Gazeta Shqiptare

Kreu i PD: Zgjedhje të parakohshm­e dhe lokale pa Ramën kryeminist­ër

-

turit të tij taki meve në veri të vendit, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, u ndal edhe në Has, ku tha se në 6 vjet qeverisje, Edi Rama shkatërroi tri themelet e bashkëjete­sës demokratik­e, pluralizmi­n, zgjedhjet e lira, shtetin e së drejtës. "Farsa e 30 qershorit i shërbeu mbarë botës për të parë se ky njeri nuk bën dot zgjedhje. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron, vetë tabulon, vetë shpall rezultatin, prapësepra­pë, nuk rri dot pa i vjedhur zgjedhjet. Për pushtetin dhe pasurinë e tij, është i gatshëm t'i vërë kazmën pluralizmi­t dhe demokracis­ë", - tha Basha. Lulzim Basha vuri në dukje se aksioni politik i opozitës do të vazhdojë deri në përmbushje­n e objektivit, që janë zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re, në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale nën kujdesin e një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën. Lideri i opozitës shprehu vendosmëri­në për të konkretizu­ar mesazhin e dyfishtë të 30 qershorit, refuzimin ndaj Edi Ramës dhe kërkesën për ndryshim. "Ndryshimi i thellë, ekonomik dhe politik është prioriteti numër një i Partisë Demokratik­e, e cila ka një program të qartë që zgjidh problemet e biznesit, zgjidh problemet e rinisë, të fermerëve, zgjidh problemin e papunësisë, si problemi kryesor i vendit", - u shpreh Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania