Gazeta Shqiptare

Balla: Meta s'mund të jetë president i një vendi që aspiron BE- në

-

Kuvend

po shkon drejt rrëzimit edhe të kandidatur­ës së tretë të paraqitur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kështu, edhe kandidatur­a e Petraq Milos e propozuar së fundmi nga Meta për këtë post, duket se do ketë të njëjtin fat që patën edhe kandidatur­at e Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit të propozuar më parë nga kreu i shtetit. Këtë vendimmarr­je e ka paralajmër­uar dje kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24" tha se Ilir Meta në këtë rast ka shkelur procedurën ligjore të përzgjedhj­es së kandidatëv­e për kryetar KLSH- je. "Unë bëj pjesë në ato deputetë që ndjek me kujdes procedurat që ndiqen për zgjedhje. Nga lista e shpallur nga presidenca, rezulton se kandidatur­a nuk ka shfaqur interes. Më vjen keq që presidenti jo vetëm shkel Kushtetutë­n, por shkel edhe procedurën", - tha Balla. Ndërkohë që sa i përket konfliktit me presidenti­n, Balla tha se Meta e ka humbur të drejtën për të qenë në atë post. Balla theksoi se Meta nuk është një figurë gjithëpërf­shirëse që ruan unitetin kombëtar, ndërsa shtoi se s'mund të jetë as president i një vendi si Shqipëria që synon integrimin në BE. "Presidenti është një figurë që do të mbajë unitetin kombëtar. Presidenti Meta ka kohë që e ka kthyer presidencë­n si seli opozitare. Nuk mund të jetë Meta president i një vendi që nis bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Meta ka bërë deklarata në dëm të euro- integrimit", - tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania