Gazeta Shqiptare

SHÇBA në aksion, arrestime dhe pezullime të policëve për korrupsion

-

TIRANË - SHCBA në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës ka ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për 5 punonjës policie dhe 1 shtetas, për korrupsion. Lajmi u bë me dije dje nga Ministria e Brendshme. Ndërkaq, mësohet se Gjykata ka dhënë masa sigurie për policët e ndaluar, ku Fiqiri Xhani, 58 vjeç u la në "Arrest me burg", Afinisa Metani 25 vjeçe e Bujar Allka 48 vjeç u lanë në "arrest shtëpie" dhe Fatjon Lunga 35 vjeç, "Detyrim paraqitje". Ndërsa, Emiljano Kacelli 28 vjeç e Florion Dimraj 38 vjeç, u pezulluan nga detyra. Sipas burimeve të mësipërme, të gjithë personat e mësipërm janë efektivë të Rrugores, të cilët shantazhon­in shoferët duke u kërkuar shuma të ndryshme parash për të mos u hequr patentat.

NJOFTIMI I MB

Drejtoria Rajonale e SHÇBA- së Tiranë, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të vitit 2019 regjistrua­r për veprën penale të "Shpërdorim­it të Detyrës" dhe "Korrupsion­it pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike", parashikua­r nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, në ngarkim të punonjësve të policisë së Komisariat­it Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Në përfundim të aplikimit të metodave speciale të hetimit janë grumbullua­r prova paraprake, mbi bazën e të cilave, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur masat e sigurimit në ngarkim të shtetasve: "Arrest me burg" për punonjësin e policisë F. XH., 58 vjeç, nga Tirana. Duke u nisur nga rrethanat familjare referuar të dhënave të gjendjes civile ( fëmijë nën moshën 3 vjeç) caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest shtëpiak" për punonjësen e policisë A. M., 25 vjeçe, nga Tirana; "Arrest në shtëpi" për punonjësin e policisë B. A., 48 vjeç, nga Tirana; "Pezullim i ushtrimit të detyrës", për punonjësin e policisë E. K,. 28 vjeç, nga Tirana; "Pezullim i ushtrimit të detyrës" për punonjësin e policisë F. D., 38 vjeç, nga Tirana dhe "Detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore" për shtetasin F. L., 35 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për veprën penale të "Korrupsion­it aktiv nga persona që ushtrojnë funksione publike".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania