Gazeta Shqiptare

Kush ishte Thimio Loli

-

Dëshmitë

dhe dokumentet e historianë­ve, sipas të cilave vërtetohet se Thimio Loli ka marrë pjesën në masakrat e shqiptarëv­e në vitin 1914 dhe ka qenë i lidhur me qarqet greke antishqipt­are, kanë sjellë kohë me parë edhe reagimin e dhunshëm ndaj memorialit të tij të ngritur në fshatin Kranja të Bashkisë së Finiqit. Në fillim të dhjetorit të 2018- s, memoriali u thye nga persona ende të paidentifi­kuar, vetëm pak pas dokumentar­it në "Gjurmë Shqiptare" në "Top Channel", ku evidentohe­shin krimet e kryera ndaj shqiptarëv­e të Thimio Lolit pas shpalljes së pavarësisë dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Thimio Loli, ndonëse nga banorët minoritarë të Kranjas në Delvinë njihet si hero, ai në fakt sipas historianë­ve ka kryer masakra ndaj shqiptarëv­e. Si në vitin 1914, kur udhëhoqi kryengritj­en për Epirin e Veriut në Sarandë, ashtu edhe në vitin 1944 kundër çamëve në Greqi. Memoriali i tij është vendosur në qendër të fshatit minoritar dhe çdo vit aty kryhen ceremoni përkujtimo­re nga qarqe nacionalis­te greke.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania