Gazeta Shqiptare

Mashtronte biznesmenë, u premtonte projekte të mëdha ndërtimi, vihet në pranga 64- vjeçarja

-

Krimin Ekonomik dhe Financiar, pas marrjes së kallëzimit nga pronarë të disa bizneseve, se një shtetase, nëpërmjet mashtrimit kishte përvetësua­r fondet e tyre për përfitime personale duke u prezantuar si përfaqësue­se e një organizate të huaj, bënë kapjen dhe ndalimin e V. P., 64 vjeçe, banuese në Tiranë. Mësohet se kjo shtetase prezantohe­j si përfaqësue­se e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatë­s, mashtronte duke përvetësua­r shuma të konsiderue­shme parash nga biznesmenë të ndryshëm, të cilëve u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi. Materialet procedural­e në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania