Gazeta Shqiptare

Raporti i Institutit të Statistika­ve, bum turistësh në qershor, kryeson Kosova

-

shfrytëzua­r sidomos fundjavat. Në vend të dytë janë maqedonasi­t, me rreth 68 mijë hyrje dhe rritje 14,3%. Nga Greqia kanë hyrë 10% shtetas më shumë ( rreth 46 mijë). Shqipëria është kthyer në një destinacio­n të preferuar edhe të italianëve, hyrjet e të cilëve u rritën me rreth 9% ( 41.5 mijë). Rritje të ndjeshme kishin turistët nga Anglia, me 34% ( 14.3 mijë) dhe sidomos nga Mali i Zi me 35% ( rreth 38 mijë hyrje). Të ardhurit nga Zvicra u rritën ndjeshëm me rreth 55%, por gjithsesi ata mbetet shumë të paktët në numër, në rreth 5 mijë persona. Sipas INSTAT, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmuj­orin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018. 95% e shtetasve të huaj kanë ardhur për pushime, ose për vizitë tek familjarët, ( emigrantë me pasaportë të huaj). Në gjashtëmuj­orin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 34,6% ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 6,4%. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Qershor 2019, janë 1.103.782 duke shënuar një rritje me 23,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Qershor 2019, janë 459.567. Krahasuar me qershor 2018, ky numër është rritur 11,8%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit qershor 2019, janë 644.215. Krahasuar me qershor 2018, ky numër është rritur 33,0%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në gjashtëmuj­orin e parë 2019, është 2.656.440 duke u rritur 10,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania