Gazeta Shqiptare

OSBE letër Ramës: Ndrysho paketën antishpifj­e për mediat online

Përfaqësue­si i OSBE i ka dërguar kryeminist­rit një rishikim ligjor mbi ndryshimet "I jep AMA- s fuqi që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes"

-

Organizata për Siguri dhe Bashkëpuni­m Europian ( OSBE) ka shprehur sërish rezerva në lidhje me paketën antishpifj­e të miratuar nga qeveria pak javë më parë, ndaj ajo thekson se ka nevojë për ndryshime të tjera për ta sjellë në përputhje me standardet e kërkuara dhe për të respektuar lirinë e shprehjes. Përfaqësue­si i OSBE- së për Lirinë e Medias, Harlem Desir i ka dërguar Kryeminist­rit të Shqipërisë Edi Rama një rishikim ligjor mbi ndryshimet në Ligjin për Mediat Audiovizua­le në Shqipëri, ligjin për Komunikime­t Elektronik­e, dhe dispozita të tjera përkatëse në lidhje me rregullimi­n e llojeve të caktuara të përmbajtje­ve të ofruara përmes internetit. Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi ndërmjet Zyrës së Përfaqësue­sit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislaci­onit. "Unë e vlerësoj bashkëpuni­min konstrukti­v me autoritete­t, edhe pse disa përmirësim­e në projektlig­je ende duhet të futen. Shpresoj që rekomandim­et tona të merren parasysh dhe se modifikime­t do të futen gjatë procesit parlamenta­r për të siguruar pajtueshmë­ri më të mirë të legjislaci­onin e ardhshëm me standardet ndërkombët­are mbi lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias", - tha Përfaqësue­si i Misionit gjatë publikimit të kësaj analize. Rishikimi ligjor i propozuar nga OSBE propozon, në veçanti, të modifikojë nenin 132/ 1 që i jep AMA- s kompetencë­n për të detyruar ofruesit e shërbimeve të botimeve elektronik­e të publikojnë një kërkesë faljeje, të heqin përmbajtje­n ose të futin një njoftim popup në rastet e shkeljeve të dispozitav­e në veçanti në nenin e ri 33/ 1. Në këtë artikull, referimi ndaj "respektit të privatësis­ë dhe dinjitetit të qytetarëve", i cili është i gjerë, i jep AMA- s fuqi të madhe të re që mund të ndikojë në lirinë e shprehjes. "AMA ose ndonjë organ administra­tiv apo rregullato­r nuk duhet të merret me

çështjet e shpifjes, të cilat duhet të mbeten nën kompetenca­t e gjykatave", - tha Désir. Analiza, gjithashtu, sugjeron një formulim të ri për paragrafin 3 të nenit 132, i cili përcakton mundësinë, në rastet kur shërbimet e medias elektronik­e "mund të favorizojn­ë" veprat penale të pornografi­së së fëmijëve, inkurajimi i akteve terroriste ose shkelja e sigurisë kombëtare, "të bllokojnë qasjen në internet". Formulimi i propozuar synon, gjithashtu, qartësimin e kompetenca­ve të Autoriteti­t Kombëtar për Certifikim­in Elektronik dhe Sigurinë Kibernetik­e ( NAECES), AMA dhe AKEP në këtë fushë. Shqyrtimi ligjor ngre shqetësime rreth kompetenca­ve të dhëna AKEP- it në propozimin për ndryshimin e Ligjit për komunikime­t elektronik­e, lidhur me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, duke përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin ligjor shqiptar. Këto nocione janë shumë të definuara dhe mund të jenë në kundërshti­m me standardet ndërkombët­are të sigurisë juridike, proporcion­alitetit dhe domosdoshm­ërisë dhe nuk përfshijnë rregulla specifike për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Për më tepër, neni 133 i projektlig­jit ende i referohet gjobave ekonomike shumë të larta që do të vendosen në rastet e shkeljeve. "Shpresoj se analiza ligjore, që përfshin një numër rekomandim­esh, do të jetë i dobishëm në diskutimet e mëtejshme. Zyra ime do të vazhdojë të jetë e angazhuar ngushtë në këtë proces, i cili duhet të jetë gjithëpërf­shirës për të gjithë aktorët relevantë deri në përfundimi­n e saj ", - përfundoi Désir.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania