Gazeta Shqiptare

Meta e NATO: Kërkesë qeverisë t'u përmbahet angazhimev­e

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta i kërkon qeverisë që të përmbushë detyrimet e saja ndaj Organizatë­s së Atlantikut të Veriut sa i përket buxhetimit të forcave të armatosura. Ai priti dje në një takim të veçantë kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO- s, Marshall Sir Stuart Peach, të cilit i shprehu mirënjohje­n për mbështetje­n e dhënë projektin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke garantuar se bashkëpuni­mi me Aleancën ka një rëndësi strategjik­e për sigurinë kombëtare dhe rajonale. Ndër të tjera Meta siguroi se Shqipëria do të vijojë kontribute­t e saj në misionet në Afganistan, Kosovë, Bosnje- Hercegovin­ë, Mali, Detin Egje, Letoni, Rumani, Mesdhe, etj. Duke e vlerësuar si legjitime kërkesën e NATO- s për të ndarjen e drejtë të barrës së përgjegjës­ive, kreu i shtetit theksoi se i ka kërkuar qeverisë, t'u përmbahet angazhimev­e zyrtare të Shqipërisë, duke rritur vit pas viti buxhetin deri në 2% të GDP në vitin 2024. "Shqipëria është një anëtare e NATO- s, e pozicionua­r në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t'u bashkuar me NATO- n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t'ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshm­e, demokratik­e dhe anëtare të denjë të NATO- s, që siç tha Sekretari i Përgjithsh­ëm Stoltenber­g gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracin­ë", - u shpreh kreu i shtetit. Gjithashtu, Presidenti Meta, nënvizoi se roli dhe prezenca e NATO- s në rajon është faktor kyç për sigurinë, paqen dhe stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit shprehu mbështetje­n e tij ndaj përpjekjev­e të qeverisë së Kosovës, për integrimin në NATO dhe ngritjen e Forcave të Armatosura si "kontribut shtesë për sigurinë dhe stabilitet­in afatgjatë të rajonit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania