Gazeta Shqiptare

Dosja ' Toyota Yaris', mbërrijnë në Tiranë katër prokurorë belgë

Partia Demokratik­e: Zoti Basha është në kontakt me ta, i gatshëm të ndihmojë Kryedemokr­ati, Lulzim Basha merret në pyetje nesër

-

Dosja ' Toyota Yaris' ka sjellë në Tiranë një grup prokurorës­h federalë belgë. Burime për "Gazeta Shqiptare" thanë se prokurorët belgë do të zhvillojnë takime me grupin që po kryen hetimet për dosjen, si edhe me prokurorët e Krimeve të Rënda, Doloresa Musabelliu dhe Ened Nakuci. Prokuroria e Belgjikës ka kërkuar të merret në pyetje kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në "Toyota Yaris". Ndërsa mësohet se grupi i prokurorëv­e belgë do të asistojnë në pyetjen e kryeopozit­arit Basha.

Zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda tha se kreu i PD- së është ftuar të paraqitet me datë 25 korrik dhe do të japë shpjegime për denoncimin që bëri në Kuvend, dy ditë pas të cilit u bllokuan në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 mln euro. Ai pritet të japë shpjegime se cili ishte burimi i informacio­nit. "Përfaqësue­s të Prokuroris­ë Federale të Belgjikës kanë mbërritur në Shqipëri me qëllim vijimin e kryerjes së veprimeve procedural­e të kërkuara dhe të lejuara nga autoritete­t gjyqësore shqiptare. Këto veprime konsistojn­ë në marrjen në pyetje të personave të pandehur si dhe marrjen në pyetje të shtetasit Lulzim Basha ditën e ditën e enjte datë 25 korrik 2019", njoftoi zyrtarisht prokuroria. Belgjika prej disa muajsh po heton paralelish­t me Shqipërinë për të zbuluar personat e implikuar në pastrimin e parave. Aksioni për bllokimin e eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar. Paratë ishin fshehur në dy nga shtatë Toyo

tat e blera në shtetin belg. Në pranga përfunduan pesë persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy kushërinjt­ë Alfred dhe Elvis Vladi. Ndërkaq, ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, kanë dhënë dëshminë e tyre Agim Ceka shoferi i kamionit ku ndodhej ' Toyta yaris' dhe Alban Mollaymeri, pritësi i makinë. Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip "Toyota Yaris" pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacio­n përfundimt­ar. Mjeti tip "Toyota Yaris", ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera, të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. "Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacio­net që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo- politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësue­sve më të lartë të kupolës së rilindjes. Zoti Basha është në kontakt me autoritete­t belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpuni­mit", - thanë dje burime nga PD.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania