Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste, prangoset 32- vjeçari i shpallur në kërkim

-

DIBËR - Blutë e Dibrës kanë vënë në pranga një 32vjeçar, mbi të cilin rëndon akuza për vrasje në tentativë. "Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim bie në prangat e policisë. Kapet 32- vjeçari i shpallur në kërkim për ' Vrasje me dashje e mbetur në tentativë', ' Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake'. Kapja e tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Dibrës dhe Policisë së Tiranës", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa, mësohet se në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tyre, nga strukturat e DVP Dibër në bashkëpuni­m me DVP Tiranë, u kap dhe u arrestua shtetasi i shpallur në kërkim: M. T., 32 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga komisariat­i i policisë Bulqizë, pasi me datë 16.06.2019, në bashkëpuni­m me vëllain e tij shtetasin A. T., për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. D. 41 vjeç, i cili udhëtonte me automjetin e tij në qytetin e Bulqizës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania