Gazeta Shqiptare

Ligji i ri, të punësuarit me aftësi ndryshe do marrin edhe pagesën e invalidite­tit

Ministrja Ogerta Manastirli­u: Përfitimi do të merret pa ndërprerje. Nxisim punësimin Përfshihen në skemë rreth 4 mijë persona

-

Personat me aftësi ndryshe, që janë në marrëdhëni­e pune, do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar. Ky ndryshim në ligjin e ri të asistencës sociale, është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u. Kështu ligji i ri parashikon heqjen e kufizimit 48 muaj të përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për personat me aftësi ndryshe si dhe zgjerimin e skemës së mbrojtjes sociale edhe me personat që nuk përfitonin nga ligji i sigurimeve shoqërore Tiranë. "Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësish­t se janë në punë",- tha ministrja gjatë takimit të saj me

një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë.

LIGJI I RI

Ligji i ri i asistencës sociale ka hequr limitin për mbështetje­n e personave me aftësi ndryshe që punojnë. "Jemi këtu me një lajm të mirë për Ilirin dhe të gjithë personat me aftësi të kufizuar që punojnë. Hiqet limiti 48 mujor i pagesës së aftësisë së kufizuar për personat e punësuar, duke nxitur punësimin dhe integrimin e kësaj kategorie përmes punësimit, pasi ata do ta përfitojnë paketën e plotë të mbrojtjes sociale, gjatë gjithë kohës",- tha Manastirli­u. Deri tani, personat me aftësi ndryshe e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje. Manastirli­u deklaroi, gjithashtu, se ligji i ri i asistencës sociale zgjeron mbrojtjen për kategoritë në nevojë. "Të gjithë ata persona që përjashtoh­eshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së

HEQJA E KUFIZIMIT

Kështu ligji i ri parashikon heqjen e kufizimit 48 muaj të përfitimit të pagesës së aftësisë së kufizuar për personat me aftësi ndryshe si dhe zgjerimin e skemës së mbrojtjes sociale edhe me personat që nuk përfitonin nga ligji i sigurimeve shoqërore Tiranë.

mbrojtjes sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale",- tha Manastirli­u.

PERSONAT E PËRFSHIRË

Ligji i ri i asistencës sociale parashikon përcaktimi­n e të drejtës së përfitimit të pagesave të personave me aftësi të kufizuar dhe të së drejtës së përfitimit të një ndihmësi personal duke zgjeruar gamën e përfituesv­e dhe duke përfshirë në skemë rreth 4000 persona, të cilët më parë nuk mund të përfitonin nga skema e sigurimeve shoqërore për shkak se nuk plotësonin kushtin e të paturit 12 muaj kontribute në skemën e sigurimeve shoqërore në 5 vitet e fundit. Ligji i ri i miratuar nga Kuvendi pak ditë më parë, parashikon shtrirjen progresive të një sistemi të ri të vlerësimit të aftësisë së kufizuar bio- psiko- social, bazuar në Konventën

SKEMA

"Të gjithë ata persona që përjashtoh­eshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së mbrojtjes sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale",tha Manastirli­u. e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, standardet ndërkombët­are të OBSH dhe klasifikim­in ndërkombët­ar të funksionev­e. Ligji parashikon edhe thjeshtim të procedurav­e të panevojshm­e për përfitimin e pagesave të aftësisë së kufizuar, heqjen e vendimmarr­jes së Këshillit Bashkiak dhe dhënien e këtij përfitimi menjëherë, bazuar në komisionin e vlerësimit. Nga skema e mbrojtjes sociale përfitojnë mbi 165 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania