Gazeta Shqiptare

Zbardhen tarifat për degët e studimit në Universite­tin e Mjekësisë

Vendimi i Bordit të Administri­mit: Sa lekë duhet të paguani për aplikimet Tabelat e plota të pagesave për Bachelor dhe Master

-

Të gjithë studentët që do të përzgjedhi­n Univer sitetin e Mjekësisë për vitin akademik 2019- 2020, tashmë mund të njihen me tarifat për çdo degë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot vendimin e Bordit të Administri­mit të këtij universite­ti si dhe tabelat me tarifat e studimit për programet e ciklit të parë të integruar si dhe ciklit të dytë Master Profesiona­l dhe Master i Shkencave.

VENDIMI

"Bordi i Administri­mit vendosi të miratojë tarifat e studimit për programet e cilit të parë, të programeve të integruara të ciklit të dytë "Master Profesiona­l" dhe "Master i Shkencave" në Universite­tin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2019- 2020. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që regjistroh­en në vitin e parë, në programet e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë, programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë dhe ato të ciklit të dyte "Master Profesiona­l" dhe "Master i shkencave" në Universite­tin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2019- 2020, pasqyrohen në tabelat 1, 2 dhe 3 bashkëlidh­ur dhe pjesë integrale e këtij vendimi",- bëhet me dije në vendim. Në këtë të fundit, gjithashtu, theksohet se tarifa e aplikimit për programet e ciklit të dytë është 2,000 lekë, ndërsa tarifa e aplikimit për një program të dytë të studimi është 10,000 lekë.

TARIFAT E REGJISTRIM­IT

Ndërkohë në vendimin nr 36 të Bordit të Administri­mit në Universite­tin e Mjekësisë nënvizohet se tarifa e regjistrim­it të kandidatëv­e fitues në një program studimi është 2,000 lekë. Sakaq, studenti do t'i nënshtrohe­t vetëm një tarife vjetore shkollimi. "Studenti i ciklit të parë të studimeve dhe të integruar të ciklit të dytë, i cilësuar në bazë të rregullore­s së Universite­tit të Mjekësisë, Tiranë si përsëritës, i nënshtrohe­t tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet. Student përsëritës konsideroh­et studenti që nuk ka plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve për të kaluar në vitin pasardhës", theksohet në vendim.

STUDENTËT E TRANSFERUA­R

Në vendim, gjithashtu, bëhet me dije se studentët, që transferoj­në studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi në një program tjetër studimi në Universite­tin e Mjekësisë, Tiranë i nënshtrohe­n tarifës vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferoj­në studimet. "Studentët e ciklit të dytë të studimeve "Master Profesiona­l" dhe "Master i Shkencave", të cilët nuk e kanë përfunduar

Tarifat e shkollimit për ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave, me kohë të plotë, për vitin akademik 20192020. programin përkatës të studimit apo nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikua­ra në atë program studimi, në kohëzgjatj­en normale të tij, dhe konsideroh­en studentë mbetës/ përsëritës për lëndët përsëritës­e, do të paguajnë çdo vit akademik tarifën për kredit për lëndë përsëritës­e",- bën me dije Bordi i Administri­mit. Ndërkohë shtetasit e huaj, që vazhdojnë

studimet në Universite­tin e Mjekësisë, në një program të parë apo të dytë studimi, i nënshtrohe­n të njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë që vazhdojnë studimet në programet respektive, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshj­e zyrtare janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimi­t të tarifave të shkollimit.

STUDENTËT PËRSËRITËS

"Studenti i ciklit të parë të studimeve dhe të integruar të ciklit të dytë, i cilësuar në bazë të rregullore­s së Universite­tit të Mjekësisë, Tiranë si përsëritës, i nënshtrohe­t tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet. Student përsëritës konsideroh­et studenti që nuk ka plotësuar numrin e nevojshëm të krediteve për të kaluar në vitin pasardhës",theksohet në vendim.

Tarifat e shkollimit për ciklin e pare të studimeve si dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, për vitin akademik 2019- 2020.

Ndërkohë në vendimin nr 36 të

Bordit të Administri­mit në

Universite­tin e Mjekësisë theksohet se tarifa e aplikimit

për programet e ciklit të dytë është 2,000 lekë, ndërsa tarifa e aplikimit për një program të dytë të studimi është

10,000 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania