Gazeta Shqiptare

PD: Pensioni minimal do jetë 250 dollarë, rimëkëmbje e ekonomisë

-

Partia

Demokratik­e ka akuzuar dje qeverinë se po varfëron çdo ditë shqiptarët nëpërmjet abuzimit me pasuritë publike. Përmes një daljeje për mediat nga selia blu, ish- deputetja e PD- së, Oriola Pampuri, deklaroi se treguesit më të spikatur të qeverisë së Edi Ramës janë dy: rritja e abuzimit me pasuritë publike dhe rritja e varfërisë. Duke iu referuar raporti të KE- së, Pampuri tha se shkalla e varfërisë në Shqipëri është rritur në 35.2%. "Raporti fakton shqetësimi­n kryesor të opozitës se, me blerjen e pushtetit përmes parave të pista të krimit dhe korrupsion­it, Edi Rama ka braktisur çdo përgjegjës­i për mirëqenien e qytetarëve. Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojtur­at, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët dhe egjiptianë­t. 35.2 për qind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale", - tha Pampuri. Sipas saj, Komisioni Europian rrëzon si të dyshimtë skemën e ndihmës ekonomike, të denoncuar si të padrejtë, përjashtue­se dhe abuzive nga Partia Demokratik­e. Më tej, ajo theksoi se me ardhjen e PD- së në pushtet, do të jetë synim lufta kundër varfërisë dhe rritja e pensionit minimal në 250 dollarë. "Lufta kundër varfërisë, rritja e pensioneve minimale në 250 dollarë janë prioritete në planin e Partisë Demokratik­e për rimëkëmbje­n e ekonomisë. Por që ky plan të realizohet, vendit i duhen zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është beteja jonë, të cilën do ta luftojmë pa bërë asnjë hap pas", - tha Pampuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania