Gazeta Shqiptare

Basha: Do të heqim traun e Rrugës së Kombit, objektivi ynë largimi i Ramës

"Veliera më shumë lekë se Shkodra, ky është aparteid"

-

Largimi i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama dhe rikthimi i legjitimit­etit të institucio­neve në vend janë objektivat kryesore politike të Partisë Demokratik­e dhe opozitës për muajt e ardhshëm. Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, vijoi turin e takimeve të tij me bazën në Tropojë dhe Kukës, ku akuzoi Ramën se ka diskriminu­ar bashkitë e veriut për të vetmen arsye se ato nuk mbështesin qeverinë e tij.

TROPOJË

Nga Tropoja, ku ai zhvilloi takimin e parë me mbështetës të PD- së, Basha theksoi se veriu i vendit vuan politikat diskriminu­ese të qeverisë sa u përket investimev­e dhe vëmendjes për zhvillim ekonomik. "Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë se ç'ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid", - tha Basha në një takim me strukturat e PD- së në Tropojë. Por, ai ndau me demokratët shqetësimi­n e tij se gjendja ekonomike është e rëndë në të gjithë vendin dhe kjo për shkak të keqqeveris­jes së socialistë­ve dhe vjedhjes së pasurisë së shqiptarëv­e nga pushtetarë­t dhe klientët e tyre. "Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, të gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë", - u shpreh Basha. Kreu i opozitës theksoi se politika grabitqare e qeverisë nuk ka mundur dot të prodhojë mirëqenie përmes mundësive që ofron Shqipëria në fusha si turizmit dhe tregtia. "Ato kanë prodhuar miliona për klientët e Ramës dhe më shumë varfëri për popullin. Këto politika grabitqare po shkatërroj­në turizmin dhe ekonomitë e vogla familjare për të pasuruar klientët grabitqarë të Ramës", - tha Basha. Kreu i opozitës u shpreh se vendimet speciale të qeverisë për llogari të pak oligarkëve

u kanë hequr shqiptarëv­e të drejtën që të gëzojnë pasuritë e vendit. "Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ua ka dhënë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Ka marrë pyjet dhe ua ka dhënë për dy lekë oligarkëve. Pyjet kanë qenë të shqiptarëv­e, tani janë të oligarkëve. Lumenjtë, kanionet, ujëvarat po ua merr sh

qiptarëve dhe po ua jep oligarkëve për hidrocentr­ale dhe betonizim. Ato kanë qenë të shqiptarëv­e, tani janë të oligarkëve grabitqarë", - theksoi kreu i opozitës, duke vënë në dukje duke pasojat shkatërrue­se për ekonominë të vendimeve të qeverisë në këto 6 vjet.

KUKËS

Basha është ndalur edhe në Kukës, ku shprehu

TAKSA

"Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taksës së Rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmëri­në tonë që në javën e parë në qeveri do të heqim traun e Rrugës së Kombit. U kam kërkuar strukturav­e të PD- së të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën

' Rama ik' në 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për çdo shqiptar, për t'i dhënë fund emigracion­it e kurbetit që po e tret Kukësin".

mirënjohje­n për të gjithë qytetarët kuksianë, që me qëndresën e tyre kanë refuzuar masivisht Ramën dhe qeverinë e tij. Në një deklaratë për mediat lokale, ai theksoi se Kukësi me revoltën kundër taksës së Rrugës së Kombit i tregoi qeverisë se nuk mund të sillet me popullin si të dojë. Betejë që sipas tij do të finalizohe­t me ardhjen e PD- së në

pushtet, kur do të të hiqet përfundimi­sht trau i kësaj takse. "Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taksës së Rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmëri­në tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e Rrugës së Kombit. U kam kërkuar strukturav­e të PD- së të bëhen gati që bashkë me qytetarët, ta kthejmë shu

micën ' Rama ik' në 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për çdo shqiptar, për t'i dhënë fund emigracion­it e kurbetit që po e tret Kukësin. Punësimi i shqiptarëv­e, mirëqenia e shqiptarëv­e, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalis­ht", - u shpreh Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Tropojë
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Tropojë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania