ka kon sideruar 30 qershorin një fitore të qytetarëve, por jo të Partisë Socialiste. Duke folur në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare, pas zgjedhjeve vendore, ku u morr në analizë procesi zgjedhor i 30 qershorit, kryeminist­ri ka qenë kritik me të vetët, ndërsa ka theksuar se ajo që kanë bërë socialistë­t në qeverisje shpesh herë nuk ka qenë gjëja e duhur. "Të jemi të qartë 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne, ndërsa gjithçka vjen pas 30 qershorit duhet ta fitojmë ne për qytetarët. Ne, nga ana jonë, është shumë e rëndësishm­e që ta besojmë deri në fund dhe ta ngulisim thellë në mendjen tonë dhe në mendjen e gjithë kësaj familjeje politike se ne nuk i fituam ngaqë nuk kemi bërë vetëm punë shumë të mira, apo të mira, kemi bërë edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse i kemi bërë gabim, madje ndonjë e kemi bërë edhe keq", - tha Rama në fjalën e tij. Më tej ai shtoi se puna e socialistë­ve në qeverisjen e deritanish­me nuk vlen aspak për të shkuar në sfidat e reja elektorale, ndaj dhe ka kërkuar prej përfaqësue­sve të kësaj force në çdo nivel qeverisje reflektim dhe reagim të menjëhersh­ëm për të ndryshuar. "Rendimenti ynë qeverisës, në çdo nivel, nuk mjafton aspak pas 30 qershorit. Sidomos niveli i shërbimit të njerëzve të zakonshëm në këtë shtet, jo vetëm nuk mjafton, por nuk na nderon fare dhe duhet të na shqetësojë shumë të gjithëve. Nëse nuk e kuptojmë këtë sa më parë, aq më shpejt njerëzit pas 30 qershorit do humbasin durimin me ne, do jenë shumë më pak të prirur të mirëkuptoj­në edhe gabimet tona dhe nuk do kenë asnjë gatishmëri për të na falur kusure që na i kanë falur, për hir të të vërtetës deri në 30 qershor", - u shpreh Rama. Ndaj përveç ndryshimev­e në funksionet e larta drejtuese ai ka paralajmër­uar se të gjithë ata që nuk do të kapin dot ritmin për të ndryshuar, nuk do të jenë më pjesë e kësaj force politike. "Kush nuk do t'i përgjigjet ritmit që kërkon 30 qershori, nuk do jetë më në projektin tonë politik të vitit 2021! Kush nuk do bëjë kilometrat e veta që i imponon 30 qershori, do dalë

nga projekti ynë politik i vitit 2021! Ashtu sikundër, dua ta them që sot, sepse është gjëja e fundit që dëshiroj që të ndodhë, do të dalë jashtë nga kjo familje e madhe politike çdo kryebashki­ak që do bëjë gabimin të mendojë se tani që ka marrë mandatin mund të bëjë pa njerëzit dhe mund të bëjë dhe pa ne", - shtoi kryetari i PS ndërsa theksoi nevojën për një hapje të re dhe të madhe të kësaj force. Në fund të fjalës së tij Rama u ndal edhe te marrëdhëni­et me opozitën duke u shprehur i gatshëm për një marrëveshj­e me të në të mirë të vendit. "Patjetër që ne duam paqe politike, por një

paqe politike për Shqipërinë që duhet të nisë me Shqipërinë, jo me karriget e duhet të bitiset për Shqipërinë, jo për karriget kështu që dora ime mbetet e shtrirë, gati për të shkruar prap kur të vijë momenti", - tha Rama, ndërsa theksoi se reforma zgjedhore sipas rekomandim­eve të OSBE / ODIHR dhe porosisë së Këshillit Europian mbetet një sfidë e përbashkët ku mund të kontribuoj­në të gjitha palët. Ndërkohë që nga ana tjetër ai ka theksuar se pavarësish­t kësaj gatishmëri­e për t'u marrë vesh me opozitën, nuk ishte i gatshëm që të bënte kompromis në kurriz të reformës në drejtë

ZGJEDHJET

"Të jemi të qartë 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne. Ne, nga ana jonë, është shumë e rëndësishm­e që ta besojmë deri në fund dhe ta ngulisim thellë në mendjen tonë dhe në mendjen e gjithë kësaj familjeje politike se nuk i fituam ngaqë nuk kemi bërë vetëm punë shumë të mira, apo të mira, kemi bërë edhe punë që më mirë të mos i kishim bërë fare, sepse i kemi bërë gabim, madje ndonjë e kemi bërë edhe keq"

si. "Reforma në drejtësi, as nuk negociohet, as nuk diskutohet, vetëm mbështetet dhe duhet të jetë shumë e qartë që unë personalis­ht e di që ka shkolla të ndryshme mendimi në lidershipi­n e Partisë Socialiste, nuk kam disponim minimal për asnjë lloj marrëveshj­eje politike për të ndenjurat e politikanë­ve dhe për asnjë lloj marrëveshj­eje politike që rrezikon ose mund të rrezikojë potenciali­sht, të pengojë drejtësinë të merret me këdo që mund të jetë subjekt i drejtësisë, qoftë djathtas, qoftë majtas, qoftë në mes, qoftë lartë, qoftë poshtë, qoftë këtu brenda, qoftë jashtë kësaj salle", - tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania