Gazeta Shqiptare

Klosi e Margariti mbledhin Task Forcën e Turizmit në Fier

-

Mbledhja

e radhës e Komitetit Rajonal të Turizmit, e drejtuar nga ministri Klosi, me pjesëmarrj­en e ministres së Kulturës, si e deleguara e Këshillit të Ministrave për të drejtuar grupin ndërinstit­ucional për menaxhimin e sezonit turistik 2019, u zhvillua në qarkun e Fierit.

"Është nga ato qarqe ku ne vijmë pasi kemi bërë më parë një javë inspektim nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe institucio­net ligjzbatue­se dhe ku përmirësim­i është evident. Sot në të gjithë sipërfaqen që prek detin Adriatik në qarkun e Fierit kemi një sistem perfekt të ndarjes së plazheve nga të dyja bashkitë, kemi një sistem të menaxhimit të hapësirave publike dhe bashkitë janë në gjendje të ofrojnë jo vetëm pastërtinë e skajshme të këtyre plazheve, por edhe sistemin e ruajtjes së jetës në plazh", tha ministri Klosi.

Por, megjithëse bashkia e Fierit dhe e Divjakës ka marrë thuajse të gjitha masat në zbatim të VKM- së për "Stacionet e Plazhit", duke nënshkruar kontratat me subjektet turistike, garantuar siguri jete dhe ndarje korrekte të plazheve në përputhje me raportin e kërkuar, ministri Klosi thekson se turizmi në Fier nuk mund të mbetet vetëm plazh. "Ajo që bëhet këtu në këtë biznes të vogël lokal e familjar është e ardhmja e turizmit në qarkun e Fierit. Na duhet që jo vetëm 2 bashkitë në bregdet por të 7 njësitë administra­tive të qarkut të punojnë shumë më fort për sa i përket ofertës agroturist­ike, menaxhimit më të mirë të pasurive të mëdha natyrore që ka kjo trevë", tha ministri Klosi. Sipas tij, Fieri do të duhet të shndërrohe­t në polin më të ri turistik, për arsyen se nuk ka turist që viziton Shqipërinë dhe nuk kalon nëpërmjet këtij qarku. Nga ana e saj, ministrja Margariti tha se janë marrë një sërë masash për të ofruar shërbim më cilësor ndaj pushuesve dhe turistëve, duke zgjatur e oraret e vizitave në muze dhe site, duke shtuar ciceronët, guidat, duke ofruar më shumë informacio­n, por edhe duke rritur numrin e vendeve të punës në shërbime që lidhen me turizmin kulturor. "Jemi në fazën e rishikimit të biletave. Kjo është një nga kërkesat e para që na është bërë nga drejtuesit e siteve, muzeve dhe në fund të muajit do të kemi një relacion të detajuar, mbi statistika­t dhe strategjit­ë e posaçme, që duhen zbatuar në secilin sit",- u shpreh ministrja Margariti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania