Gazeta Shqiptare

Pasuritë e paluajtshm­e, Tatimet: Rastet ku duhet të paguani detyrimet fiskale

Lista e shërbimeve të tatueshme që lidhen me një pasuri të paluajtshm­e Tatohet edhe e drejta e përdorimit të pasurive

-

do person që ka një pasuri të patund shme në Shqipëri është subjekt i tatueshëm. Gjithashtu, edhe personat që ushtrojnë aktivitet me pronat e paluajtshm­e tatohen. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve, në rubrikën "Tatimet Këshillojn­ë" ka informuar rreth tematikës së furnizimit të shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshm­e. Sipas DPT, Bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 92/ 2014, datë 24.07.2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, furnizimi i shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshm­e, janë të tatueshme në Shqipëri, nëse pasuria e paluajtshm­e ndodhet në Shqipëri. Tatimet bëjnë të ditur se disa nga këto shërbime janë: shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë; furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë që kanë funksion të ngjashëm me të; dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshm­e dhe shërbimet për përgatitje­n dhe bashkërend­imin e punimeve të ndërtimit dhe shërbimet e arkitektëv­e dhe ndërmarrje­ve që mbikëqyrin zbatimin e punimeve;

LIGJI

Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve bën të ditur se ligji parashikon shprehimis­ht shërbimet, të cilat janë të tatueshme në vendin ku ndodhet pasuria e paluajtshm­e. Si shërbime të një natyre të tillë përmenden: a) punimet e ndërtimit të çdo lloji; b) shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë, si: I. shërbimet e vlerësimit të pasurive të paluajtshm­e; II. shërbimet e ndërmjetës­imit

në blerje, në shitje apo në qiradhënie­n e pasurive të paluajtshm­e nga agjentët imobiliarë; III. shërbimet për ndarjen apo kufizimin e pasurisë; c) furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë të ngjashëm me të; d) dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshm­e ku përfshihen: I.

qiradhënie­t e pasurisë së paluajtshm­e për përdorim banimi, industrial, tregtar apo bujqësor; II. të drejtat e përdorimit të rrugëve të komunikaci­onit dhe veprave të artit; III. transferim­et apo koncesione­t e të drejtave të gjuetisë apo të peshkimit në një pjesë të përcaktuar të territorit; IV. shërbimet e magazinimi­t, ruajtjes së përkohshme të mobilieve të zyrës e të tjera mjete; e) shërbimet për përgatitje­n dhe bashkërend­imin, supervizim­in e punimeve të ndërtimit. Sipas tatimeve përveç këtyre shërbimeve, konsideroh­en si shërbime që kanë një lidhje mjaft të ngushtë më pasurinë e paluajtshm­e shërbimet e mëposhtme, lista e të cilave nuk është shteruese: shërbimet e pastrimit të pasurisë së paluajtshm­e; shërbimet e ruajtjes/ mbikëqyrje­s së pasurisë së paluajtshm­e; shërbimet e riparimit dhe të mirëmbajtj­es të pasurisë së paluajtshm­e; shërbimet e ekspertëve në lidhje me vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërbl­imet e caktuara për riparimin e dëmeve të shkaktuara pasurisë së paluajtshm­e, etj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania