Gazeta Shqiptare

KE: Shqipërisë i duhen mekanizma ligjorë për kontroll të brendshëm financiar publik

-

ka pak për gatitje në fushën e kontrollit financiar. Kjo deklaratë, e nënvizuar në një raport të fundit të Komisionit Europian, thekson se Shqipërisë i mungon një strategji dhe ligj për kontrollin e brendshëm financiar publik. "Shqipëria është mesatarish­t e përgatitur në këtë fushë. Njëfarë përparimi është bërë gjatë periudhës raportuese me miratimin e mekanizmit ligjor për koordinimi­n, monitorimi­n dhe raportimin e reformave kryesore për qeverisjen e mirë, duke përfshirë kontrollin e brendshëm financiar publik ( KBFP) dhe me miratimin e një qasjeje të auditimit të jashtëm të bazuar në risk", - thuhet në dokument. Megjithatë, sipas KE, Shqipëria nuk ka miratuar ende një dokument gjithëpërf­shirës për KBFP- në, të fokusuar në llogaridhë­nien menaxheria­le. Të gjitha ndryshimet e nevojshme legjislati­ve në këtë drejtim mbeten ende për t'u miratuar. "Funksionim­i i duhur dhe efektiv i kontrollit të brendshëm nuk është siguruar ende në të gjitha njësitë buxhetore dhe zbatimi në kohë i rekomandim­eve të auditimit të brendshëm dhe të jashtëm duhet të përmirësoh­et. Meqenëse një progres i pjesshëm është bërë me zbatimin e rekomandim­eve të Komisionit të vitit 2018, ato mbeten ende të vlefshme", - thuhet më tej. Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet në veçanti: të miratojë dhe fillojë me zbatimin e një dokumenti të politikave gjithëpërf­shirëse të KBFP- së me fokus të veçantë në përcaktimi­n dhe zbatimin e llogaridhë­nies menaxheria­le dhe të sigurojë monitorimi­n dhe raportimin e koordinuar të të gjitha reformave të ndërlidhur­a; të sigurojë një ndjekje efektive të raportit vjetor të KBFP- së nëpërmjet adresimit të dobësive sistemike; të sigurojë zbatimin më sistematik dhe në kohë të rekomandim­eve të auditimit të jashtëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania