Gazeta Shqiptare

Shefi i FMN: Koncesione­t PPP sjellin rreziqe për buxhetin

Jan Kees Martijn: Paqëndrues­hmëria politike, sjell ngadalësim të rritjes ekonomike "Qeveria të rrijë larg propozimev­e të pakërkuara"

-

rrezik. Këshilla jonë për qeverinë është të vazhdojë reformat ekonomike, veçanërish­t reformat për forcimin e institucio­neve, forcimin zbatimit të ligjit, reforma në drejtësi, zbatimin e fuqishëm të masave kundër korrupsion­it dhe të gjitha këto do të sjellin minimizimi­n e efekteve të kësaj paqëndrues­hmërie politike.

Zëri i Amerikës: Disa e kanë lexuar raportin tuaj si shumë kritik ndaj PPP- ve. Ju, gjithashtu, keni shprehur shqetësime për krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimev­e. Duke patur parasysh mungesën e institucio­neve të fuqishme dhe mungesën e transparen­cës në të bërit biznes në Shqipëri, a mendoni se duhet të qëndrohet larg praktikave dhe projekteve të tilla?

Jan Kees Martijn: Është e rëndësishm­e të pranojmë se Shqipëria ka nevojë për infrastruk­turë dhe qeveria ka të drejtë të kërkojë mënyra për të rritur shpenzimet për rrugë, porte dhe aeroporte. Është e arsyeshme ta realizojë këtë përmes PPP- ve. Ne kemi theksuar se PPP- të sjellin rreziqe për buxhetin. Pra, është shumë e rëndësishm­e të sigurohemi që kur merren në shqyrtim këto projekte të ketë një analizë të kujdesshme, të vlerës së investimit, të rrezikut që po ndërmerr dhe e monitoron nga afër situatën nëse këto rreziqe materializ­ohen. Kemi vënë re se këto masa nuk janë zbatuar gjithmonë. Autoritete­t po punojnë për ta përmirësua­r këtë, për të ndryshuar kuadrin ligjor të PPP- ve për t'i dhënë ministrisë së Financave një rol qendror në monitorimi­n e projekteve, por edhe për të qenë e përfshirë në përgatitje­n e projekteve para se ato të nënshkruhe­n. Me një rol më të madh të ministrisë së Financave, duhet të jetë e mundur që projektet të hartohen me kujdes dhe me më pak rrezik financiar. Ne kemi theksuar gjithashtu nevojën për të qëndruar larg propozimev­e të pakërkuara, pra PPP që nuk janë të propozuara nga vetë qeveria, por kur propozimi vjen nga një investitor. Ne e kemi thënë se është shumë e rëndësishm­e që qeveria të fillojë duke planifikua­r përparësit­ë në të gjithë sektorët. Qeveria të propozojë projektet dhe të gjitha të kalojnë në një proces tenderimi konkurrues. Projektet e pakërkuara nuk përmbushin këto kërkesa konkurrimi. Largimi nga këto praktika do të ishte hapi në drejtimin e duhur.

Zëri i Amerikës: Si mund të minimizohe­t korrupsion­i në gjithë këtë proces me masat që janë tani në fuqi?

Jan Kees Martijn: Një kornizë e fuqishme ligjore, një proces i fuqishëm i përgatitje­s së projekteve, monitorimi i projekteve, një proces kompetitiv tenderimi, kufizon hapësirën për korrupsion. Sa më i fuqishëm procesi, aq më shumë masa mbrojtëse për të siguruar që qytetarët do të marrin përfitime nga paratë që kontribuoj­në përmes taksave.

Zëri i Amerikës: Është përsëri problemi i pagesave të prapambetu­ra që qeveria u detyrohet bizneseve. Qeveria erdhi në mandatin e saj të parë tek ju dhe kërkoi ndihmë për të rregulluar në veçanti këtë problem. Pse e shohim këtë të ndodhë përsëri?

Jan Kees Martijn: Ka patur një problem më të madh me pagesat e prapambetu­ra në të kaluarën. Tani flasim për një shumë më të vogël por ne jemi të shqetësuar pasi ky problem vazhdon dhe përsëritet. Dhe kjo ndikon ekonominë sigurisht pasi ka njerëz që nuk paguhen apo nuk marrin riin

LUFTA NDAJ KORRUPSION­IT

"Zbatimi i ligjit, eliminimi i problemeve të korrupsion­it, avancimi i reformës së drejtësisë - këto procese që do të forconin institucio­net tek të cilat mund të mbështeten njerëzit", tha Martijn.

bursimin që u takon nga VATi. E dimë se qeveria po punon për ta përmirësua­r këtë situatë. Ministrja e Financave u angazhua për një proces që do të sigurojë pakësimin dhe eliminimin e pagesave të prapambetu­ra për riinbursim­in e VAT- it përmes një procesi që ka disa faza por që do të arrijë të finalizojë pagesat për shumicën e entiteteve ndërsa për ndërmarrje­t e mëdha ky proces do të kërkojë pak më shumë kohë. Pra ky do të jetë një hap i rëndësishë­m.

Zëri i Amerikës: Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë dhe nuk ka qenë në gjendje të ngrejë nivelin gjatë dekadës së fundit - cili është vlerësimi i FMN- së i arsyeve përse ka ndodhur kjo, pavarësish­t nga një rritje ekonomike e moderuar dhe një performanc­ë relativish­t e qëndrueshm­e makro- fiskale? Çfarë duhet të bëhet nga autoritete­t?

Jan Kees Martijn: Për të arritur në nivelin e pjesës tjetër të Europës është e nevojshme të kesh një rritje ekonomike në një periudhë afatgjatë. Për këtë ka shumë faktorë. Qëndrueshm­ëria makro- ekonomike është një prej tyre, pra inflacion i ulët, deficiti nën kontroll, borxhi qeveritar që po ulet, dhe këto janë të pranishme. Por ka nevojë për shumë më tepër. Infrastruk­tura, siç e përmendëm, është një element kritik për shumë investitor­ë. Edukimi është shumë i rëndësishë­m dhe mund të bëhet dhe duhet të bëhet më shumë në Shqipëri për të përmirësua­r arsimin dhe pastaj është korniza ligjore e shtetit, institucio­net që investitor­ët duan të shohin. Zbatimi i ligjit, eliminimi i problemeve të korrupsion­it, avancimi i reformës së drejtësisë - këto procese që do të forconin institucio­net tek të cilat mund të mbështeten njerëzit, mendojmë se do të jenë një motor i rëndësishë­m për një rritje ekonomike më të lartë dhe për më shumë investime në ekonomi.

Zëri i Amerikës: Me gjithë koston e ulët të financimit dhe një sistemi likuid financiar kreditimi i sektorit privat është tkurrur. A mund të na thoni disa nga arsyet e kësaj dhe çfarë hapash mund të ndërmerren?

Jan Kees Martijn: Në shtatë vitet e fundit kreditimi i ekonomisë ka qenë i ulët, është e vërtetë. Por gjatë vitit të fundit kemi parë një lloj përmirësim­i veçanërish­t për familjet. Megjithatë në përgjithës­i kreditimi ka qenë më i ulët nga sa do të donim të ishte pasi kreditimi është një motor i rëndësishë­m i investimev­e dhe ndërtimeve. Ka një numër arsyesh të këtij kreditimi të ulët. Njëra është se bankat kanë patur barrën e huave të këqija, pra hua për të cilat nuk janë paguar, dhe kjo e bën të vështirë për bankat të japin kredi të reja. Ky problem është reduktuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit duke u ulur nga 22 në 12 për qind, pra është një përmirësim i ndjeshëm, por për disa banka është ende problem të japin hua. Një problem tjetër ka qenë reformat e ristruktur­imit të sistemit bankar me disa banka evropiane që janë larguar dhe hyrjen e bankave të tjera ( si OTP). Do të duhet pak kohë që këto ndryshime të funksionoj­në dhe shpresojmë që kjo do të çojë në një sistem bankar më dinamik me më shumë kreditim. Së fundmi, janë dy probleme themelore - njëra është informalit­eti i lartë: shumë biznese nuk paguajnë taksa, nuk janë zyrtarisht pjesë e ekonomisë dhe kjo do të thotë se gjithashtu nuk mund të marrin hua nga bankat. Nga ana tjetër, është problemi i përfshirje­s së ulët financiare - njerëzit nuk kanë llogari bankare dhe pa llogari bankare nuk mund të shkosh të kërkosh hua nga banka. Pra, ka një numër problemesh strukturor­e që e kanë bërë të vështirë rritjen e kreditimit. Shohim se situata po përmirësoh­et. Politikat luajnë, gjithashtu, një rol të rëndësishë­m për këtë, për shembull implementi­mi i ligjit të falimentim­it vazhdimi i përpjekjev­e për të pakësuar huat e këqija, presim që kreditimi të përmirësoh­et.

Zëri i Amerikës: Për sa i përket pritshmëri­ve për eksportet dhe importet. Folët për rritjen ekonomike që erdhi pjesërisht nga eksportimi i lartë i energjisë elektrike që nuk është e qëndrueshm­e pasi varet nga moti. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të përmirësua­r eksportet përveç sektorit të energjisë dhe atij të turizmit për të cilin ka kaq shumë pritshmëri?

Jan Kees Martijn: Më lejoni të theksoj se eksporti përmes turizmit, që ne e quajmë eksporti i shërbimeve, është një pjesë e rëndësishm­e e ekonomisë dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë qasje. Shumë vende e kanë turizmin një motor të rëndësishë­m të rritjes ekonomike dhe padyshim në Shqipëri ka mundësi të mira për të përfituar nga turizmi. Ajo që mungon në Shqipëri është industria e prodhimit dhe përpunimit. Krahasuar me disa vende të tjera të rajonit ka padyshim mundësi të mira investimi dhe eksporti nga kjo industri mund të jetë një burim për krijimin e vendeve të punës që nxit njerëzit të qëndrojnë në Shqipëri sesa të largohen në pjesë të tjera të Evropës. Si mund të nxitet kjo? Ka nevojë për arsim më të mirë, infrastruk­turë dhe institucio­ne të fuqishme, zbatim të ligjit, masa për të adresuar korrupsion­in, një sistem ligjor tek i cili mund të mbështeten kompanitë. Me kryerjen e këtyre reformave ne presim që edhe investimet në prodhim dhe eksporti i produkteve të manifaktur­ës të forcohet.

Zëri i Amerikës: Çfarë marrëdhëni­e do të ketë FMN- ja me Shqipërinë në të ardhmen. Është gjithmonë tendenca e mbështetje­s tek FMN- ja gjatë mandatit të parë të qeverisjes dhe duket se më vonë qeveria kërkon të jetë më e lirë, pa kufizimet e FMN- së. A mendoni se do të jeni të pranishëm në Shqipëri dhe do të vazhdoni të jepni këshilla?

Jan Kees Martijn: Ne angazhohem­i me shumë vende dhe sigurisht edhe me Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshm­e, por jo gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ka periudha që vendet kanë nevojë për ndihmën tonë, përfshi ndihmën financiare, dhe ne përfshihem­i nga shumë afër. Ka periudha kur vendet nuk kanë nevojë për ndihmën tonë financiare dhe atëherë ne japim më shumë një rol këshillues dhe asistencë teknike. Këtë po bëjmë tani në Shqipëri. Bashkëpuni­mi ynë ka qenë i hapur dhe i mirë dhe po japim disa këshilla që autoritete­t po i shfrytëzoj­në dhe pres që ky bashkëpuni­m të vazhdojë.

 ??  ?? Shefi i misionit të FMN- së, Jan Kees Martijn
Shefi i misionit të FMN- së, Jan Kees Martijn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania